• e premte, 27 shtator 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/17 shtator 2024 

Bruksel - Kryeministri Hristian Mickoski, i cili po qëndron për vizitë pune në Bruksel, sot së bashku me liderët e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mori pjesë në drekën e punës në organizim të kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen. Në kumtimin në platformën X, pas takimit, Fon der Lajen theksoi se të gjitha gjashtë vendet partnere nga Ballkani Perëndimor i takojnë Evropës. "Kjo është ajo për të cilën punojmë. Paralelisht, i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre drejt tonave dhe me Planin tonë për rritje prej 6 miliardë euro për rajonin", theksoi Fon der Lajen në kumtim.

Shkup  – Një pjesë e madhe e deficitit të kuadrit mjekësor në shëndetësi do të kompensohet me specializantët privatë prej të cilëve në thirrjen e fundit kanë arritur rreth 480 aplikime, ndërsa do të veprohet sipas interesit të spitaleve. Shpresoj se në 300 mjekët e parë, një pjesë e tyre, ndoshta më shumë se 10, do t’i angazhojmë në Shtip, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari. Ai sot e vizitoi Spitalin Klinik në Shtip dhe paralajmëroi se aty specializantët e parë mund të priten deri në fund të vitit. Interesim kanë shprehur rreth 30 mjekë. 

Shkup  - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka bërë të ditur se po shqyrtohet nëse spitali modular i vendosur në Klinikën infektive në Shkup ta marrë Ministria e Mbrojtjes apo përsëri të transferohet në Burgun e Idrizovës. Taravari, sot në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve ka thënë se ka vendim të Qeverisë për marrjen e spitalit modular nga ana e MM-së, por se duhet ambulancë edhe në Burgun e Idrizovës.

Shkup – Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot dhe nesër është për vizitë pune në Hungari, ku do të marrë pjesë në takimin e ministrave të transportit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Në takimin në Budapest do të bisedohet për prioritetet në sektorin e transportit si faktor kyç në integrimin ekonomik të BE-së dhe konkurrencës. Përveç ministrave të transportit nga Unioni, në takimin joformal marrin pjesë edhe ministrat e transportit të vendeve nga Ballkani Perëndimor, nga vendet e EFTA-s, më tutje Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, si dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian dhe organizatave transportuese, njoftoi Ministria e Transportit. 

Shkup - Për fjalorin që e ka përdorur ka vetëm një justifikim - dorëheqjen e atij ministri, ndërsa nëse nuk e bëjnë këtë, as presidenti, as kryeministri, as ministrat, as partitë nuk duhet të takohen e të bisedojnë me të. Kështu lideri i GERB-it Bojko Borisov sot e ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski i cili si i ftuar në TV Alfa, duke folur për mungesën e flamurit të Maqedonisë në foton e përbashkët të presidentes Gordana Siljanovska - Davkova dhe Rumen Radevit tha "se shihet qartë se nikoqiri nuk është i civilizuar, as nuk ka respekt, prandaj ndodhin këto situata. Më mizorë nga ata janë vetëm shërbëtorët tanë vendor".

Shkup - Klubi për çështje dhe politika rinore është organ që paraqet urë lidhëse ndërmjet të rinjve dhe institucioneve. Ligji për pjesëmarrjen e të rinjve dhe politikave rinore, i cili është miratuar në përbërjen e parë të Klubit, duhet të përditësohet dhe plotësohet. Ai ka bërë disa përparime, por disa dispozita në masë të madhe nuk po zbatohen. Kur bëhet fjalë për të rinjtë, nuk duhet të ketë politikë, politikat rinore duhet të jenë prioritet dhe të gjithë deputetët duhet të punojnë për këtë. Këto ishin konkluzionet e debatit të parë publik të sotëm të përbërjes së re të Klubit parlamentar për Çështjet dhe Politikat Rinore.

Bruksel  - Minisri i Punëve të Jashtme dhe Tregitë së Jashtme, Timço Mucunski, i cili e shoqëron kryeministrin Hristijan Mickoski për vizitë pune në Bruksel, në selinë e NATO-s ka realizur takim me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës në largim, Jens Stoltenberg. Siç njoftoi sot ministri Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk, në takimin me Stoltenbergun i ka shprehur falënderimin personal për kontributin e tij në sigurinë euroatlantike, me këtë rast duke i dhuruar Pllakë për sukseset e arritura. 

