• e premte, 05 korrik 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 2 janar/ 2024

Shkup - Edhe këtë vit Gjykata kushtetuese e filloi me përbërje jo të plotë gjyqësor për shkak të procedurës së bllokuar në Kuvend, dhe pa vendosje "të ankesës kushtetuese" për qytetarët për realizimin më të lehtë të të drejtrave dhe lirive të tyre.

Shkup - Ka skaduar afati deri në të cilin kompania greke "Arhirodon" duhej të merrte një vendim nëse do të vazhdonte apo jo procedurën për ndërtimin e hidrocentralit reverzibil PAHE "Çebren". PPC -Arhirodon më 14 shtator 2023 u zgjodh si ofertuesi më i favorshëm në tenderin e 14-të për ndërtimin  hidrocentralit reverzibil. Ai më vonë kishte vërejtje për thirrjen publike dhe deri në vitin 2023 duhej të vendoste nëse do të vazhdonte me projektin.

Shkup - Instituti Parlamentar gjatë vitit 2023, realizoi gjithsej 255 vizita në Kuvend, me numër të përgjithshëm prej 10.245 vizitorësh, nxënës, studentë, qytetarë, mysafirë të huaj dhe delegacione.

Shkup - Gjatë ditës së djeshme nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme është realizuar kontrollim i përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

Shkup - Me rastin e festës "Vasilica" më 12 dhe 13 janar në Operën dhe Baletin Nacional do të mbahet Koncert gala tradicional operistik. Opera dhe Baleti Nacional e themeloi këtë koncert në vitin 1995 dhe me kalimin e viteve, është bërë i njohur, popullor dhe një nga ngjarjet më të vizituara në vendin tonë.

Stamboll- Në Turqi janë arrestuar 33 persona të dyshuar për spiunazh për Izraelin, kumtuan sot autoritetet turke.

Nikozi- Gati 90 tonë ndihmë humanitare, në mesin e të cilëve dhjetë tonë produkte farmaceutike dërguan Qiproja dhe Britania e Madhe për civilët në Gazë, që njëherësh është edhe ndihma e parë në rrugë detare, pasi Nikozia ka ngritur nismë për hapje të korridorit detar humanitar, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Moskë - Të paktën një person ka humbur jetën, ndërsa pesë janë plagosur në sulmet e sotme izraelite ndaj zonës ruse Belgorod, kumtoi guvernatori i atij rajoni.

Gazë - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant deklaroi sot se është e gabuar përshtypja se fushata kundër Hamasit po ndalet dhe paralajmëroi së shpejti "lloj të ndryshëm" të operacioneve.

Seul- Lideri i Partisë Demokratike koreanojugore opozitare, Li Xhae Mjung, i cili është therrë me thikë në qafë gjatë vizitës në qytetin jugor Busan, është operuar, po rikuperohet në kujdes intensiv dhe është me vetëdije.

Helsinki - Në Finlandë dhe Suedi sot janë shënuar temperatura më të ulëta gjatë këtij dimri rreth minus 40 gradë Celsius.

Birmingem- Ish futbollisti i Mançester Junajted dhe kombëtares angleze Vejn Runi u shkarkua nga posti trajner i Birmingem Sitit, ku qëndroi më pak se tre muaj, njoftoi sot klubi.

QËNDRONI TË LIDHUR