• e martë, 24 shtator 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/23 shtator/2024

Shkup  - Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Elisa Spiropali sot do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut. Sipas shërbimit kuvendor për shtyp, Spiropali do të realizojë disa takime. Është paraparë të ketë takim tet-a-tet me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, ndërsa janë paralajmëruar edhe takime me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe me Talat Xhaferin, ish-kryetar i Kuvendit, si dhe me liderin e LSDM-së, Venko Filipçe.

Nju-Jork  - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të ketë takim me minsitrin e Punëve të jashtme të Greqisë, Jorgos Gerapetritis. ky është takimi i parë mes dy ministrave, që do të mbahet në margjina të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në takim, siç kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, do të bisedohet për tema aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

 Shkup - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënieve mes Komuniteteve  dhe Komisioni për Çështjen e Zgjedhjeve dhe Emërimeve.  Në rend dite të Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve është Propozim-vendimi për publikimin e shpalljen për emërim të kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative, Procedurë për Marrëdhënie Pune dhe Mbikqyrje Inspektuese në Shkallën e Dytë dhe Propozim-vendimi për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të K[shillit Administrativ në Agjencinë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor. 

 Shkup   - Tërmet me magnitudë lokale 3.4 të shkallës Rihter me epiqendër në rajonin e Shkupit është regjistruar nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencë-Matematikor në orën 02:02 të mëngjesit të sotëm.  "Sipas të dhënave të deritanishme me të cilat disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane", informojnë nga Observatori Sizmologjik.

 Shkup  - Moti sot në orët e para të mëngjesit do të jetë më i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 3 deri 12, ndërsa maksimalja nga 22 deri 29 gradë. Në Shkup pritet që mëngjesi të jetë më i freskët, ndërsa gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperatura minimale do të ulet deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 27 gradë.

Shkup  - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të thata. Siç njoftojnë nga LAMM, intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

 Bruksel  - Bashkimi Evropian është jashtëzakonisht i shqetësuar për përshkallëzimin e armiqësive në Liban, pas sulmeve në Bejrut të premten, në të cilat u vranë së paku tre fëmijë, si dhe nga dhuna e shtuar ndërkufitare mes Izraelit dhe Hezbollahut, të ndjekura nga sulme në territorin izraelit dhe libanez, porositi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Zhosep Borrel lidhur me tensionet e fundit në Lindjen e Mesme.

Jerusalem - Rreth gjysma nga gjithsej edhe 100 pengjet që po mbahen në Rripin e Gazës nga viti i kaluar, akoma janë gjallë, deklaroi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, transmetuan mediumet izraelite. Netanjahu foli për temën e pengjeve gjatë takimit të komiteteve parlamentare për punë të jashtme dhe për siguri në Jerusalem, lajmërojnë mediumet.

 Melburn - Australia ka ndarë 82.5 milionë dollarë që nga fillimi i luftës në Gazë, ndërsa qeveria ka paralajmëruar se do të sigurojë 10 milionë dollarë australianë shtesë (6.8 milionë dollarë amerikanë) ndihmë humanitare për Gazën. Ministrja australiane e Punëve të Jashtme Peni Uong tha se financimi do të mundësonte "ndihmë për shpëtimin e jetës, me fokus tek gratë dhe vajzat" përmes agjencive të Kombeve të Bashkuara UNICEF dhe UNFPA.

 Uashingon - Presidenti amerikan Xho Bajden sot deklaroi se është i brengosur për tensionet në Lindjen e Mesme dhe siguroi se "do të bëjë gjithçka që mundet" që të shmanget zgjerimi i konfliktit.  "Do të bëjmë gjithçka që mundemi për t'i ikur shhpërthimit të gjerë të luftës. Dhe do të vazhdojmë me përpjekjet tona", tha Bajdeni nga Shtëpia e Bardhë.

Gazë - Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kumtuan se kanë sulmuar një qendër komanduese të grupit militant palestinez, Hamas, të vendosur në një ndërtesë në qendër të Gazës, e cila paraprakisht është shfrytëzuar si shkollë. "Qendra për komandë dhe kontroll, që ishte instaluar në kompleksin që paraprakisht shërbeu si shkollë "Kaled ibn al-Valid", u shfrytëztua nga terroristët e Hamasit për planifikim dhe ekzekutim të sulmeve terroriste kundër trupave të IDF-së dhe shtetit të Izraelit", kumtoi ushtria izraelite.

 

QËNDRONI TË LIDHUR