• e mërkurë, 25 shtator 2024
MIA FLESH

15:00 / 24 shtator / 2024

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Uzlem Xhanel.  Filkovi dhe Xhaneli, siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, kanë biseduar për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, mbështetjen e ndërsjellë në proceset kyçe, si dhe për aktivitetet që Ministria e Drejtësisë do t'i ndërmarrë në periudhën e ardhshme, të cilat kanë të bëjnë me reformat në gjyqësor  me qëllim që të rritet besimi i qytetarëve dhe të ndërtohet një sistem juridik më i fortë.

Shkup - Pas deklaratës së Halil Snopçes, nënkryetar i "VLEN" se do të largohen nga koalicioni qeveritar nëse miratohet Ligji për mbrojtësit, sot kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen e gazetarëve, se si planifikon ta zgjedhë këtë, u përgjigj shkurt "Pastë fat". Kryeministri ishte me të njëjtën përgjigje edhe për pyetjen rreth deklaratës së djeshme të liderit të opozitës BDI, Ali Ahmeti, i cili paralajmëroi protesta dhe reagoi për heqjen e balancerit. 

Shkup - Rritja e rrogave në administratën publike është paraparë për vitin e ardhshëm, në rrjedhë është përgatitja e versionit punues e cila në vijim duhet t'i kalojë të gjitha procedurat, paralajmëroi kryeministri Hristian Mickoski gjatë vendosjes së gur-themelit të sallës së re sportive në shkollën rajonale "Dimitar Pop Georgiev Berovski".

Shkup - Mbi 250 gra lidere dhe afariste nga vendi, Portugalia, Mali i Zi, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Austria, Kosova, Turqia, India dhe Egjipti do të marrin pjesë në "Forumin ekonomik të grave lidere - Women Economic Forum - Balkans 2024", ngjarje që do të mbahet të mërkurën dhe të enjten e ardhshme në Shkup në organizim të Shoqatës së grave menaxhere ELIT, Shkup dhe G100 Krahu për komunikim, përfaqësim dhe mediacion për Maqedoninë, nën franshizën globale të Women Economic Forum (WEF) dhe misionit G100 Milion.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajori Sashko Lafçiski, do të kryesojnë delegacionin e Maqedonisë së Veriut, i cili prej sot po qëndron për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Arsyeja e vizitës janë konsultimet vjetore dypalëshe të mbrojtjes mes dy vendeve, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes.

Shkup - Deklaratat e përfaqësuesve të partive nga pushteti lidhur me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejtat e posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre me procedurë të shkurtuar se bëhet fjalë për provokim apo tentim për destabilizim janë humbje për demokracinë, demant i të gjitha deklaratave të atyre politikanëve se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëjetesës, marrëdhlnieve ndëretnike, integrimit në BE dhe rolin e vet në shoqëri, deklaroi sot deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e cila është propozuese e ligjit.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron pagesën e kthimit të TVSH-së firmave pas përfundimit të kontrollave të cilat thotë se po bëhen për të mos u përsëritur rastet me pagesa për kompanitë fantazmë.  Në pyetjen e gazetarëve për ankesat nga kompanitë se nuk e kanë marrë kthimin e TVSH-së më shumë se 100 ditë, Mickoski tha se nuk ka problem me Buxhetin dhe se pagesat do të kryhen pas kontrollit të rreptë dhe në kuadër të afatit ligjor. 

Shkup - Mendoj se nuk kemi çështje të hapura në atë nivel me Shqipërinë dhe ato janë tema artificiale, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski i pyetur për të komentuar deklaratën lidhur me gjuhën shqipe nga kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila dje qëndroi në vend.

Shkup - Avokati i Popullit po fillon një projekt të rëndësishëm për bashkëpunim me sektorin joqeveritar dhe UNDP-në, me qëllim të përmirësimit të gjendjes në fushën e drejtësisë ekologjike. Bashkëpunimi do të zyrtarizohet me nënshkrimin e një memorandumi, i cili do të mundësojë veprim të përbashkët dhe referim të rekomandimeve tek autoritetet kompetente në lidhje me mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe përmirësimin e situatave.

