• e shtunë, 23 nëntor 2024
MIA Flesh
18:00/5 prill/2022/ Shkup – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot e mbajti konferencën e rregullt me ambasadorët e vendeve të BE-së, në të cilën mori pjesë edhe zëvendës-shefi i Misionit të BE-së në vend, Julian Vasalo, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar. Në takim, kryeministri Kovaçevski u përqendrua në çështjet më të rëndësishme nga procesi eurointegrues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekst të krizës aktuale të sigurisë me luftën në Ukrainë. Shkup – Në vendin tonë nuk ka problem në pjesën e furnizimit dhe prodhimit të vajit për ushqim. Rregullisht jemi në komunikim me tre prodhuesit tanë të vajit për ushqim dhe nëse është e nevojshme do të marrim masa plotësuese me qëllim që ta zbusim presionin në pjesën e rritjes së çmimeve, porositi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Theksoi se ka rritje të caktuara të çmimeve me pakicë të vajit për ushqim për shkak të rritjes së çmimeve të vajit të papërpunuar në bursa. Shkup – Sigurohet gaz natyror deri më 15 prill, kur përfundon sezoni i ngrohjes në Shkup, ndërsa Makpetrol na ka njoftuar se deri në fund të prillit ka sasi të dakorduara dhe tashmë të paguara të gazit natyror, informoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Shkup – Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit janë kryer 2.212 analiza, ndërsa janë regjistruar 236 raste të reja me KOVID-19 dhe 252 të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Shkup – Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, si i akuzuari i parë në lëndën “Qyteti i diellit”, sot është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore Penale në Shkup dhe është dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burg. Shkup – Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani realizoi takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Majlinda Bregun me ç’rast kanë biseduar për çështjet aktuale lidhur me integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në statusin e dosjes eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe u shpreh pritja për miratimin sa më të shpejtë të kornizës negociouese për Maqedoninë e Veriut. Shkup – Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Shkup, Liridon Baftiji, sot në konferencë shtypi informoi se Qendra që sot ka zyrë të re edhe në lagjen Çair. “Duke e pasur parasysh atë se sa është larg Qendra për Punës Sociale nga territori i Çairit dhe duke i pasur parasysh kushtet e këtyre kategorive të qytetarëve të cilët zakonisht nuk kanë mjete për të udhëtuar kaq larg për t’i marrë shërbimet tona, ne vendosim qendra e re të jetë më afër qytetarëve të Komunës së Çairit”, tha Baftiji. Shkup – Të punësuarit në administratë dhe gjyqësor të enjten dhe të premten do ta ndërpresin punën për dy orë, nga ora 10 deri në 12:00, duke kërkuar pagesën e pagës minimale dhe rritje lineare të pagave të të gjithë të punësuarve për 2.806 denarë. Protesta do të ketë në të gjitha ato institucione ku Sindikata e AOGJSHQ  ka organizata sindikale si ministri, agjenci, fonde, administrata dhe gjykata. Shkup – Sindikata e nxënësve të shkollave të mesme ka përgatitur ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e mesëm, me të cilin do të vendoset transporti i duhur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në mbarë vendin. Me propozimin tonë, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme do të kenë të drejtën e transportit falas me autobus dhe hekurudhor në të gjitha regjionet gjatë gjithë vitit kalendarik, theksoi kryetari i Sindikatës, Luka Paviqeviq, në konferencën e sotme për media. Shkup – Në komuna në vijim është procedura për dorëzimin e vendimeve për tatimin e pronës dhe vendimet për taksën komunale për kompanitë për vitin 2022, kumtoi BNJVL. Në gjysmën e dytë të muajit prill, theksojnë ata, disa nga komunat do të zbatojnë vendimet për ndalimin e mjeteve në bllokada bankare për zgjidhjet e papaguara për vitin 2019, pra për ata tatimpagues që nuk i kanë shlyer detyrimet e tyre prej tre vitesh dhe për të gjithë tatimpaguesit që kanë borxh. Mbi këtë bazë, ata mund të shlyejnë borxhin e tyre deri më 15 prill në bazë të vendimeve të tatimit të pronës dhe në bazë të vendimeve për taksë komunale të kompanive pa shpenzime shtesë. Sofje – Presidentët e Bullgarisë dhe Shqipërisë, Rumen Radev dhe Ilir Meta, e dënuan luftën vëllavrasëse në Ukrainë dhe bënë thirrje në hetim të pavarur ndërkombëtar për krimet në Buça. Presidentët e Bullgarisë dhe Shqipërisë e mbështetën sovranitetin e Ukrainës dhe i dënuan krimet barbare të njohura për të gjithë dhe kërkuan ato të hulumtohen ndërkombëtarisht, si dhe të zgjidhen të gjitha çështjet, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja. Athinë – Dy sindikatat më të mëdha greke të të punësuarve në sektorin publik dhe privat për nesër kanë caktuar grevë të përgjithshme 24 orëshe në Greqi që do ta paralizojë vendin, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Sindikatat do të mbajnë edhe protestë në qendër të Athinës, ndërsa greva është kundër rritjes së çmimeve, varfërisë dhe pabarazisë dhe me kërkesë për rritjen e pagave. Tiranë – Instituti shqiptar për shëndet publik informoi se në vend është konfirmuar prania e llojit Omikron BA1 dhe BA2. “Nga laboratori referent në Gjermani u informuam për mostrat e dërguara, ku nga gjithsej 556 mostra u tregua se në vend po qarkullojnë variantet BA1 dhe BA2 të Omikronit. Gjithashtu, por me përqindje të vogël po qarkullon edhe lloji Delta”, ceket në kumtesën e Institutit për shëndet publik. Kiev – Ukrainës i nevojiten “lojtarë seriozë të cilët janë të gatshëm të shkojnë deri në fund” kur bëhet fjalë për garanci të sigurisë, deklaroi sot presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski për televizionin shtetëror. Zelenski tha se ende nuk ka “listë konkrete të vendeve të cilat janë të gatsgme të jenë 100 për qind të përkushtuara ndaj Ukrainës”. Ai shtoi se Ukraina për momentin po negocion për kufijtë e sigurisë me disa vende, ndër të cilat Francën, SHBA-në, Gjermaninë, Turqinë, Britaninë e Madhe dhe Poloninë, njofton Si-En-En. Kiev – Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot  në mënyrë virtuale do të mbajë fjalim para Këshillit për Siguri të Kombeve të Bashkuara. Ky është fjalimi i ti i parë  para KS-së së KB-së nga fillimi i pushtimit rus  ndaj Ukrainës. Pritet që Zelenski të kërkojë sanksione më të ashpra  për Rusinë. Vjenë – Pas një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, kancelari austriak Karl Nehamer në ditët në vijim do të vizitojë Ukrainën. Zyra e Nehamer ka konfirmuar se kancelari do të udhëtojë në Ukrainë për të ofruar mbështetjen më të mirë humanitare dhe politike të mundshme. Uashington – Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinkeni sot deklaroi se vrasjet e ukrainasve në Buça kanë qenë pjesë e “fushatës së qëllimshme ruse për vrasje, tortura dhe përdhunime”. “Derisa vala ruse po tërhiqet nga rajonet ukrainase, bota sheh vdekje dhe shkatërrim pas tij”, deklaroi Blinkeni para se të niset për në Bruksel.

QËNDRONI TË LIDHUR