• e mërkurë, 25 shtator 2024
MIA Flesh

12:00/23 shtator/2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u dërgoi një mesazh urimi personave me dëmtim të dëgjimit dhe të folurit me rastin e shënimit të 23 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave. Presidentja Siljanovska Davkova, siç thuhet në kumtesën nga zyra e saj, urimin e ka dërguar përmes një video-mesazhi në gjuhën e shenjave.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timco Mucunski, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme  të 79-të të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, mbajti fjalim në Samitin e së ardhmes së dialogut interaktiv me temë: "Forcimi i multilateralizmit për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare". Në fjalimin e tij, ministri Mucunski theksoi se në kohën e sotme po përballemi me shumë kërcënime, duke përfshirë konfliktet e reja, terrorizmin, ekstremizmin e dhunshëm, rreziqet nga teknologjitë e reja, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe ndryshimet klimatike. Ai theksoi se asnjë vend i vetëm nuk mund të përballet me këto sfida dhe se multilateralizmi efektiv është i nevojshëm për të garantuar paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Shkup -  Në dy muajt e fundit, numri i lëndëve të mbetura në drejtoritë rajonale të Agjencisë së Kadastrës së pasurive të patundshme është ulur me 85%. Siç thuhet në kumtesën e Agjencisë, pas emërimit të menaxhmentit të ri dhe riorganizimit të brendshëm, numri i 500 lëndëve të pazgjidhura është reduktuar në vetëm 980 lëndë, prej të cilave 300 janë rrjedhëse dhe 680 lëndë të mbetura."Organizimi i duhur në punë, kujdesi për punonjësit, investimi në burime njerëzore dhe pasuri materiale, jep efektin e dëshiruar. Kur erdha në agjenci kam gjetur më shumë se 5;000 raste të pazgjidhura, ai numër është ulur me më shumë se 80% sot, ndërsa pa ndërprerje rastet aktuale po zgjidhen pa problem", thotë drejtori Ivan Zhivkovski.

Shkup - Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat nga analizat e bëra të 203 mostrave nga 50 pika matëse. "Sektori për kontroll sanitar, në periudhën nga 16 shkurti deri më 23 shtator të vitit 2024 ka marrë 203 mostra fiziko-kimike dhe 203 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 50 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga analiza, të gjitha mostrat e analizuara korrespondojnë me Rregulloren për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", njoftojnë nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" Shkup.

Shkup - Për shkak të defektit në rrjetin e ujësjellësit, prej orës 10, pa ujë do të jenë shfrytëzuesit nga rrugët "Prizrenska", "Kole Kalinski", "Mrezhiçka", "Mostarska", "Prebondova" dhe një pjesë e rrugës "Krale Marko" në komunën e Butelit, kumtoi NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup. Furnizimi me ujë do të normalizohet pas mënjanimit të defektit.

Shkup - Për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot është kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. Për këto arsye, informojnë nga MPB-ja, SPB Shkup - Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit nëpër rrugët në zonën e gjerë qendrore të Qytetit të Shkupit. SPB Shkup apelon tek të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të respektohen urdhrat të cilat i japin punonjësit e uniformuar policorë.

Shkup - Më ftohtë mëngjesin e sotëm është në Berovë me 2 gradë. Sipas DPHM-së, temperatura në Lazaropole në mëngjes është 4 gradë, 6 në Kriva Pallankë, Hanet e Mavrovës dhe Strumicë.  Shtatë gradë janë matur në Kodrën e Diellit, Shkup-Petrovec, Manastir dhe Shtip, 8 gradë në Kumanovë, Tetovë, Demir Kapi, Prilep dhe Veles, 9 në Krushevë, Shkup - Zajçev Rid, Ohër dhe Gjevgjeli, 10 gradë në Vinicë, Kavadar dhe në Pretor.

Bruksel - Këshilli i BE-së sot nga Fondi për solidaritet të Bashkimit Evropian vendosi të ndajë një miliard e 28.54 milionë euro ndihmë shtesë për Italinë, Slloveninë, Austrinë, Greqinë dhe Francën për tu përballur me pasojat e fatkeqësive natyrore që prekën këto vende gjatë vitit të kaluar. Nga mjetet e përgjithshme të cilat përfshijnë edhe 231,78 milion euro pagesë avans, 446,64 milion euro do të alokohen për ndihmë për Italinë për t'u përballur me pasojat e përmbytjeve në rajonet Emilia-Romanja (378.83 milion euro) në maj dhe në Toskanë (67,81 milion euro) në tetor dhe nëntor të vitit 2023.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nga sot deri të premten do të qëndrojë në SHBA, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e 79-të të përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Siç bën të ditur sot NATO, gjatë qëndrimit në Nju Jork, Stoltenberg është planifikuar të takohet me disa nga liderët botërorë dhe zyrtarë të lartë. Krahas kësaj, sot ai do të marrë pjesë në Samitin vjetor 2024 të Organizatës joqeveritare Koncordia për vitin 2024, ndërsa nesër do të marrë pjesë në darkën transatlantike të organizuar nga Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken për ministra nga Evropa dhe Amerika e Veriut.

