MIA Flesh
- Shkup - Kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se pret që Prokurori i ri Publik i Shtetit të qëndrojë në anën e drejtësisë. "Është shumë e rëndësishme që nuk donim të ishim si qeveritë e kaluara, domethënë të silleshim dhunshëm dhe të ndërronim prokurorët, por t'i jepnim prokurorit publik shtetëror një shans për t'u mburrur dhe për të treguar se çfarë di. I inkurajoj të gjithë ata që plotësojnë kushtet sipas ligjit të aplikojnë dhe pres që të zgjidhet më i miri", tha Mickoski.
- Post By Sara Ademi
- 14:50, 3 janar, 2026
15:00/ 3 janar/ 2025
Shkup - Kryeministri dhe kryetar i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se pret që Prokurori i ri Publik i Shtetit të qëndrojë në anën e drejtësisë. "Është shumë e rëndësishme që nuk donim të ishim si qeveritë e kaluara, domethënë të silleshim dhunshëm dhe të ndërronim prokurorët, por t'i jepnim prokurorit publik shtetëror një shans për t'u mburrur dhe për të treguar se çfarë di. I inkurajoj të gjithë ata që plotësojnë kushtet sipas ligjit të aplikojnë dhe pres që të zgjidhet më i miri", tha Mickoski.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në hapjen e kopshtit të zgjeruar në vendin e populluar Tarinc në komunën e Karbincit. Me zgjerimin e kopshtit është rritur kapaciteti i fëmijëve të cilët do të akomodohen nga 50 në 100 fëmijë.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se po realizohet projekti për ndërtimin e një salle të edukatës fizike në SHFK "Naum i Ohrit" në vendbanimin Creshevë në Komunën e Gazi Babës. Siç thekson kryeministri, projekti përfshin realizimin e një impianti sportiv modern pa auditor, i destinuar për zhvillimin e orëve të edukatës fizike dhe aktiviteteve rekreative.
Shkup - Që nga tetori kemi filluar të punojmë në planifikimin e hekurudhës. Do të përfundojmë deri në verë dhe atëherë do të shohim ekskavatorët e parë në terren. Projekti i hekurudhës me shpejtësi të lartë do të përfundojë në vitin 2031, ndërsa ndërkohë, një binarë ose deri në vitin 2028 do të jetë funksional, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski, duke folur për projektet hekurudhore.
Shkup - Drejtoria e të Ardhurave Publike sot informoi se në vitin 2025, në buxhetin kombëtar nga taksat dhe kontributet sociale janë mbledhur 4 miliardë e 426 milionë euro, që është për 308,3 milionë euro më shumë në krahasim me vitin 2024.
Shkup - Në Greqi zyrtarisht sot fillon koncesioni 35-vjeçar i autostradës më të gjatë në vend - Via Egnacia (Egnacia Odos), për të cilën shteti grek mblodhi menjëherë rreth 1.5 miliardë euro. Marrëveshja e koncesionit përfshin tre pjesë, njëra prej të cilave është pagesa prej 1.5 miliardë, pastaj mirëmbajtja për mbi 1.5 miliardë dhe 420 milionë të tjera, që përfshin ndërtimin e një autostrade moderne "të mbyllur" drejt vendit tonë, çështje që u diskutua midis zëvendëskryeministrit Nikolloski dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit të Greqisë, Kristos Dimas, gjatë një takimi të kohëve të fundit në Greqi.
Hamburg - Moti i ftohtë që ka përfshirë Gjermaninë ka shkaktuar rrugë të akullta dhe kaos në trafik, raporton DPA. Moti i ftohtë shkaktoi disa aksidente në rrugët kryesore gjermane të premten dhe gjatë natës. Një kamion që transportonte salmon rrëshqiti dhe u përmbys në autostradën A93 në Bavarinë veriore, pranë qytetit Vernberg-Keblic.
Gjenevë - Zjarri vdekjeprurës që shpërthue në një bar në pushimoren zvicerane të apleve Kran Montana gjatë festimit të Vitit të Ri, në të cilin humbën jetën të paktën 40 persona, me siguri është shkaktuar nga spërkatësit e vendosur në shishet e shampanjës që ishin shumë afër tavanit dhe i vunë flakën, njoftuan mbrëmë autoritetet zvicerane.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, ka urdhëruar sulme ndaj lokacioneve në Venezuelë, përfshirë objektet ushtarake, deklaruan zyrtarët amerikanë për Si-Bi-Es Njuz, pasi shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, këtë mëngjes dhe u panë aeroplanë që fluturonin ulët.
Karakas - Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në vend pas shpërthimeve që tronditën kryeqytetin Karakas herët këtë mëngjes. Zyra e Maduros tha se u sulmuan kryeqyteti i Venezuelës dhe rajonet Miranda, Aragua dhe Guara.
Uashington - Departamenti Amerikan i Shtetit i ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në Venezuelë të strehohen gjatë sulmeve të kryera në vende të ndryshme këtë mëngjes. Në njoftimin e postuar në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit tha se Ambasada e SHBA-së në Bogota të Kolumbisë ishte "raportuar për shpërthime në dhe përreth Karakasit të Venezuelës".
Karakas - Bazat ushtarake në Karakas dhe porti kryesor i Venezuelës u goditën në sulmet amerikane ndaj Venezuelës të kryera këtë mëngjes. David Smolanski, zëdhënës i udhëheqëses së opozitës venezueliane, Maria Korina Maçado, deklaroi për Si-Bi-Es Njuz se midis objektivave të goditura ishin Fuerte Tiuna - baza kryesore ushtarake në Karakas, La Karlota - baza kryesore ajrore në Karakas, El Volkan - një antenë sinjali dhe La Guaira - një port i madh detar në bregdetin e Karaibeve.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, njoftoi se presidenti venezuelian, Nikolas Maduro, dhe gruaja e tij janë "kapur dhe nxjerrë jashtë vendit", duke konfirmuar sulmet ushtarake amerikane ndaj Venezuelës.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, konfirmoi sot se SHBA ka kryer sulme ajrore në Venezuelë dhe tha se presidenti venezuelian, Nikolas Maduro, është "kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit".
Londër - Presidenti venezuelian Nikolas Maduro, siç njoftoi presidenti amerikan Donald Tramp, është rrëzuar nga pushteti, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit. Por mbetet plotësisht e paqartë se çfarë do të ndodhë në Venezuelë dhe si do të duket vendi pas rrëzimit të regjimit, analizon Bi-Bi-Si.
Uashington - Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, u kap herët këtë mëngjes nga anëtarët e njësisë së misioneve speciale të ushtrisë amerikane, "Delta Fors", thanë zyrtarët amerikanë për Si-Bi-Es Njuz. Nuk janë publikuar detaje të mëtejshme rreth operacionit për kapjen e Maduros. Presidenti Donald Tramp pritet të njoftojë detajet në një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago në orën 11:00 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Karakas - Autoritetet në Karakas sot bënë të ditur se nuk e dinë ku ndodhen presidentit i Venezuelës Nikolas Maduro dhe bashkëshortja e tij Silia Flores. Zëvendëspresidentja e Venezuelës Delsi Rodrigez, duke folur në televizionin shtetëror, tha se nuk e di se ku ndodhet Maduro. Ajo tha se qeveria po kërkon "dëshmi urgjente se janë gjallë" si për Maduron ashtu edhe për bashkëshortjen e tij.
Havana/Bogota - Kuba dhe Kolumbia dënuan sulmin e SHBA-së ndaj Kolumbisë dhe bënë thirrje për një reagim të fortë nga bashkësia ndërkombëtare. Presidenti kubanez Miguel Diaz-Kanel Bermudez njoftoi në mediat sociale se vendi i tij dënoi "sulmin kriminal nga SHBA" ndaj Venezuelës dhe bëri thirrje për dënim të menjëhershëm nga bashkësia ndërkombëtare për atë që ai e përshkroi si "terrorizëm shtetëror kundër popullit të guximshëm venezuelian dhe kundër Amerikës sonë".
Uashington - Senatori republikan Majk Li nga Juta tha se sekretari i shtetit i SHBA-së Marko Rubio i tha atij se "nuk priten veprime të mëtejshme në Venezuelë tani që Maduro është nën mbikëqyrjen e SHBA-së".
Uashington - Katër persona humbën jetën pasi një helikopter u rrëzua në një shpat mali në shtetin amerikan Arizonë. Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth 103 kilometra në lindje të qytetit Feniks, njoftoi zyra e sherifit lokal.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Në pjesët perëndimore priten reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët më të larta të borës. Do të fryjë erë mesatare, në disa vende erë e përkohshme e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga -8 deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, me shi të përkohshëm të dobët në pjesë të luginës.Temperatura minimale do të bie deri në -4 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 8 gradë.