• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA në Samitin e 6-të botëror të mediave në Kinë

MIA në Samitin e 6-të botëror të mediave në Kinë

Urumqi, 14 tetor 2024 (MIA) – Agjencia Informative Mediatike (MIA) sot ka marrë pjesë në Samitin e 6-të botëror të mediave me temë “Inteligjenca artificiale dhe transformimi i mediave” që u mbajt në Urumqi, kryeqytet i provincës Sinxhiang në veriperëndim të Kinës.

Në samitin botëror të mediave të organizuar nga ana e agjencisë kineze të lajmeve Sinhua në bashkëpunim me rajonin autonom Sinxhiang kanë marrë pjesë rreth 500 përfaqësues nga 208 organizata mediatike nga 106 vende, duke përfshirë edhe MIA-n si përfaqësuesin e vetëm nga Maqedonia e Veriut. Në aktivitetin morën pjesë edhe përfaqësues nga institucionet qeveritare, organizata ndërkombëtare, agjencitë e Kombeve të Bashkuara dhe organizata humanitare.

Përdorimi i inteligjencës artificiale (GEN-AI dhe LLM) në zhvillimin e mediave kanë qenë në fokusin e diskutimeve, duke u theksuar nevoja për përgjegjësi dhe standarde, por edhe transparencë nga ana e gazetarëve të cilët kanë fjalën e fundit në publikimin e produkteve mediatike.

Pjesëmarrësit theksuan gjithashtu nevojën për standarde etike dhe të drejtën e autorit në përdorimin e inteligjencës artificiale në media, me qëllim eliminimin e shfaqjes së dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Kjo kërkon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet organizatave mediatike, sepse, siç u theksua, gazetaria është një "shkencë verifikimi" dhe gazetarët janë ata që janë përgjegjës për përdorimin e duhur të këtyre metodave të reja.

Samiti botëror i mediave u formua në vitin 2009 nga disa organizata mediatike me ndikim - Sinhua, Asoshiejted pres, Rojters, agjencia ruse e lajmeve TASS dhe agjencia japoneze e lajmeve Kjodo. Samiti punon për të promovuar bashkëpunimin dhe zhvillimin e organizatave mediatike dhe paraqet platformë të nivelit të lartë për shkëmbim dhe koordinim. 

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR