• e premte, 27 shtator 2024
MIA FLESH

12:00 / 19 shtator / 2024

Shkup – Deri në fund të shtatorit publiku mund të marrë pjesë me sugjerime lidhur me pesë propozim-ligjet nga sfera e arsimit të cilët janë publikuar në sistemin qeveritar ENER (Regjistri i Vetëm Kombëtar i Rregulloreve). Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën thirrje që publiku të përfshihet që të krijohen zgjidhjet më cilësore me të cilat, siç bën të ditur “ do t`i avancojnë shërbimet arsimore dhe do të sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për palët e interesuara në procesin edukativo-arsimor”.

Shkup - Asambleja e përgjithshme e KB-së sot me shumicë të madhe e ka përkrahur rezolutën joobligative palestineze, me të cilën kërkohet që Izraeli ta ndërpres praninë e vet joligjore në Gazë dhe Bregun e okupuar perëndimor në afat prej një viti. Për rezolutën kanë votuar 124 nga 193 anëtare të organizatës botërore, 14 ishin kundër, 43 të përmbajtur.

Shkup - Për shkak të defektit në pusetë, pa ujë nga ora 11 janë shfrytëzuesit e një pjese të rrugëve "Nikolla Gërçeto" dhe "Metodija Mitevski" në Fushë Topanë, kumtoi NP Ujësjellësi dhe kanalizimi - Shkup. Furnizimi me ujë do të ndërpritet deri në riparimin e defektit.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Nju Jork, ku në kuadër të Javës së nivelit të lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.

Sofje - Kabineti i presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev dhe Ministria e Punëve të Jashtme në Sofje kanë reaguar ndaj, siç thuhet, "kualifikimeve fyese ndaj Bullgarisë dhe popullit bullgar nga funksionarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Romë - Disa shtëpi po evakuohen në rajonin verior Emilia-Romanja të Italisë pas stuhisë "Boris" e cila javën e kaluar çoi në vdekjen e të paktën 24 personave në Evropën Qendrore dhe Lindore, duke shkaktuar vërshime dhe rrëshqitje të dheut.

Bruksel – Anëtarësimi ynë në NATO përfaqëson përcaktim strategjik afatgjat dhe kontribuon për fuqizim të sigurisë kolektive, porositi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në fjalimin në pritjen e organizuar në selinë e Aleancës në Bruksel me rastin e Ditës së Pavarësisë – 8 Shtatori. 

Stokholm - Nga viti 2028, fëmijët suedezë do të fillojnë shkollën në moshën gjashtëvjeçare, një vit më herët se modeli i tanishëm, në kuadër të reformave të sistemit arsimor që shënon tranzicion në mësimin e bazuar në lojë.

Uashington - Anëtarët e Dhomës përfaqësuese të SHBA-së që është nën kontrollin e republikanëve, kanë refuzuar propozim- ligjin për financimin e qeverisë amerikane deri më 28 mars. Dokumenti u mbështet nga 202 kongresmenë, ndërsa 220 kanë qenë kundër.

Tokio - Firma japoneze Ikom kumtoi se para rreth 10 viteve ndaloi prodhimin e një modeli të uoki-toki që supozohet se ishte përdorur në shpërthimet e fundit në Liban. "IC-V82 është një radio dore e cila është prodhuar dhe eksportuar, duke përfshirë dhe Lindjen e Afërt, nga viti 2004 deri në tetor të vitit 2014. Ajo u ndërpre para rreth 10 viteve dhe që atëherë nuk është furnizuar nga kompania jonë", bën të ditur kompania në një deklaratë.

Rijad - Princi i kurorës saudite Mohamed bin Salman deklaroi se vendi i tij nuk do të normalizojë marrëdhëniet me Izraelin pa përmbushur dy kushte. "E përsërisim reagimin tonë për krimet e kryera nga autoritetet okupuese izraelite ndaj popullit palestinez", deklaroi princi Mohamed bin Salman në hapjen e sesionit të Kuvendit këshillvënës Shura.

Jerusalem – Armata izraelite e zhvendosi divizionin e 98-të në veri të Izraelit me vendim qeveritar. Ky grup luftoi deri vonë në Rripin e Gazës. Vendimi për zhvendosjen e divizionit, vetëm një ditë pas shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit në Liban dhe Siri, për të cilat akuzohet Izraeli dhe pas kërcënimeve për hakmarrje nga Hezbollahu, përfshin shpërndarje të forcave të mëdha në kufirin verior.

Jerevan - Rusia pagoi dhe stërviti një grup kryengritës për të rrëzuar qeverinë pro perëndimore të Armenisë në fillim të këtij viti, deklaruan prokurorët armenë, duke shtuar se shërbimet lokale të sigurisë e kishin parashikuar komplotin e supozuar me kohë. Komiteti hetimor i Republikës së Armenisë kumtoi se shtatë persona do të akuzohen për "përgatitje për uzurpim të pushtetit duke përdorur dhunë dhe kërcënime me dhunë për marrjen e pushtetit".

QËNDRONI TË LIDHUR