Shkup - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të blejë automjete të reja, përfshirë ato elektrike dhe hibride. Por prokurimi do të planifikohet në buxhetin e ardhshëm. Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot deklaroi se të gjitha institucionet janë angazhuar për regjistrimin e nevojave të automjeteve.

Shkup - Pres që ajo çfarë është rënë dakord të respektohet. Masa duhet fillojë që sot dhe pres një ulje prej të paktën 10 për qind, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski, sa i përket hyrjes në fuqi të marzheve të kufizuara të fitimit për 73 produkte ushqimore nga shporta e konsumit të vjeshtës.  Për reagimet e qytetarëve se një pjesë e marketeve i kanë shtrejtuar çmimet para miratimit të vendimit për shportën e konsumit të vjeshtës, Mickoski tha se çdokush që sillet në mënyrë spekulative, jomorale dhe joetike do të sanksionohet. 

Shkup - Deklarata e përbashkët për tejkalimin e të gjitha konflikteve bilaterale dhe multilaterale me lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, si dhe me ushqimin dhe bujqësinë, por edhe për zgjidhje të të gjitha çështjeve me vullnet të mirë, në frymën e solidaritetit dhe marrëdhënieve të mirë fqinjësore, do të nënshkruhet në Takimin vjetor punues të ministrave të Bujqësisë nga vendet e Evropës Juglindore, që mbahet sot në Shkup.

Shkup - Në periudhën e procesit zgjedhor Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka formuar gjithsej 65 lëndë, të cilat janë rezultat i paraqitjeve për  dyshime për shkelje të kryera të Kodit zgjedhor dhe Ligjit për parandalimin e korrupsionit, lëndë të formuara me nismë personale të Komisionit, si dhe ankesës të parashtruar nga organizatori i fushatës zgjedhore.

Shkup - Anëtarësimi në BE nga aspekti i bujqësisë do të sjellë sfida, por edhe shumë mundësi. Duhet të siguroni qëndrueshmëri të sektorit, zinxhirët tuaj të ushqimit duhet të jenë konkurruese në tregun evropian, por edhe në ekonomitë bashkëkohore. Duhet ta përgatisni administratën publike përmes forcimit të kontrollit të strukturave dhe menaxhimit, të sigurohet se ata do të jenë plotësisht në përputhje me parimet e sundimit të ligjit. Këto parime janë shumë të rëndësishme për të menaxhuar me fondet e BE-së, porositi sot eurokomisari i bujqësisë, Janush Vojçehovski. 

Shkup - Nesër kryesisht në pjesët veriore do të ketë paraqitje lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.  Nga e enjtja deri të shtunën do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë, ndërsa ndryshim të motit dhe rënie të temperaturës ditore pritet nga e diela.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se do të bashkëpounojë me secilin që do të fuitojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, duke theksuar se me ish-presidentin dhe kandidatin aktual, Donald Tramp ka pasur "gjuhë të përbashkët".

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në Banjskë deklaroi se sulmi i vitit të kaluar nga një grup i armatosur i serbëve vendas ndaj policisë së Kosovës në këtë fshat ishte “akt terrorist i agresionit kundër integritetit territorial të Kosovës" dhe se ata që qëndrojnë pas këtij sulmi, janë "të përgatitur për një konflikt më të gjerë dhe më të gjatë", njoftoi Beta.

Nju-Jork - Gjatë vizitës së tij në SHBA, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski nga përfaqësuesit e komunitetit të biznesit kërkoi investime në sektorin e kërcënuar të energjisë së vendit të tij, njofton DPA.  "Fokusi kryesor ishte në përgatitjen e sistemit të energjisë në Ukrainë për dimrin e ardhshëm", deklaroi në mëngjes Zelenski në "X". 

Moskë - Kremlini sot paralajmëroi se ka mundësi që sulmet ajrore izraelite ndaj objektivave të grupit shiit libanez "Hezbollah" në Liban ta destabilizojnë Lindjen e Mesme, raportojnë mediat britanike.  "Rusia është shumë e shqetësuar nga zhvillimi i situatës", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov. 

QËNDRONI TË LIDHUR