• e premte, 20 shtator 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

9:00/ 20 shtator/ 2024

Shkup - Ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, me ftesë të ministrit të Çështjeve Evropiane të Hungarisë, Janosh Boka, sot qëndron për vizitë pune në Hungari. Në takimin në Budapest është paraparë të shqyrtohen mundësitë për avancimin e procesit të aderimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, gjatë kryesisë aktuale të Hungarisë me Këshillin e BE-së, njoftoi Ministria e Çështjeve Evropiane Do të diskutohet edhe për bashkëpunimin dypalësh dhe thellimin e tij përmes projekteve të përbashkëta, si dhe për Planin e Rritjes dhe Agjendën e Reformave dhe nismat rajonale. 

Shkup – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot fillon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të të miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi. Këshilli Gjyqësor pranë Gjykatës Themelore Penale këtë muaj mori vendim për bashkim të procedurave të të akuzuarve, pasi Prokuroria Themelore Publike së pari ngriti aktakuzë kundër katër personave, ndërsa pastaj edhe për të dyshuarin e parë Lupço Palevski për të cilin u prit ekstradim nga Turqia, për grabitjen e dyfishtë dhe vrasjen mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhexhovski nga Velesi. Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim.

Shkup- Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot do të ketë fjalim në ngjarjen "Njihuni me supershkollat", ku do të prezantohen 15 shkolla të mesme nga shteti të cilat do të realizojnë projekte të përbashkëta me shkollat ​​partnere nga rajoni. Siç informon ministria dikasteriale, bashkëpunimi vendoset ndërmjet të a.sh. skemë shkëmbimi për supershkollat ​​nga Ballkani Perëndimor, e cila është e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim nga Gjermania, ndërsa zbatimi nga Zyra rajonale për Bashkëpunim rinor (RYCO) dhe Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).

Shkup – Në Ohër sot dhe nesër do të mbahet Konferenca e 23-të Vjetore e Bursës së Maqedonisë. Siç njoftuan nga Bursa e Maqedonisë, në Konferencën vjetore do të marrin pjesë përfaqësues të sektorit financiar, përfshirë banka, fonde investimi dhe pensionale, shoqata brokere, si dhe rregullatorë, akademikë, përfaqësues të mediave, etj. Do të ketë edhe pjesëmarrës nga jashtë, veçanërisht nga tregjet e kapitalit në rajonin e Evropës Juglindore.  Fjalime hyrëse në konferencë do të kenë ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, kryetarja e Komisionit për Letra me Vlerë, Nora Aliti dhe drejtori kryesor dhe ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev.

Shkup - Dita Ndërkombëtare e LMK (Leucemisë kronike mieloide) dhe shtatori si muaj kushtuar për ngritjen dhe vetëdijen për kancerin në gjak sot do të shënohet në bibliotekën "Drugarçe". Sipas programit, fjalim dë të ketë ministri i Shëndetësisë Arben Taravar, Pepo Levi nga Shoqata e pacientëve me LKM, mjekë nga Klinika universitare për hematologji, përfaqësues nga Shoqata për ndihmë dhe mbështetje të pacientëve me sëmundje hematologjike dhe kujdestarëve të tyre - HEMA - ONKO. Shtatori si muaji i ngritjes dhe vetëdijes për kancerin e gjakut është një ngjarje globale kushtuar ndërgjegjësimit për një nga llojet më të zakonshme dhe kërcënuese të kancerit në botë - kancerin e gjakut (limfoma, mieloma, leukemia, neoplazitë mieloproliferative, etj.)

Shkup – Në Ohër prej sot e deri më 26 shtator do të mbahet Olimpiada e 31-të Ballkanike e Informatikës (OBI) të cilën e organizon Shoqata e Informatikës së Maqedonisë.  Olimpiada e Ballkanit është garë në programim të nxënësve të shkollave të mesme nga rajoni i Evropës juglindore. Këtë vit, në OBI 2024 do të ketë pjesëmarrës nga 15 vende – Maqedonia e Veriut, Serbia, Shqipëria, Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Moldavia, Rumania, Bosnja e Hercegovina, Qiproja, Turqia, Mali i Zi, Italia, Ukraina dhe Arabia Saudite. 

Shkup - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, kryesisht nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat do të jenë më të rrëmbyeshme të përcjella edhe me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 18 deri në 25 gradë Celsius. Në Shkup moti do te jetë me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, pasdite të përcjella me bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.

Bruksel– I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, bëri të ditur se dy javët e kaluara ishin “vorbull e përpjekjeve diplomatike” të fokusuara në avancimin e normalizimit të marëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se fokus primar në 14 ditët e kaluara ishte dialogu. Në Fejsbuk, Lajçaku, duke iu referuar ngjarjeve gjatë dy javëve të fundit, njoftoi se, edhe pse nuk ka pasur marrëveshje për agjendën në takimin trepalësh në raundin e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të martën në Bruksel, është biseduar për çështje politike dhe teknike dhe se “ishin prezantuar hapa të rëndësishëm të cilët do ta udhëheqin “diskutimin e ardhshëm”.

