• e mërkurë, 25 shtator 2024
MIA FLESH

18:00 / 24 shtator / 2024

Shkup - Kuvendi me 83 vota "pro" dhe 17 "kundër" sot e ka miratuar Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për pushtetin lokal, me procedurë të shkurtuar. Me ndryshimet parashikohet që ushtruesi i detyrës kryetar i komunës, ku me forcën e ligjit i ka përfunduar mandati i kryetarëve të zgjedhur ta mund ta kryejnë këtë funksion deri në zgjedhjen e njeriut të parë të komunës. Pas zgjedhjeve parlamentare në vend dhe zgjedhjes së ministrave dhe deputetëve, u.d. kryetarë të komunave ka në Komunat Aerodrom, Gostivar dhje Saraj.

Shkup - Në Kuvend sot është mbajtur takimi i Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve dhe Komisionit për Financim dhe Buxhet, me përfaqësuesit e kursimores FULM, ku morën pjesë Sanja Llukarevska, kryetare e Komisionit për Financim dhe Buxhet; Vesna Gjorgjieva, nënkryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, Eleonora Zgonjanin Petroviq, përfaqësuese e kursimores FULM dhe përfaqësuesit e Rrjetit Evropian të Unioneve Kreditore nga disa vende të Evropës dhe SHBA-së.

Shkup – Qeveria sot mori vendime me të cilat shfuqizohen licencat për lojërat e fatit në internet.  Për shkak të parregullsive në punë, lëshimeve dhe dyshimeve të bazuara për punë dhe sjellje të paligjshme, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin në lidhje me nevojën e ndërprerjes së Shoqatës për organizimin e lojërave elektronike të fatit, Video Lotaria e re shtetërore Lotaria NOVO VLT SHPK- Shkup dhe shoqatave për organizimin e lojërave të fatit onllajn, Shoqata për organizimin e lojërave të fatit onllajn Lotaria shtetërore - MOZZART SHPK Shkup, Shoqata për organizimin e lojërave të fatit onllajn Lotaria shtetërore - 77 BITS SHPK Shkup dhe Shoqëria për organizimin e lojërave të fatit onllajn Lotaria Shtetërore - VEZUV SHPK Shkup, në të cilën SHA për organizimin e lojërave të fatit, Lotaria Shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut është partner dhe ndërmerr aktivitete për heqjen e platformës 2Win.mk për organizimin e lojërave në internet (onllajn) të  Shoqërisë për organizimin e lojërave të fatit, Video Lotaria shtetërore e Republikës së Maqedonisë - CASINOS AUSTRIA SHPK- Shkup.

Shkup - Laima Lucia Andrikiene, anëtare e Gjykatës Evropiane të Revizorëve, ka vizituar sot Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku realizoi takim të përbashkët me Kryetarin Afrim Gashi, me nënkryetarin e Kuvendit dhe kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane, Antonijo Milloshoski, dhe me kryetaren e Komisionit për Financim dhe Buxhet, Sanja Llukarevska.

Shkup – Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot ka marrë pjesë në konferencën e ministrave të Ekonomisë në kuadër të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Berlin. Siç bënë të ditur nga Ministria e Ekonomisë, ministrat e ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në forumin e biznesit diskutuan në temën “10 vjet Proces i Berlinit - Ballkani Perëndimor si zonë ekonomike në rrugën e BE-së”.

Shkup - Kryeministri hungarez, Viktor Orban së bashku me një delegacion të Qeverisë hungareze, më 26 dhe 27 shtator do të qëndrojë për vizitë dyditore në  Republikën e Maqedonisë së Veriut, informoi pres-shërbimi qeveritar.

Shkup - Tridhjetë e tetë amerikanë dje arritën në vend, të cilët do të shërbejnë si vullnetarë në Korpusin paqesor. Ata do të jenë vullnetarë në institucione dhe organizata të ndryshme mbarë vendin, ku do të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre. Në vend do të qëndrojnë dy vjet.

Shkup - Me ndeshjet në ping-pong, ditën e djeshme në hapësirat e Europe House në Tetovë, filloi Java Evropiane e Sportit. Në ceremoninë e hapjes së kësaj ngjarjeje, ishin të pranishëm Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, Kryetari i Senatit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Kryetari i Parlamentit Studentor, Ladon Murseli dhe një numër i konsiderueshëm studentësh.

Prishtinë - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Xhefri Hovenier, kërkoi përgjegjësi të plotë të autorëve të sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit në veri të Kosovës, që ishte kryer para një viti në ditën e sotme, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Hovenier në një publikim në platformën "X" shprehu nderime për reshterin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në këtë sulm.

Prishtinë - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se aktakuza që ka ngritur Prokuroria Speciale e Kosovës për rastin e sulmit në Banjskë, është “e vonshme dhe e paplotë”.

Tiranë - Ideja e njoftuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kryegjyshi botëror bektashian, Edmond Brahimaj në mediat amerikane, për krijimin e “Shtetit Bektashi” brenda Tiranës, ka bërë që mediat në Turqi të shpërthejnë në teori konspirative dhe të hedhin hije të forta dyshimi", transmetojnë mediat shqiptare.

Sarajevë – Dy qendra tregtare në Sarajevë sot pranuan kërcënime me bombë, pas çka ishin evakuuar. Mediat e Sarajevës njoftuan se alarmi i parë për bombë kishte arritur për „Sarajevo City Centre“ (SCC), ndërsa pastaj edhe për  „Importanne Centre“.

Paris - Një stuhi e fortë shkaktoi përmbytje dhe dëme të konsiderueshme materiale në Kanë, Francë, por nuk ka të lënduar. Reshjet e mëdha të shiut shkaktuan përmbytje, ndërsa uji depërtoi në bodrume, garazhe dhe dyqane. Të gjitha shkollat ​​në qytet janë mbyllur, njofton BFMTV.

Bruksel - Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano deklaroi sot, një vit nga konflikti në Banjskë, në të cilin jetën humbën një pjesëtar i policisë së Kosovës dhe tre serbë, se BE-ja përsërit thirrjen e saj për ndjekje të shpejtë penale të të gjithë përgjegjësve dhe potencoi se gjykata duhet të vendos se kush është fajtor dhe kush nuk bazohet në prova. 

Berlin – Në hekurudhën ndërmjet Ksantenit dhe Duizburgut, në perëndim të Gjermanisë, sot pati përplasje ndërmjet një treni rajonal me një tren të parkuar të mallrave, me çka 13 persona janë lënduar, prej të cilëve tre rëndë, transmeton “Shpigel”.

Teheran - Presidenti iranian Masud Pezeshkijan sot deklaroi se aleati i Iranit, Hezbollah "nuk mundet vetë" kundër Izraelit, bombardimet e të cilit në Liban dje shkaktuan vdekje të mbi 550 personave. "Hezbollahu nuk mundet vetë ta kundërshtojë vendin, të cilin e mbrojnë, mbështesin dhe furnizojnë vendet perëndimore, evropiane dhe SHBA-ja", deklaroi Pezeshkijan në një intervistë për rrjetin amerikan CNN.

Tel Aviv - Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) sot kumtuan se po kryejnë një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave të Hezbollahut në Liban. Paraprakisht sot, dy valë sulmesh u kryen në Libanin jugor dhe Luginën Beka, transmeton "Tajms of Izrael".

QËNDRONI TË LIDHUR