• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Micevski: Ndryshime kushtetuese nën diktat nuk ka, zgjedhje të parakohshme parlamentare patjetër duhet të ketë

Micevski: Ndryshime kushtetuese nën diktat nuk ka, zgjedhje të parakohshme parlamentare patjetër duhet të ketë

Shkup, 18 gusht 2023 (MIA) - Ndryshimet kushtetuese nuk bëhen në bazë të shtypjes dhe diktatit. Ndryshime kushtetuese nën diktat nuk do të ketë, por zgjedhje të parakohshme parlamentare patjetër duhet të ketë, porositi sot koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. 

"Pas një viti të plotë të mbjelljes së mjegullës nga qeveria, doli në dritë se në Kuvend nuk ka shumicë prej dy të tretave në Parlament për ndryshimet kushtetuese. Në Kuvend nuk ka 80 deputetë, ndërsa jashtë Kuvendit mbi 80 për qind të popullit janë kundër ndryshimeve kushtetuese nën diktatin bullgar", tha Micevski në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend. 

Ai vlerësoi se ndryshimet kushtetuese nuk bëhen në bazë të imponimit dhe diktatit nga jashtë. Kjo sipas tij, "është shkelje e dinjitetit dhe integritetit të shtetit dhe shkelje e sovranitetit". Ai theksoi se "qeveria është deligjitimuar" jo vetëm sepse nuk kaluan ndryshimet kushtetuese, por, siç tha ai, edhe sepse shkatërruan shtetin.

"Kjo qeveri është problemi, ndërsa zgjidhja për këtë janë zgjedhjet. Ndryshime kushtetuese nën diktat nuk do të ketë, por zgjedhje të parakohshme parlamentare patjetër duhet të ketë, sepse pushteti është i delegjitimuar", theksoi Micevski. qa/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR