• e martë, 24 shtator 2024
MIA FLESH

18:00 / 23 shtator / 2024 

Shkup - Anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet prioriteti i ynë strategjik, si në politikën e brendshme, ashtu edhe në atë të jashtme. Me modesti, por edhe me të drejtën tonë, ne besojmë se BE-ja duhet të vazhdojë të ofrojë rrugë të qartë dhe të qasshme drejt anëtarësimit për të dy vendet tona, si dhe për tërë rajonin tonë të Ballkanit Perëndimor. Me mbajtjen e politikës kredibile për zgjerim, BE-ja mund t'i stimulojë reformat dhe ta nxit ndjenjën e shpresës dhe orientimit, porositi kryetarja e Parlamentit shqiptar, Elisa Spiropali, e cila sot qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Shkup - Këshilli Kombëtar për Zhvillim është një platformë e shkëlqyeshme për të marrë pjesë në vizionin dhe realizimin e asaj që paraqet qëllimin strategjik të vendit dhe për këtë është e nevojshme të krijohet udhërrëfyes dhe vizion për hapat në periudhën e viteve 2024 – 2044, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në sesionin e dytë të sotëm të Këshillit Kombëtar për Zhvillim, ku morën pjesë Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson, si dhe përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara dhe UNDP, Rita Kolumbia dhe Armen Grigorian.

Shkup - Kryetari i LSDM-së dhe deputeti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, së bashku me koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së Oliver Spasovski dhe deputetin Fatmir Bytyqi, zhvilluan takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Elisa Spiropali, e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vend.

Shkup – VMRO-DPMNE sot ju bëri thirrje deputetëve të LSDM-së të cilët janë anëtarë të Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, të nënshkruajnë kërkesën deri te kryetarja e Komisionit, Ilire Dauti nga Fronti Evropian, që ta vendosë në rend dite Ligjin për branitellat. 

Shkup - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi sot në Kuvend zhvilloi takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali e cila ndodhet për vizitë zyrtare në vend. Gashi dhe Spiropali mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi, por për deklaratën e Spiropalit nuk u sigurua përkthim adekuat.

Shkup – Instituti i Shëndetit Publik informon se këtë muaj është rritur numri i të sëmurëve me Kovid-19. Në periudhën prej 16 deri më 22 shtator janë regjistruar 64 raste të reja pozitive që është rritje prej 12,3 për qind në krahasim me javën e kaluar.  Janë regjistruar persona të sëmurë nga nëntë qytete. Pjesa më e madhe janë nga Shkupi, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Pehçevë. 

Shkup – Përderisa qytetarët ankohen për rrugë të shkatërruara dhe menaxhim të pasuksesshëm të qytetit, koalicioni BDI-Arsovska – E majta i drejton forcat e saj drejt kthimit të përmendores së Andon Llazov Qoseto, në tërësi duke i injoruar nevojat reale të qytetarëve, deklaroi sot Feride Haxhiu nga koalicioni VLEN në qarkoren te QT”Ist gejt”, ku është vendosur një tabelë ndërtimore si përgatitje për vendosje të serishme të përmendores. 

Prishtinë - Shefi i grupit parlamentar partisë më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, Abelard Tahiri, deklaroi se shpreson të mos shtohen sanksionet e vendosura nga aleatët perëndimor ndaj Kosovës gjatë qeverisjes aktuale, të kryesuar nga Albin Kurti, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Moskë - Të paktën 56 civilë janë vrarë, ndërsa 266 janë plagosur gjatë "pushtimit shtatëjavor" të Ukrainës në rajonin perëndimor Kursk në Rusi, kumtoi sot i Ministria ruse e Punëve të Jashtme. Kievi e filloi ofensivën tejkufitare më 6 gusht, më shumë se dy vite prej se Moska dërgoi dhjetëra mijë ushtarë në Ukrainë, ndërsa forcat ukrainase ende janë të pranishme në rajonin Kursk.

Moskë – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, deklaroi sot se Moska do ta shqyrtojë “planin për fitore”, të përgatitur nga presidenti ukrainas Volodomir Zelenski në luftën kundër Rusisë kur do të publikohet informacioni zyrtar për të.

Bejrut - Aeroplanët luftarakë izraelitë sot kryen qindra sulme në Liban, pas çka, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, humbën jetën të paktën 182 persona në valën më të rëndë të bombardimeve që nga fillimi i konfliktit vitin e kaluar. Armata izraelite kumtoi se kishte goditur rreth 300 caqe të Hezbollahut dhe do të vazhdojë të sulmojë vendet që besohet se përdoren nga grupi për të ruajtur armët, dhe njëkohësisht paralajmëroi civilët që të evakuohen.

Bejrut - Më shumë se 100 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 400 u plagosën, "duke përfshirë gra, fëmijë dhe punonjës mjekësor", në sulmet e sotme ajrore izraelite në Libanin jugor, kumtoi Ministria e Shëndetësisë në vend. Bëhet fjalë për numrin më të madh të viktimave gjatë një dite që nga fillimi i luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut në tetor.

Tel Aviv – Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi sot se Izraeli përballet me “ditë të komplikuara” derisa e rrit intensitetin e sulmeve ndaj Hezbollahut në Libanin jugor dhe bëri thirrje për unitet mes izraelitëve derisa zgjat fushata. 

Tokio - Shtatë persona kanë vdekur pasi reshjet e mëdha të shiut shkaktuan rrëshqitje të dheut dhe përmbytje në Japoni. Në prefekturën Ishikava, gjithashtu, po kërkohen edhe shtatë persona tjerë, të cilët rezultojnë të zhdukur. Në këtë zonë, shumë shtëpi u përmbytën, kumtoi servisi informativ publik NHK. Disa ndërtesa u rënuan nga lumenjtë e derdhur.

QËNDRONI TË LIDHUR