Manastir - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në bashkëpunim me organizatën FAO do ta zgjidhin pronësinë privato-publike për menaxhim dhe sundim më të mirë me tokën bujqësore në Pellagoni. Para bujqve të Pellagonisë, ministri Cvetan Tripunovski sot paralajmëroi se procesi për zgjidhjen e problemit shumëvjeçar do të përshçejtohet dhe në interes të bujqve.

Shkup – Një person ndërroi jetë në Klinikën Infektive nga virusi i Etheve të Nilit Perëndimor. Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) nga fillimi i vitit deri më tani ka gjithsej 30 testime për Ethet e Nilit Perëndimor, prej të cilëve katër janë raste të konfirmuara si pozitive, me çka rasti i katërt ka përfunduar me vdekje, informoi sot në konferencë për media drejtoresha e ISHP Maria Andonovska. 

Shkup - Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi sot iu përgjigj ftesës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për të marrë pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut, të organizuar nga Dr. Amir Elezi, drejtor i Klinikës së Transfuziologjisë. Ky aksion ishte i dedikuar për deputetët dhe të punësuarit e Kuvendit republikan. Ibrahimi theksoi se dhurimi i gjakut është një akt humanitar që përfiton jo vetëm pranuesi, por edhe vetë dhuruesi. 

Tiranë - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është në fakt një proces i fuqizimit demokratik të shtetit, ndaj dhe ne duhet të bëjmë detyrat e shtëpisë për veten tonë”, publikoi ATSH. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Komitetit ekonomik dhe social evropian, Oliver Ropke, Rama u ndal te marrëdhëniet me BE-në.

Shkup  - Nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme të përcjella me bubullima, kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM). Temperatura minimale do të sillet në interval prej tetë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale gjatë ditës do të arrijë prej 14 deri në 25 gradë Celsius.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në largim, Jens Stoltenberg, i ka paralajmëruar evropianët dhe amerikanët në tundimin për "izolacionizëm" në fjalimin e tij lamtumirës që do ta mbajë sot, para largimit të tij nga kreu i Aleancës në tetor. Pas dhjetë viteve në krye të kësaj organizate, ish-kryeministri norvegjez e braktisit këtë funksion, ndërsa në vend të tij vjen ish-kryeministri holandez Mark Rute.

Ramallah - Forcat izraelite kanë kryer edhe një valë arrestimesh në Bregun e okupuar Perëndimor. Në Kalkila dhe qytetin pranë Xhejus, ata arrestuan 13 persona duke përfshirë një grua, ndërsa gjashtë persona të tjerë u arrestuan në Vitleem. Edhe dy persona të tjerë u arrestuan në fshatrat Beit Rima dhe Kafr Ein që gjenden në veriperëndim të Ramallahut.

Nju Jork - Më shumë se 130 liderë botërorë do të takohen javën e ardhshme në Nju Jork në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku do të diskutojnë për luftën në Lindjen e Mesme dhe Evropë, ritmin e ngadaltë të përpjekjeve për t'i dhënë fund konflikteve dhe përkeqësimin e klimës dhe krizave humanitare.

Tel Aviv  - Një civil izraelit u arrestua muajin e kaluar me dyshim se ka qenë i rekrutuar nga Irani për të kryer atentat ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, ministrit të Mbrojtjes Joav Galant ose shefit të shërbimit të sigurisë, Shin Bet, Ronen Bar, kumtuan sot Shin Bet dhe policia. Përfaqësues të Shin Betit dhe policia informuan se i dyshuari dy herë ka qenë i kontrabanduar në Iran dhe se ka marrë para për misionin, njofton Tajms of Izrael. I dyshuari, i cili është anonim, sot u akuzua.

Los Anxhelos - Ish ylli i NBA-së, Shekil O'Nil flet për rastet e humbura gjatë karrierës. "Duhej të kem të paktën tetë apo nëntë unaza të kampionit. Flas për rastet e humbura. Dy në Majami, një-dy me Peni Hardavej. Kobe dhe unë duhej ta fitonim Detroitin. Vitin e parë me Majami Hit duhej të bëhemi kampionë, por humbën nga Detroiti. Kemi mundur të fitojmë me Lebronin. Edhe sezonin në Boston. Nëse gjithçka shkonte në mënyrë perfekte, duhej të kem tetë apo nëntë unaza", deklaroi O'Nil.

QËNDRONI TË LIDHUR