• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA shënoi 25 vjet punë

MIA shënoi 25 vjet punë

Shkup, 30 shtator 2023 (МИА) – Në prani të ministrave, deputetëve, përfaqësuesve të korit diplomatik dhe të institucioneve mbrëmë Agjencia Informative Mediatike (MIA) shënoi 25 vjetorin e punës së saj.

null

 

Në kremtimin ishin të pranishëm zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë Sllavica Gërkovska, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, ministri i Financave Fatmir Besimi, deputetë nga LSDM-ja, VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja, si dhe delegacione nga ambasadat në vend.

null

Drejtori i përgjithshëm i MIA-s Dragan Antonovski në fjalimin e tij theksoi se MIA është media e respektuar jo vetëm në vend, por edhe jashtë tij, e cila plason informacione të sakta dhe të verifikuara me çka u bë mburojë kundër dezinformatave. 

null

“Jam krenar në atë që jemi duke e kremtuar këtu së bashku një çerek shekulli të ekzistimit, këtu është i punësuari i parë në agjencinë, themeluesit e MIA-s, të gjithë që kanë kaluar dhe janë larguar, këtu jemi të gjithë së bashku për të festuar. Me ne janë të gjithë përdoruesit nga mediat nga institucionet ndërkombëtare, miqtë dhe mbështetësit tanë. Kemi bërë reforma të konsiderueshme, sistematizim dhe organizim të ri, kontratën e parë kolektive, rekorde të para në përfitimin nga parapagesa, produksion dyfish i rritur dhe shtyhemi me sfidat e reja multimediatike. Jemi krenarë që produktet tona mediatike përdoren në mënyrë të parezervë edhe në vend edhe në rajon, dhe prandaj vijnë edhe çmimet nga bashkësia mediatike, çmimet për gazetarët tanë. Ka ndryshuar tërësisht video shprehja, kemi transmetime të drejtpërdrejta të ngjarjeve të drejtpërdrejta dhe japim kontributin tonë përmes shkollës së agjencive dhe pjesëmarrje të redaktorëve tanë në projekte të arsimimit mediatik dhe luftës kundër lajmeve të rrejshme”, thekson Antonovski.

null

Brenda ditës publikohen rreth 400 lajme, ndërsa shenjë të veçantë e Agjencisë janë tekstet e autorëve. Vlerë plotësuese, siç bëri të ditur, është qasja multimediatike, e cila zbatohet tashmë disa vite. 

null

Për këtë, siç u shpreh, janë meritorë të punësuarit të cilët në 25 vitet e kaluara kanë dhënë dhe japin kontributin personal në zhvillimin e Agjencisë.

Sipas Antonovskit, ajo që mbetet për ta bërë në të ardhmen është Ligji për MIA-n, ndërsa pritjet janë stabilitet financiar dhe parashikueshmëri, që nga ana tjetër në aspektin e esnafit edhe në bashkësinë mediatike do të thotë pavarësi dhe qëndrueshmëri të Agjencisë. Për këtë e gëzojmë mbështetjen e OSBE-së dhe organizatave të tjera vendore mediatike.

null

Me rastin e jubileut, urime dërguan kryeministri Dimitar Kovaçevski, liderët e partive politike, si dhe institucione dhe agjencitë me të cilat bashkëpunon MIA.

Më 30 shtator të vitit 1998, MIA emetoi lajmin e parë me çka filloi produksioni i rregullt i informacioneve për mediat dhe qytetarët në vend, fillimisht me fotografi dhe tekst, e sot edhe me video transmetime të drejtpërdrejta, shprehje të plotë multimediatike dhe prani në mediat sociale.

null

MIA ka bashkëpunim me mbi 50 agjenci rajonale dhe botërore dhe shpërndarje ditore të produkteve mediatike të MIA – servise deri te institucionet vendore, evropiane dhe botërore. 

null

“Dua të përkujtoj se bashkëpunimi ynë ndërkombëtar dhe rajonal është në rritje të vazhdueshme. Jemi pjesë e redaksisë së Brukselit që është projekt i përbashkët me AFP, DPA dhe shumicën e agjencive nga rajoni. Kemi punuar projekte të përbashkëta me BTA, STA, BETA, ANA MPA, me KOSOVAPRES dhe MINA, këtyre ditëve fillon punën redaksia ballkanike me ueb faqe të re nga agjencitë nga ABNA rrjeti me të cilin MIA mori mbështetje të kryesojë nga viti i ardhshëm”, theksoi Antonovski.

Parapagues të MIA-s janë të gjitha shtëpitë relevante dhe autoritative televizive, mediat elektronike dhe të shtypura në vend, ambasadat tona jashtë vendit, përfaqësitë dhe misionet e huaja diplomatike dhe të tjera në Maqedoninë e Veriut, si dhe mediat të mërgimtarëve tanë jashtë vendit.

MIA ka nënshkruar marrëveshje për shkëmbimin e lajmeve dhe produkteve mediatike me të gjitha agjencitë shtetërore në rajon, si dhe me disa agjenci private nga fqinjësia. Po ashtu, është edhe pjesë e mediave informative: Dojçe vele (Gjermani), Evropa e Lirë, Zëri i Amerikës, ANSA (Itali), SТА (Slloveni), HINA (Kroaci), BТА (Bullgari), АNА-МPА (Greqi), АТА (Shqipëri), ANADOLIJA (Turqi), АPА (Аustri), ЕFЕ (Spanjë), МINА (Mal të Zi), FENA, AGREPRES (Rumani), TANJUG, BETA (Serbi), FONET (Serbi), BGNES (Bullgari), UKRINFORM (Ukraina), bashkëpunon edhe me agjencitë e mëdha të lajmeve – Fotoagjencia evropiane ЕPА, DPA gjermane, servisi publik britanik Bi-Bi-Si, SINHUA kineze.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR