• e premte, 27 shtator 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 18 shtator/ 2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e priti Rita Kolumbian, koordinatore e përhershme e sapoemëruar e Kombeve të Bashkuara në vend me të cilën bisedoi për aktivitetet dhe projektet aktuale të cilat me mbështetjen e Organizatës së KB-së realizohen te ne ku u theksua bashkëpunimi i mëparshëm i shkëlqyer institucional, në të gjitha nivelet dhe fushat.

Shkup - Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski dhe kryetari i Shoqatës së prokurorëve publikë Elvin Veli, me ftesë të nikoqirit - Prokurorisë supreme shtetërore malazeze, merr pjesë në Konferencën rajonale të prokurorëve publikë për bashkëpunim në procedurat për krime ushtarake që po mbahet në Podgoricë.

Shkup - Në lëndën e njohur në opinion si "Zinxhiri" janë akuzuar 15 persona të punësuar në Inspektoratin e përgjithshëm tatimor të Drejtorisë për të ardhura publike dhe drejtorive rajonale të DAP-it në Shkup, Manastir dhe Prilep. "Edhe përkundër Aktakuzës për lëndën e njohur në opinion si 'Zinxhiri', prokurori i lëndës i Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, prokurori publik i lëndës vazhdoi me veprim. Procedura është si rezultat i indikacioneve që dolën nga dëshmitë të cilat prokuroria i dërgoi në gjykatës me parashtrim të aktakuzës në lëndën 'Zinxhiri", kumtoi Prokuroria publike.

Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot priti në një takim pune ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Francës në Shkup, Kristof Le Rigoler. Siç informoi Kabineti i zëvendëskryeministrit të parë, gjatë takimit Mexhiti dhe Le Rigoler konstatuan se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë të shkelqyera, me mundësi të thellimit të tyre të metejmë, si në plan bilateral ashtu edhe përmes bashkëpunimit me Bashkimin Europian. 

Shkup -  Ministri Vllado Misajllovski sot në Ministrinë e Mbrojtjes pati takim pune me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Ageler. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se në takim është biseduar për vizitën e ardhshme të punës të ministrit Misajllovski në SHBA, me rastin e konsultimeve dypalëshe në fushën e mbrojtjes ndërmjet dy vendeve.

Shkup - Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Lafçiski, sot mori pjesë në Konferencën e 27-të të Shefave të Shtatmadhorive të Forcave të Armatosura nga vendet anëtare të SHBA-Karta e Adriatikut (A-5), e cila zhvillohet në Tiranë, njoftoi Shtatmadhoria e Armatës. 

Shkup - Është e palejueshme që të miratohen ndryshime ligjore, të cilët janë drejtpëdrejtë ose indirekt të ndërlidhur me gjyqësinë, siç ka qenë shembulli me Kodin penal, pa e dëgjuar mendimin e gjykatësve, sepse kjo jo vetëm që nuk shkaktkon jotransparencë të procesit, por edhe pasoja të padëshiruara nga aspekti i sundimit të drejtësisë, theksoi kryetarja e Gjykatës Supreme, Besa Ademi në prezantimin e sotëm të rekomandimeve dhe planit aksional për përmirësimin e gjendjeve në jurisprudencë, të financuara nga Ambasada e SHBA-së, në organizim të Koalicionit "Të gjithë për gjykim të drejtë".

Shkup - Gjykata kushtetuese sot në mbledhje e pranoi nismën e Komisionit për parandalim të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, i cili inicoi procedurë për heqjen e "balancuesit" përkatësisht veglën për punësim në sektorin publik sipas përkatësisë etnike.

Shkup -  Gjykata Kushtetuese sot diskutoi në seancë nëse me vendosjen e përkatësisë së bashkësisë që është e nevojshme për të plotësuar secilin vend pune, kandidatët për nëpunës administrativë janë të kufizuar në disponueshmërinë e secilës punë, respektivisht nëse nga "detyrimi i kandidatëve për nëpunës administrativë në aplikimin për punësim midis të dhënave të tjera personale për të treguar përkatësinë e bashkësisë" shkel parimin e profesionalizmit dhe kompetencës dhe shkel të drejtën e garantuar me kushtetutë për punë dhe zgjedhjen e lirë të punësimit.

