• e diel, 20 tetor 2024
MIA Flesh

12:00/10 tetor/2024

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili mori pjesë në Samitin kushtuar Ukrainës në Dubrovnik, u takua me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski. "Realizova takim me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski. Shpreha mbështetjen dhe dëshirën time për arritjen e qëllimit për paqe të qëndrueshme", ka shkruar Mickoski në Fejsbuk. Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë së Veriut ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski.

Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot deklaroi se do të dalin me raport lidhur me vdekjen e gruas shtatzënë dhe foshnjës 14-muajshe, ndërsa më tej u mbetet organeve gjyqësore dhe hetuese të veprojnë. "Raportet janë gati, pothuajse të kompletuara. E prita raportin nga mekët profesionistë kompetentët ë pediatrisë që të japin një konkludim të caktuar. Shpresoj ose sot ose të hënën më së voni, ne si Ministri do të kemi konferencë për shtyp dhe do t'i tregojmë të gjitha hollësitë nga ngjarjet edhe me gruan nga Kumanova e cila ishte shtatzënë, e cila ndërroi jetë, dhe për fëmijë 14-muajsh, që ndërroi jetë në Klinikën e pediatrisë. Thashë, nëse prisni unë të gjykoj, ne nuk jemi organ gjyqësor", nënvizoi ai.

Shkup - Në propozim të Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Qeveria solli Dekret për garanci për origjinën e energjisë elektrike me të cilën hapet rruga drejt lëshimit të Garancive të origjinës (Guarantees of origin -GOs) nga ana e Operatorit ndërkombëtar të tregut të energjisë elektrike - MEMO, njofton Ministria e Energjisë. "Garancia për origjinën e dokumenteve elektronike qëllimi i të cilit është t'u sigurojë konsumatorëve dëshmi se një pjesë ose sasi e caktuar e energjisë prodhohet nga burimet e rinovueshme të energjisë. Këto garanci të origjinës përdoren në Bashkimin Evropian me qëllim të ndjekjes dhe verifikimit të origjinës së energjisë elektrike, me çka promovohet kështu përgjegjësia ekologjike, transparenca dhe besimi i konsumatorëve në tregun e energjisë", sqarojnë nga Ministria. 

Shkup - Zëdhënësja e re e Qeverisë, Maria Miteva, pas reagimeve në opinion për kryerejen e dy funksioneve njëkohësisht, si zëdhënëse dhe si deputete, përmes kumtimit në Fejsbuk thekson se menjëherë pas emërimit të saj si zëdhënëse e Qeverisë, ka parashtruar dorëheqje të parevokueshme me shkrim nga funksioni i deputetes. 

Shkup - MPB informon se në orën 01.10 në rrugën "Zhivko Brajkovski" në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e kanë privuar nga liria A.I. (29) nga Gostivari për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka qenë i involvuar për tregti me drogë dhe në të njëjtën kohë është kërkuar me urdhërarrest. Ai është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Korrektues Burgu Tetovë ku ka vuajtur dënim me burg  në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muajve për veprën penale të kryer "prodhimi i palejuar, shitje e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve".

Shkup - Temperatura më e ulët e mëngjesit prej gjashtë gradë mëngjesin e sotëm është matur në Berovë. Siç njoftojnë nga DPHM-ja, 9 gradë janë matur në Kodrën e Diellit, 10 në Manastir, Strumicë, Lazaropole, Kriva Pallankë dhe Kumanovë, 11 në Tetovë dhe Gjevgjeli, 12 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Ohër, Prilep, Shtip, Hanet e Mavrovës, Demir Kapi, Krushevë, Veles dhe Kavadar, 13 gradë në Pretor dhe 14 në Vinicë dhe Dibër. Në 24 orët e fundit, më shumë shi ka rënë në Lazaropole (gjashtë litra në metër katror), 2 në Shtip, Ohër, Vinicë, Pripel dhe Krushevë dhe 1 në Manastir, Dibër, Kodrën e Diellit, Strumicë, Gjevgjeli, Veles, Pretor, Demir Kapi, Radovish-Pozhar, Kavadar-Hanet e Mavrovës. 

Prishtinë - Presidentja Vjosa Osmani ka vlerësuar se ashtu siç ka dështuar Serbia në Kosovë, Rusia do të dështojë në Ukrainë, lajmëroi korrespondemti i MIA-s nga Prishtina. Në një postim në rrjetin social "Fejsbuk", Osmani ka shkruar për diskutimet që i  ka bëtë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, i cili është mbajtur dje.  "Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë", ka shkruar Osmani.  

Tel Aviv - Armata izraelite (IDF) sot bëri të ditur se dy komandantë të Hezbollahut janë vrarë në një sulm ajror në Libanin jugor. Sipas ushtrisë, një nga komandantët e vrarë ishte Ahmad Mustaga Alhaxh Ali, përgjegjës për gjuajtjen e qindra raketave dhe raketave antitank në qytetin Kirjat Shmona në Izrael, raportoi Rajm of Izrael. Personi i dytë i vrarë ishte Muhamed Ali Hamdan, komandanti i korpusit antitank në Meis Ej Xhabal, përtej kufirit nga Kirjat Shmona. IDF pretendoi se ai ishte gjithashtu pas shumë sulmeve ndaj komuniteteve veriore.

Nju-Jork - Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dje mbajti mbledhje me rastin e krizës humanitare, një vit pas sulmit të grupit militant palestinez Hamas ndaj Izraelit, pas çka filloi lufta në Rripin e Gazës. Ambasadori izraelit Deni Danon theksoi se kaloi nël vit nga "masakra" e 7 tetorit, ditës mët ë zezë në historinë e Izraelit. "Gjatë vitit të kaluar Izraeli pësoi dhimbje të paimagjinueshme. Familjet janë ende të pikëlluara, jo vetëm për ata që i humbën, por edhe për ata të cilët mbetën në duart e Hamasit", theksoi Danon. Ai shtoi se "e ardhmja e Gazës duhet të jetë e ardhme pa Hamasin".

Uashington - Presidenti amerikan, Xho Bajden mbrëmë bisedoi në telefon me kryeministrin izraelit, benjamin Netanjahi, biseda e tyre e parë telefonike brenda shtatë javëve. Dy liderët pritej të diskutojnë për sulmin e mundshëm izraelit të Iranit pas sulmit raketor iranian të javës së kaluar. Nga Shtëpia e Bardhë deklaruan se edhe nënpresidentja Kamalla Haris mori pjesë në bisedën 30-minutëshe. "Biseda ishte e drejtpërdrejtë dhe produktive", tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer, duke shtuar se liderët biseduan rreth një liste të gjatë temash, prëfshirë edhe mendimet izraelite për atë se si do të përgjigjet Irani.

Salcburg - Trajneri gjerman Jirgen Kllop e komentoi emërimin e tij në funksionin e "Shefit të Futbollit" në Red Bull. "Për të qenë pjesë e një projekti të tillë pas pothuajse 25 vite punë i trajnerit nuk është asgjë më emocionuese. Edhe pse roli im ka ndryshuar, pasioni im për futbollin dhe njerëzit që janë të përfshirë nuk ka ndryshuar. Duke punuar në Red Bull në nivel botëror, dëshiroj t'i zhvilloj dhe mbështes lojtarët tanë të mrekullueshëm. E shoh rolin tim si mentor për trajnerët dhe menaxherët e klubit në sistemin Red Bull", deklaroi Kllop. 

QËNDRONI TË LIDHUR