Mynih - Oktoberfest në Mynih, Gjermani - ndoshta festivali më i madh i birrës në botë, deri më 6 tetor pritet ta vizitojnë rreth gjashtë milionë njerëz. Vajzat në ngjarje zakonisht janë me kostume popullore tradicionale bavareze, por në një version pak më të shkurtër, për shkak të vëmendjes më të madhe edhe në "Tiktok", mes tjerash.  Edhe duke qenë se kostumet e femrave tërheqin vëmendjen kryesisht nga pjesa mashkullore e vizitorëve, vajzat gjetën mënyrën edhe se si të tregojnë se nuk kanë apo kanë të dashur - me një kordele në fustanin e tyre.

Bejrut - Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë bërë të ditur se që nga mëngjesi i sotëm kanë kryer dhjetëra sulme ajrore në Libanin jugor. "Tajms of Izrael" raporton se IDF po kryen sulme "të gjera" ndaj caqeve të Hezbollahut në Libanin jugor. Pamjet në mediat sociale tregojnë shpërthime të mëdha në Libanin jugor, që besohet të jenë pjesë e sulmeve të shtuara izraelite, të cilat IDF i paralajmëroi këtë mëngjes. Skaj njuz  raporton dhjetëra sulme ajrore në Libanin jugor. Një re e madhe tymi mund të shihet edhe mbi kufirin libanezo-izraelit.

Tel Aviv - Ministri izraelit i Mbrotjes Joav Galant deklaroi se ka biseduar me ministrin amerikan të Mbrojtjes Lojd Ostin për pasojat e sulmeve ajrore të armatës izraelite kundër Hezbollahut në Liban dhe për zhvillimin e situatës në kufirin verior të Izraelit në Liban. "Ministrit i përcolla vlerësimin tim të situatës në lidhje me kërcënimet e Hezbollahut dhe e informova për operacionet e Forcave izraelite të mbrojtjes (IDF) që synojnë dobësimin e aftësisë së Hezbollahut për të nisur sulme kundër civilëve izraelitë", thekson Gallant në rrjetin X. Siç shtoi, ai ka biseduar gjithashtu edhe për situatën më të gjerë rajonale dhe kërcënimet nga "Irani dhe përfaqësuesit e tij".

Tel-Aviv - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant, sot e informoi opinionin izraelit se IDF i ka intensifikuar sulmet ndaj Hezbollahut në Liban dhe se izraelitët duhet të qëndrojnë të qetë në ditët në vijim. "I thellojmë sulmet në Liban, aksionet do të vazhdojnë gjithnjë derisa nuk e arrijmë qëllimin dhe nuk i kthejmë banorët në veri të sigurt në shtëpitë e tyre", tha Galant në video-porosinë e publikuar nga kabineti i tij, transmetuan mediumet britanike, duke thënë se Galant pret zjarr të shtuar nga ana tjetër e kufirit. "Tajms of Izrael" sot kumtoi se Galant po merr pjesë në takimin për vlerësim të gatishmërisë së frontit vendor në kushte të operacioneve të shtuara luftarake kundër Hezbollahut në Liban.

Tokio - Të paktën gjashtë persona humbën jetën, ndërsa 10 konsiderohen  të zhdukur pasi reshjet rekorde shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje dheu në disa pjesë të prefekturës Ishikava të Japonisë. Qytetet Vaxhima dhe Suzu, të cilët janë ende duke u forcuan nga tërmeti shkatërrues që goditi zonën më 1 janar, ishin ndër më të goditurat nga përmbytjet. Edhe të dyja qytetet dje kanë regjistruar dyfishin e sasisë së shiut se zakonisht për shtatorin, raportojnë mediat lokale.

San Francisko - Ilon Masku ka premtuar se do të dërgojë në Mars "këdo që dëshiron të udhëtojë atje", por ka theksuar se nuk do të ndodhë nëse Kamala Harrisi bëhet presidente e SHBA-së. Masku mbrëmë në X  publikoi se do të dërgojë pesë anije kozmike në Mars në vetëm dy vjet. "Në fund do të ketë mijëra Starship të cilët  do të shkojnë në Mars. Do të jetë një pamje e bukur", tha Masku. Megjithatë, multimiliarderi amerikan dhe mbështetës i Donald Trampit deklaroi se një tjetër mandat i demokratëve në krye të shtetit do të "shkatërrojë" programin e udhëtimit në Mars. "Kurrë nuk do të arrijmë në Mars nëse fiton Kamala", tha Masku në fillim të këtij muaji.

Uashington - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski mbrëmë arriti në SHBA ku presidentit amerikan, Xho Bajden do t'ia prezantojë hollësitë e "planit të tij për fitore" me qëllim që të përfundohet invazioni rus, duke shfaqur bindje se kjo vjeshtë do të jetë vendimtare. "Arritëm në SHBA. Qëllimi kryesor është ta prëforcojmë Ukrainën dhe ta mbrojmë tërë popullin tonë. Kjo luftë mund të përfundojë vetë m me paqe të drejtë falë përpjekjeve ndërkombëtare", shkroi Zelenski në X. "Plani për fitore të Ukrainës do të jetë në tryezën e aleatëve tanë", shtoi ai.

 

QËNDRONI TË LIDHUR