• e enjte, 07 nëntor 2024
MIA Paralajmërime

5 nëntor 2024

Shkup - Procesi i vetëvlerësimit sipas Kornizës së përbashkët të vlerësimit (CAF) të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. (Instituti parlamentar/ 9:30)

Shkup - Ambasadori i Malit të Zi, Zoran Miljaniq, në takim me koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski (Kuvendi, salla e Strugës/10:00) dhe me koordinatorin e grupit parlamentar të Lëvizjes ZNAM, Boban Karapejovski. (salla e Strugës/11:00)

Shkup - Konferenca "NATO - 75 vjet unitet, bashkëpunim dhe mbrojtje kolektive: Sfidat e sigurisë për Evropën" në të cilën do të marrin pjesë ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mutsunski, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski, Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, si dhe ambasadorët e SHBA-së dhe RF të Gjermanisë, Angela P. Ageler dhe Petra Dreksler. (amfiteatri i madh i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme/10:00)

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski do të mbajë fjalim në konferencën e nivelit të lartë për bashkëpunimin e Policisë dhe Doganës për armët e vogla dhe të lehta dhe për kontrabandimin e emigrantëve në Evropën Juglindore, organizuar nga OSBE. (h. "Aleksandar Palas"/10:00)

Shkup - Ministri pa portofol i ngarkuar për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për përfshirjen e romëve 2022-2030, Shaban Saliu, për media me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës rome do të japë deklaratë për media. (në holloin përballë Qendrës mediale në Qeveri/10:50)

Shkup - Konferencë për zhvillimin e turizmit kreativ në Maqedoni, ku ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, do të mbajë prezantimin hyrës. (Public room/10:00 -14:00)

Shkup - Konferencë për media e Bashkimit Demokratik për Integrim. (Selia e BDI-së në Shkup (Çair)/12:00).

Shkup - Konferencë për shtyp e Videolotarisë Kasinos Austria, ku do të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim në fushën e sportit. (Qendra Premium e "Mercedes" Center, bul. Kiro Gligorov 2/10:30, njoftime për shtyp/10:40)

Shkup - Festë me rastin e 70 vjetorit të ekzistencës së Shkollës shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar "Dimitar Vlahov" - Shkup. (Teatri Kombëtar i Maqedonisë/ ora 12:00)

Shkup - Konferencë për media e Bashkimit Demokratik për Integrim. (Selia e BDI-së në Shkup (Çair)/12:00).

__________________________________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

 

QËNDRONI TË LIDHUR