MIA për të dytin vit pjesë e Ditës Mediatike të nxënësve të shkollave të mesme
- - Agjencia Informative Mediatike (MIA) për të dytin vit me radhë u përfshi në "Ditën Mediatike të Nxënësve të Shkollave të Mesme" që e organizon Instituti për Studime Komunikimi.
- Post By Fitore Curri
- 14:16, 29 shtator, 2023
Shkup, 29 shtator 2023 (MIA) - Agjencia Informative Mediatike (MIA) për të dytin vit me radhë u përfshi në "Ditën Mediatike të Nxënësve të Shkollave të Mesme" që e organizon Instituti për Studime Komunikimi.
Nxënës të shkollave të mesme nga katër shkolla në shtet e vizituan MIA-n dhe u njoftuan me punën e Agjencisë, e cila brenda ditës prodhon rreth 400 lajme dhe produkte të tjera mediatike në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.
Nxënësit u njoftuan me mënyrën e prodhimit të lajmeve dhe produkteve të tjera mediatike, ndërsa kujdes të veçantë i ishte kushtuar asaj se si të njihen dezinformatat me të cilat është vërshuar hapësira mediatike.
Nxënësve nga "Rade Jovçevski - Korçagin" dhe "Pançe Arsovski" nga Shkupi, si dhe nga "Pero Nakov" nga Kumanova dhe "Gostivar" nga Gostivari u ishte prezantuar se si gazetarët e MIA-s i njohin lajmet e rreme dhe si vetë të njohin nëse ndonjë informacion që plasohet në rrjetet sociale është i vërtetë apo i rremë.
Nxënësit kishin mundësi të shohin edhe si punon pjesa për videoproduksion, ndërsa një pjesë e tyre të njoftohen edhe me mënyrën në të cilën transmetohen drejtpëdrejt ngjarjet ditore.
Dita mediatike për nxënës të shkollave të mesme organizohet shtatë vjet me radhë. Në kuadër të kësaj dite, sot nxënësit vizituan shumë media ku u informuan për mënyrën e punës së atyre mediave dhe për edukimin mediatik, ndërsa pasdite do të mbahet panel diskutim për atë nëse dezinformatat janë të rrezikshme ose janë vetëm shaka pa kripë. fc/
Fotografia: MIA