Shkup - Këshilli Gjyqësor sot mbajti debat pas kërkesës së Vesna Damevës për përcaktimin e përgjegjësisë ndaj gjyqtarit të Gjykatës Themelore të Kavadarit, Lazar Nanev. Debati ishte i hapur për publikun, me kërkesë të gjyqtarit dhe me vendim të Këshillit. Ky është debati i dytë publik për përcaktimin e përgjegjësisë ndaj gjyqtarit Nanev, pasi javën e kaluar Këshilli Gjyqësor diskutoi me kërkesë të gjyqtares Antoaneta Dimovska.

Ohër - Siguria dhe stabiliteti botëror dhe rajonal, mënyrat për forcimin e bashkëpunimit policor shumëpalësh ndërmjet anëtarësimit të Asociacionit Ndërkombëtare të Policisë (ANP), profesionalizëm më të madh të të punësuarve në shërbimet policore përmes llojeve të ndryshme të edukimit dhe shkëmbimit të përvojave janë ndër temat kryesore të diskutuara në Kongresin e 67-të Botëror të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë që po mbahet në Ohër.

Prishtinë - Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, beson se Qeveria e ardhshme ka shumë punë për të bërë për të sanuar dëmet “të shkaktuara nga ligjet kontradiktore dhe ndërhyrjet kundër biznesit” nga qeveria aktuale e Albin Kurtit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Bruksel - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, nesër do të ketë një drekë pune me gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku do të bisedohet për marrëdhëniet e ndërsjella dhe zbatimin e Planit për rritjen e rajonit, informoi sot zëdhënësja e KE-së për politikën e fqinjësisë, zgjerimin dhe partneritetet ndërkombëtare, Ana Pisonero.

Kiev - Parlamenti ukrainas miratoi sot rritjen e pjesës së shpenzimeve të buxhetit shtetëror të vendit për  500 miliardë rivnia ukrainas (12,05 miliardë dollarë), njoftoi UNIAN. Mjetet shtesë do të drejtohen në sektorin e mbrojtjes të vendit të shkatërruar nga agresioni ushtarak rus, thonë deputetët ukrainas.

Lisbonë - Qeveria portugeze sot ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në zonat të prekura më rëndë nga zjarret, duke përfshirë edhe rajonin Aveiro, në jug të Portos. Në vend momentalisht ka më shumë se 100 zjarre, ndërsa të paktën shtatë persona kanë humbur jetën në Aveiro dhe Vizeu, mes të cilëve edhe zjarrfikës dhe civilë, publikoi mbrojtja civile.

 Kajro - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni, sot në Kajro deklaroi se armëpushimi që synon t'i japë fund luftës ndërmjet Izraelit dhe Hamasit palestinez në Rripin e Gazës është mënyra më e mirë për të siguruar stabilitet rajonal.  "Të gjithë e dimë se armëpushimi është shansi më i mirë për t'u marrë me krizën humanitare në Gazë dhe rrezikun për stabilitet rajonal", tha Blinkeni në një konferencë për shtyp me shefin e diplomacisë egjiptiane, Badër Abdelati.

Bejrut - Grupi militant libanez Hezbollah njoftoi sot se sulmoi me raketa pozicionet e artilerisë izraelite, sulmi i parë ndërkufitar pas serisë së shpërthimeve të martën në Liban. Tajms of Izrael raportoi se një breshëri prej 10 raketash u hodh nga Libani drejt Galilesë Perëndimore. IDF tha se raketat goditën zona të hapura, me ç'rast nuk ka të lënduar.

Uashington - Humbjet e përgjithshme ushtarake të  Rusisë dhe Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, e kaluan shifrën prej një milion të vrarë dhe të plagosur, raporton sot "Uollstrit zhurnal". Gazeta u referohet informacioneve të klasifikuara të qeverisë ukrainase dhe informacioneve nga shërbimet e inteligjencës perëndimore.

Kajro - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot i mohoi raportet se SHBA-ja ka ditur paraprakisht për sulmin vdekjeprurës në Liban, në të cilin shpërthyen qindra pejxherë të Hezbollahut. "SHBA-ja nuk dinte për atë, as nuk ishte e kyçur në ato incidente. Ende po mbledhim informata dhe fakte", tha Blinken në konferencën për shtyp në Kajro.

QËNDRONI TË LIDHUR