• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Micevski: Problemi me vendin e zbrazët në Komisionin shtetëror zgjedhor do të tejkalohet, njëri prej kandidatëve i ka tërhequr dokumentet

Micevski: Problemi me vendin e zbrazët në Komisionin shtetëror zgjedhor do të tejkalohet, njëri prej kandidatëve i ka tërhequr dokumentet

Karbinci, 14 shkurt 2024 (MIA) - Me tërheqjen e njërit prej kandidatëve për anëtar të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ), janë hapur mundësitë Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ta zgjedhë anëtarin e shtatë të KSHZ-së, kumtoi sot koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili mori pjesë në hapjen e shkollës së renovuar rajonale SHFK "Strasho Pinxhur" në fshatin Tarinci në Komunën e Karbincit. me këtë, siç thotë, tejkalohet problemi me vendin e zbrazur në KSHZ, të cilin duhet të plotësojë një anëtar i opozitës shqiptare.

Theksoi se zgjedhja e anëtarit të KSHZ-së bëhet me shumicë prej dy të tretave dhe siç tha, pret në afat të cilin e kanë ta zgjehdin anëtarin e ri të KSHZ-së dhe të plotësohet vendi i shtatë i zbrazur në këtë institucion, kompetent për organizimin dhe mbajtjen e zgjehdjeve.

Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së theksoi se pret pasdite rreth orës 17:00, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski t'i shpallë zgjedhjet dhe të fillojnë të rrjedhin afatet. I pyetur nëse në partinë e tij tashmë dihen kandidatët për deputetë dhe bartësit e listave për deputetë në njësitë zgjedhore, Micevski u përgjigj se në rrjedhë janë konsultimet brendapartiake dhe anketat me qytetarë.

"Janë dhënë emra nga secili Komitet komunal, kandidatë potencialë për bartës të listave dhe për deputetë. Pres që strukturat,. përkatësisht organet e partisë pas përfundimit të të gjitha hulumtimeve të mendimit publik do të dalin me propozim drejtuar Komitetit qendror dhe Ekzekutiv", deklaroi Micevski. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR