• e martë, 16 korrik 2024
MIA Flesh
15:00/ 29 tetor/ 2022 Shkup – Prej sot fillon llogaritja dimërore e kohës, gjegjësisht akrepat e orës në orën 3 pas mesnate  do të zhvendosen një orë prapa. Qeveria vendosi të mbajë sistemin aktual të llogaritjes së kohës pas analizave të bëra, nëse do të vazhdojë me llogaritjen verore të kohës. Ministria e Ekonomisë ishte obliguar të bënte të gjitha analizat e nevojshme për të parë nëse do të ishte e mundur kursimi i energjisë elektrike dhe ngrohjes qendrore  nëse do të mbetej llogaritja verore. Shkup – Në praninë e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe homologut të tij bullgar Galab Donev, sot  në vendin Shuplin kamen në afërsi të Kumanovës, zyrtarisht do të shënohet vazhdimi i ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari, në të cilën nuk ka asnjë aktivitet ndërtimor që nga qershori i vitit 2020. Shkup –  Republika e Maqedonisë së Veriut e ruajti nivelin e rejtingut kreditor “BB+” me perspektivë negative që është si rezultat i politikave të mirëfillta të qeverisjes, si dhe politikës makroekonomike, financiare, kredibile dhe koherente që është konsistente me kursin afatgjatë fiks devizor. Rejtingu kreditor “BB+” me perspektivë negative është konfirmuar në raportin e fundit të Agjencisë së Rejtingut Kreditor “Fiç”. Shkup – Drejtoria për të Ardhura Publike njoftoi sot obliguesit tatimor dhe shfrytëzuesit e shërbimeve elektronike  të sistemit e-Tatime, se për shkak të aktiviteteve të planifikuara dhe intervenimeve në pjesën e sistemit të IT-së të DAP-it sot janë të mundshme ndërprerje në e-shërbimet në periudhën nga ora 09:00 deri në 17:00. Shkup – SHA EMV më 28 tetor 2022 ka prodhuar 11.073 MWh energji elektrike dhe plotësisht i ka përmbushur nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, informojnë nga pres shërbimi qeveritar. Shkup – Për shkak të defektit rrugor të tubacionit me diametër prej 600 milimetra në bulevardin “Kërste Misirkov” para poliklinikës “Bit Pazar” në Shkup sot dhe nesër nga ora 10:00 ndërprerje në furnizimin me ujë do të kenë ambulanca dhe ndërtesa  e “Vardar Mebel”, ndërsa me presion të reduktuar do të jenë konsumatorët e një pjese të bulevardit “Kërste Misirkov”. Shkup – Rezervat devizore rriten dhe pritet që niveli i tyre të jetë i qëndrueshëm edhe në afat të mesëm. Kursi i denarit është i qëndrueshëm dhe i ankoruar për euron. Qëndrueshmëria makro-financiar e vendit është ruajtur, kjo theksohet për pjesën monetare në raportin e agjencisë për rejting kreditor “Fiç”, e cila e konfirmoi rejtingun kreditor të vendit BB+, thonë nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shkup – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka arritur kursim të energjisë elektrike prej 35 për qind në muajin shtator 2022, krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar. Këtë shtator, sipas faturës së dorëzuar nga furnizuesi i energjisë elektrike, MASH ka harxhuar 29 mijë e 700 kwh, ndërsa në shtator 2021 janë harxhuar pothuajse 46 mijë kwh, informojnë nga MASH. Shkup – Shkollat janë dhe do të mbeten një mjedis në të cilin nxënësit do të ndihen të sigurt dhe do të zhvillojnë potencialin e tyre përmes realizimit të qetë dhe cilësor të procesit arsimor. Ky është thelbi i ekzistencës së institucioneve arsimore dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës dënon çdo përpjekje për të penguar dhe ndërprerë mësimin, për të larguar nxënësit dhe mësuesit nga realizimi i mësimeve ditore, pra nga detyrat e punës dhe krijimi i shqetësimeve të panevojshme për sigurinë e tyre në klasa. Prilep – E kemi përmbushur amanetin e Bllazhe Koneskit dhe gjuha maqedonase është konfirmuar në Bashkimin Evropian, porositi kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski nga tribuna e mbrëmshme partiake në Prilep. Shkup – Me orarin dimëror të fluturimeve që fillon nesër (30 tetor), nga aeroporti i Shkupit do të ketë gjithsej 41 destinacione, drejt të cilave do të fluturojnë 13 kompani ajrore, ndërsa në aeroportin e Ohrit shtatë destinacione të rregullta me katër kompani ajrore. Dallimi me oraret e fluturimeve verore janë vetëm fluturimet sezonale edhe në aeroportin e Shkupit edhe të Ohrit. Shkup – Me orarin dimëror të fluturimeve që fillon nesër (30 tetor), nga aeroporti i Shkupit do të ketë gjithsej 41 destinacione, drejt të cilave do të fluturojnë 13 