Kiev - Rreth 40.000 ushtarë rusë janë larguar nga fronti ukrainas në drejtim të rajonit Kursk, deklaroi mbrëmë presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski. "Tashmë kemi arritur të largojmë rreth 40.000 personel ushtarak rus në atë drejtim. U falënderohem të gjitha brigadave tona ushtarake, secilit ushtar, toger, secilit komandant për guximin e tyre", tha ai. Sipas tij, forcat ukrainase e kanë zvogëluar potencialin e ushtarëve rusë për të kryer sulme në rajonin Donjeck, por ai theksoi se situata ende është e vështirë në afërsi të qyteteve Pokrovsk dhe Kurahov. 

Kiev - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në mëngjes arriti për vizitë në Ukrainë. "Vizita ime e tetë në Kiev po ndodh në një moment tejet të rëndësishëm. Sezoni i ngrohjes fillon pas dy javësh dhe sulmet e pandërprera të Rusisë ndaj infrastrukturës civile energjetike të Ukrainës kanë për qëllim të shkaktojnë dëme maksimale”, shtoi ajo. Fon der Lajen tha se do t'i sigurojë presidentit ukrainas Vollodimir Zelenski planin e KE-së për gatishmërinë dimërore për Ukrainën. Me të parashikohet mbështetje shtesë me vlerë rreth 160 milionë euro, që do të ndihmojë në mbulimin e më shumë se 25 për qind të nevojave të vendit për energji elektrike.

Paris - Kryeministri i sapozgjedhur i Francës Mishel Barnie mbrëmë ka realizuar takim me presidentin Emanuel Makron dhe ka prezantuar propozimin për përbërjen e Qeverisë së re. Barnie propozoi emërimin e sekretarit të çështjeve evropiane Zhan-Noel Baro në pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme dhe mandat të ri për Sebastien Lekornu në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Që të mund Barnie të formojë qeveri, është e nevojshme që Makron publikisht të konfirmojë propozimet e kryeministrit.

Bruksel - Në marrëveshjen e përbashkët me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, Këshilli i BE-së ka caktuar listën e kandidatëve që propozon për emërimin e anëtarëve të KE-së me mandat deri në 31 tetor 2029. Siç kumton Këshilli i BE-së, lista e përpiluar do t'i dërgohet Parlamentit Evropian për procedurë të mëtejshme të miratimit të kandidatëve dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.

Uashington - Autoritetet amerikane nuk besojnë se marrëveshja për armëpushim në Gazë midis Izraelit dhe grupit islamik palestinez Hamas mund të pritet para përfundimit të mandatit të presidentit Xho Bajden në janar, shkruan Uollstrit xhurnall. Gazeta citon zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të shtetit dhe Pentagonit, por me kusht anonimiteti. Sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken para dy javësh deklaroi se marrëveshja për ndërprerjen e zjarrit është dakorduar 90%, ndërsa zëvendëspresidentja Kamala Haris ka deklaruar vazhdimisht se Uashingtoni po punon "ditë e natë" për t'u arritur marrëveshje.

Jerusalem - Aeroplanët luftarakë izraelitë mbrëmë bombarduan objektivat e Hezbollahut në jug të Libanit dhe goditën qindra raketahedhës që ishin gati për sulme në territorin izraelit. Ushtria kumtoi se aeroplanët e saj luftarakë nga mbrëmja e kaluar kishin goditur rreth 100 raketahedhës të aftë për të gjuajtur gjithsej rreth 1.000 raketa. "IDF (Forcat izraelite mbrojtëse) do të vazhdojnë të veprojnë për të kufizuar infrastrukturën dhe mundësitë e organizatës terroriste Hezbollah me synim ta mbrojnë shtetin e Izraelit", thuhet në një kumtesë të forcave të armatosura. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë kumtoi se nevojitet urgjentisht një zgjidhje diplomatike, ndërsa Britania bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Nju-Jork - "Delta erlajns" kumtoi se i ndërpret fluturimet e drejtpërdrejta mes Nju-Jorkut dhe Tel Avivit deri në fund të vitit për shkak të tensioneve të rritura në Lindjen e Afërt. Aviokompania amerikane i bashkohet shumë aviokompanive tjera, të cilat i kanl anuluar ose suspenduar fluturimet ditëve të fundit deri te qytetet në rajon, duke përfshirë Bejrutin dhe Teheranin, pasi luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut janë intensifikuar përgjatë kufirit verior të Izraelit me Libanin.

QËNDRONI TË LIDHUR