• e enjte, 26 shtator 2024
MIA FLESH

18:00 / 25 shtator / 2024

Shkup - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot mori pjesë në konferencën me temë “Nga Sllovenia në Maqedoninë e Veriut: Sinergjia e arsimit dhe biznesit në Maqedoninë e Veriut, organizuar nga Ambasada e Republikës së Sllovenisë, Organizata e Studentëve nga Maqedonia dhe Shoqëria e Biznesmenëve nga Sllovenia dhe Maqedonia.

Shkup - Gjykata Kushtetuese sot miratoi vendim me të cilin shfuqizoi nenin 2 dhe nenin 4 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për marrëdhëniet obligative. Sipas vendimit do të zbatohet Ligji i vjetër për marrëdhëniet obligative, përkatësisht, afati i vjetërësimit të kërkesave të kreditorëve mbetet dhjetë vjet.

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mori pjesë në takimin e Koalicionit global për përballje me kërcënimet nga drogat sintetike dhe në debatin e Këshillit të Sigurimit, ku mbajti takime të shkurtra me disa lider dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot kumtoi se Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas iniciativës së parashtruar të KSHPK-së për ndjekje penale, e ka pranuar iniciativën, ka formuar lëndë dhe ka filluar procedurë sipas propozim akuzës kundër drejtorit organizativ të Klinikës Universitare të Toksikologjisë.

Shkup - Në hapësirat e komunës së Çairit sot u bë promovimi i librit "Hani i tre djajve" nga autori Fadil Curri. Para mysafirëve të pranishëm në këtë event, fjalime për jetën dhe veprimtarinë e autorit mbajtën recensuesi i librit Rexhep Bajrami, kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Memet Balazhi, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe personalitete tjerë nga jeta publike në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarja e përgjithshme, Marina Dimovska sot realizuan takim me drejtorin e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), Xhon Fluarti. Në takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e deritanishëm midis Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe IRI-së, si dhe për mundësitë për avancimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në periudhën e ardhshme dhe në segmente të tjera.

Shkup - Në ditën e dytë të Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zhvilloi dy takime të ndara me shefin e diplomacisë së Estonisë, Margus Cahkna dhe me ministrin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Reem Al Hashimu.

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e akuzoi Serbinë për ngecjet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe deklaroi se  presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka strehuar udhëheqësin e grupit terrorist që kreu sulmin e vitit të kaluar në Banjskë, Milan Radoiçiq.

Prishtinë – Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi se fitorja e policisë së Kosovës në rastin prej para një viti në Banjskë në veri të Kosovës, të cilën e quajti “historike”, diplomacinë e Kosovës e shndërroi në izolim dhe sanksione, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tiranë - Anijet e Anijet e Marinës shqiptare, të cilat janë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, në zonën e patrullimit, kanë shpëtuar vetëm këtë vit mbi 300 emigrantë. "Shqipëria po shndërrohet nga konsumator në eksportues të sigurisë. Vendi ynë ka 8 vjet që kontribuon në operacionin e NATO-s në detin Egje. Në periudhën e kaluar të vitit, anijet tona kryen mbi 5500 orë patrullim, kurse në 10 operacione detare shpëtuan 304 persona, të cilëve u lejuan të arrinin të sigurtnë tokë", publikoi në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes Piro Vengu.

Vienë - Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK) ka rritur parashikimet e saj afatmesme dhe afatgjata për kërkesën globale të naftës, duke parashikuar se motorë të rritjes e saj do të jenë India, Afrika dhe Lindja e Afërt. Në vitin 2028, kërkesa botërore për naftë duhet të arrijë në 111 milionë barel në ditë, publikoi OPEK në parashikimin e tij vjetor, duke rritur vlerësimin e vitit të kaluar me 800.000 barel në ditë.

Bruksel - NATO po planifikon të koordinojë transportin e një numri të madhë të ushtarëve të plagosur më larg nga fronti në rast lufte me Rusinë, ndoshta përmes treneve spitalore, pasi evakuimi ajror mund të jetë i pamundur, publikuan mediat britanike duke iu referuar deklaratës së gjeneral-nënkolonel Aleksandar Solfrank, shef i komandës logjistike të NATO-s (Komanda e përbashkët për mbështetje dhe mundësim).

Teheran - Forcat iraniane në kryeqytetin Teheran e ekspozuan arrmatimin e rëndë, duke përfshirë raketa balistike, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe dronë. Një poster të liderit të Iranit, ajetollah Ali Hamnei është vendosur pranë armëve të ekspozuara në sheshin Baharistan.

Teheran – Lideri suprem iranian Ali Hamnei nuk sheh kurrfarë shenja të humbjes të milicisë libaneze Hezbollah, edhe krahas vrasjes së komandantëve të tij të lartë në sulmet e Izraelit, informon DPA. “Pa dyshim ajo ishte humbje për Hezbollahun, por nuk ishte humbje që shkaktoi humbje të tij”, tha ajatollahu 85-vjeçar Ali Hamnei sot në ngjarjen për veteranët në Teheran.