kompani ajrore, ndërsa në aeroportin e Ohrit shtatë destinacione të rregullta me katër kompani ajrore. Dallimi me oraret e fluturimeve verore janë vetëm fluturimet sezonale edhe në aeroportin e Shkupit edhe të Ohrit. Shkup – Aftësia për qasje, të kuptuar, analizë dhe vlerësim kritik të mediave të ndryshme dhe përmbajtjeve mediatike, si dhe krijimin e përmbajtjeve komunikuese në kontekste të ndryshme janë baza e arsimimit mediatike. Ai është i domosdoshëm për funksionimin e papenguar në të gjitha sferat e shoqërisë, veçanërisht në botën digjitale dhe “realitetin e ri” në mediat sociale. Shkup – Rehabilitimi dhe punimet  e Korridorit 8, hekurudha që lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Bullgarisë, po bëhen realitet. Me bashkëpunim të përkushtuar ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët, ofrojmë mundësi për ekonominë, bashkësinë e biznesit, investojmë në një lidhje hekurudhore moderne funksionale, investojmë në lidhjen e të gjithë rajonit. Këtë e bëri të ditur sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës për në Bullgari, në vendin Shupli Kamen afër Kumanovës, ku morën pjesë kryeministri i Bullgarisë Galab Donev, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, ministri për Transport dhe Lidhje Blagoj Boçvarski, drejtori i NP “HRMV Infrastruktura” Hari Lokvenec, ambasadori i Delegacionit të BE-së, Dejvid Gir dhe drejtori i zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Andi Aranitasi. Kiev – Gati katër milionë njerëz janë prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike të vendosura pas sulmeve të fundit ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. Kiev – Deri në gusht të këtij viti, në Ukrainë kishte mbi shtatë milionë njerëz të zhvendosur, sipas një hulumtimi  të kryer nga disa agjenci ndërkombëtare, raportojnë mediat perëndimore. Shumica e të zhvendosurve janë gra dhe pothuajse një e treta e tyre janë zhvendosur më shumë se një herë, citohet  në raportin e përbashkët të Agjencisë së BE-së për Azil, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila u publikua dje. Bruksel – Me sanksionet, Bashkimi Evropian ka ngrirë asetet ruse me vlerë më shumë se 17 miliardë euro, njoftoi  Komisari Evropian për Drejtësi Didie Rejnders, cituar nga DPA. “Deri më sot janë ngrirë pasuritë e 90 individëve me vlerë mbi 17 miliardë euro në shtatë vende anëtare të BE-së, nga të cilat 2.2 miliardë janë në Gjermani”, deklaroi politikani belg për grupin e medias “Funke”. Londër – Kryeministri i ri britanik Rishi Sunak po shqyrton ngrirjen e buxhetit për ndihmën e huaj edhe për dy vjet, raportoi “Telegraf”-i londinez, duke cituar burime të mirëinformuara. Shpenzimet për ndihmën e huaj britanike janë 0.5 për qind e të ardhurave kombëtare. Qeveria kishte shkurtuar tashmë shpenzimet e ndihmës së huaj dy vjet më parë pasi vendi u përball me presion të madh mbi financat publike për shkak të pandemisë së koronavirusit. Filadelfia – Presidenti amerikan Xhozef Bajden e quajti sulmin ndaj Pol Pelosit, burrit të kryetares së Dhomës Përfaqësuese, Nensi Pelosi, “të tmerrshëm” dhe tha se të gjithë ata që përhapin gënjeshtra për zgjedhjet e vjedhura po kontaminojnë klimën politike dhe po kontribuojnë në dhunën e motivuar politikisht. Nju-Jork – Sekretari i Përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të rinovojnë marrëveshjen, sipas së cilës nga  Ukraina ishin eksportuar më shumë se tetë milionë tonë drithë dhe të ulë çmimet globale të ushqimit. Teheran – Irani është i gatshëm për bisedime të drejtpërdrejta me autoritetet në Kiev për përdorimin rus të droneve iraniane në konfliktin në Ukrainë, tha diplomati i parë iranian, Hosein Amirabdolahian, raportoi DPA. Nju-Jork –  Kombet e Bashkuara kanë shprehur “shqetësim të rritur” lidhur me raportimet për rastet e vdekjes në protestat aktuale kundër autoriteteve në Iran, lajmëroi DPA. “Ne dënojmë të gjitha incidentet që rezultuan në vdekjen ose plagosjen e rëndë të protestuesve dhe ritheksojmë se forcat e sigurisë duhet të shmangin çdo përdorim të panevojshëm ose joproporcional të forcës kundër protestuesve paqësorë. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë pasojat”, tha zëdhënësi i KB-së në Nju Jork. Shkup – Moti sot do të jetë me diell me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 19 deri në 25 gradë Celsius.

QËNDRONI TË LIDHUR