• e shtunë, 21 shtator 2024

MIA Paralajmërime MKD

MIA Paralajmërime MKD

20 shtator 2024

Shkup - Seancë e Komisionit të Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. (Salla "Boris Trajkovski"/12:00)

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ambasadori i Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E.T. Ocuka Kazuja dhe drejtori i KU për sëmundje të fëmijëve, dr. Rexhep Memedi do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për furnizimin e rentgen aparatit mobil. (Ministria e Shëndetësisë, salla e epërme/10:30)

Kumanovë - Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ministri i Vetadministrimit Lokal, Zllatko Perinski, kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski do të mbajnë fjalim në diskutimin e dytë publik nga fushata "Të gjithë së bashku për administratë profesionale dhe cilësore publike". (Hapësirat e ish Komitetit, rr. "Ilinden" pn,/10:00, deklarata për media/11:00) 

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska do të mbajë fjalim në ngjarjen ceremoniale "Njoftoni supershkollat", ku do të prezantohen 15 shkolla të mesme në shtet, të cilat do të realizojnë projekte të përbashkëta me shkolla partnere nga rajoni. (Shtëpia evropiane në Shkup/12:00)

Ohër - Konferenca e 23-të vjetore e Bursës së Maqedonisë. (h. "Metropol"/9:30)

Ohër - Olimpiada e 31-të ballkanike për informatikë, në organizim të Shoqatës së informatikëve të Maqedonisë (SHIM).

Shkup - Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbajë onlajn konsultime për programimin e IPA III Instrumentit për përkrahje të shoqërisë civile (CSF) për periudhën 2026-2027. (12:00-13:30)

Shkup - Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov do të mbajë konferencë për shtyp. (Shtëpia e punëtorëve - Ndërtesa e LSM-së, kati i 10-të/13:00)

Shkup - Shoqata e prindërve të fëmijëve me sëmundje endokrinologjike - "Rast" do ta shënojë Ditën botërore për ngritjen e ndërgjegjes për rritjen tek fëmijët. (Porta Maqedonia/12:00)

_______________________________________________________________________________________

***МIА i publikon vendin dhe kohën e mbajtjes së ngjarjeve dhe me atë rast nuk merr për obligim të rinjoftojë nëse vjen deri te ndryshimi i termineve të paralajmëruara***

QËNDRONI TË LIDHUR