Bejrut – Të paktën 51 persona janë vrarë, ndërsa 223 janë plagosur në sulmet e sotme izraelite ndaj Libanit, deklaroi ministri libanez i Shëndetësisë, Firas Abijad, transmetoi Skaj Njuz. “Sulmet e fundit izraelite vranë më shumë se 700 njerëz dhe plagosën edhe 5.000, përfshirë gra, fëmijë dhe një numër të madh të punonjësve për kujdes”, tha Abijad në intervistën të dhënë paraprakisht.

Bejrut - Edhe pse veprimet izraelite kundër Hezbollahut, duke përfshirë edhe vrasjen e disa komandantëve, shpërthimin e pejxherëve dhe voki-toki-ve, si dhe një seri sulmesh ajrore që filluan të hënën, në mënyrë të ndjeshme kanë dëmtuar grupin shiit, shkruan Bi-Bi-Si në analizë, fuqia e Hezbollahut mbetet e shkëlqyer.

Bejrut – Numri i të vrarëve nga sulmet e sotme ajrore izraelite ndaj Libanit u rrit në 23, njoftoi Ministria e Shëndetit Publik të Libanit.  Shumica e të vrarëve janë regjistruar në jug të vendit: Katër janë në Xhun, tre në Ain Kana, dy në Tibnin dhe tre në Bint Xhbeil. 

Bejrut - Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM) sot kumtoi se pas sulmeve treditore ajrore izraelite në Liban, në atë vend janë zhvendosur të paktën edhe 90.530 persona. Pothuajse 40.000 prej tyre aktualisht janë vendosur në 283 strehimore.

Ankara - Izraeli do të sulmojë Turqinë, pohon këshilltari i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe u bën thirrje turqve të "hapin sytë", kumtoi portali informativ turk T24. Sipas Jigit Bulut, i cili është dhe këshilltari kryesor i presidentit Erdogan dhe anëtar i Këshillit për Politika Ekonomike të presidencës, "së shpejti Izraeli do të sulmojë xhaminë Al-Aksa dhe vende tjera të shenjta".

Londër – Kryeministri britanik Kir Starmer deklaroi se është “shumë i shqetësuar” për shkak të përshkallëzimit të luftërave në Liban dhe ju bëri thirrje “të gjitha palëve” të tërhiqen dhe ta qetësojnë situatën. “Na duhet armëpushim që të mundet kjo të zgjidhet në rrugë diplomatike”, shtoi ai.

Londër - Shkencëtarët kumtuan se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore dyfish kanë rritur gjasat për përmbytje të sërishme në Evropën Qendrore këtë muaj. Analizat e zabatuara nga World Weather Attribution, një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë, kanë hulumtuar ndikimin e ndryshimeve klimatike ndaj reshjeve të mëdha dhe përmbytjet që goditën disa vende evropiane, si Poloninë, Çekinë, Austrinë, Rumaninë, Hungarinë, Gjermaninë dhe Sllovakinë këtë muaj.

Nju-Jork - Turqia është e gatshme të ndërmarrë të gjitha llojet e hapave lehtësuese, duke përfshirë ndërmjetësimin, për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme midis Ukrainës dhe Rusisë, deklaroi dje presidenti turk Rexhep Taip Erdogan gjatë takimit me homologun e tij të Ukrainës, Vollodimir Zelenski.

Nju-Jork - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski bisedoi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për nevojën nga përforcimi i mbrojtjes ajrore ukrainase dhe për rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në Aleancë.

Nju-Jork - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani deklaroi se Italia dhe vendet e G7 po punojnë për armëpushim në Liban dhe Gazë, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA. "Ky është prioritet për Italinë dhe G7", theksoi ai.

Uashington - Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi, e cilësoi tentimin e Hezbollahut për të lansuar raketë balistike drejt Tel Aviv si "mjaftë shqetësuese". Izraeli kumtoi se ka shkatërruar raketën nga Hezbollahu - që do të ishte një sulm i paprecedent nga ana e këtij grupi militant, i cili arriti thellë në qendrat komerciale të Izraelit dhe shënoi një hap të ri në eskalimin e konfliktit.

Uashington – Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken deklaroi sot se Hamasi nuk ka marrë pjesë në bisedimet për armëpushim dhe lirimin e pengjeve gjatë disa javëve të fundit, përderisa përsëri theksoi se kanë mbetur shumë pak çështje për tu zgjidhur në marrëveshjen potenciale.  “Kemi dokument – marrëveshje. Ka 18 paragrafe – 15 e tyre janë dakorduar ndërmjet Hamasit dhe Izraelit”, deklaroi Blinkeni për emisionin “Today” në En-Bi-Si.

Uashington – Senatori nga Ohajo Xhej Di Vans, kandidat për nënkryetar nga Partia Republikane, është më pak i famshëm mes votuesve në krahasim me rivalin e tij demokrat – guvernatorin e Minesotës Tim Uollc, tregon një anketë e re e Asoshiejted pres dhe Qendrës për Hulumtim të Mendimit Publik NORK.

QËNDRONI TË LIDHUR