• e hënë, 08 korrik 2024

MIA prej sot fillon me publikimin e intervistave me kandidatët presidencial, të incizuara në studion e re

MIA prej sot fillon me publikimin e intervistave me kandidatët presidencial, të incizuara në studion e re

Shkup, 4 prill 2024 (MIA) - MIA prej sot me fillon publikimin e intervistave me kandidatët për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Intervistat janë incizuar në studion e sapohapur, të tretë të MIA-s, e cila në të ardhmen do të jetë një podcast studio për temat aktuale.

null

Në kuadër të intervistave të MIA-s, ftesë morën të gjithë pjesëmarrësit në garën presidenciale: Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska Davkova, Stevço Jakimovski, Bujar Osmani, Biljana Vankovska Cvetkovska, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski, të cilët kanë mundësi të prezantojnë programet e tyre zgjedhore.

null

 

Prej sot fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e shtata presidenciale, ndërsa MIA do t'i prezantojë programet e kandidatëve në bazë të listave të kandidatëve që i konfirmoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

null

Për këtë qëllim, kandidatët, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhje, mund të dorëzojnë përmbajtje të sublimuar të programit të tyre zgjedhor përmes postës elektronike në e-adresën e MIA-s, mia@mia.mk. Teksti duhet të përmbajë më së shumti 6.000 karaktere. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR