• e enjte, 18 korrik 2024

MIA fitoi tre çmime në konkursin e sivjemë për "Lajmëtar për të padukshmit" për vitin 2023 të PMKV

MIA fitoi tre çmime në konkursin e sivjemë për

Shkup, 20 maj 2023 (MIA) - Agjencia informative mediatike - MIA fitoi tre çmime në konkursin e sivjemë për "Lajmëtar për të padukshmit" të Platformës së Maqedonisë kundër varfërisë.

"Gratë janë të vetëdijshme për dhunën ekonomike, por kjo më vështirë njihet se është mbuluar me deklarata të dashurisë" e Fatime Fazlijit, "Fëmijët e dërguar në shtëpinë edukative - përmirësuese, të privuar nga arsimi i obliguar" e Ana Cvetkovskës, Boris Kunovskit dhe Angela Rajçevskës dhe "Gratë rome ende janë të diskriminuara gjatë punësimit" e Aleksandra Maksimovskës dhe Suzana Andonoviqit janë storjet e shpërblyera për gazetari, respektivisht për gazetarë që punojnë në tema sociale, të lidhura me varfërinë dhe përjashtimin social.

Fitues tjerë të çmimit janë edhe Ana Arsenovska, Galena Nikollovska Rizvanoviq, Zoran Jovanovski dhe Risto Karatanovski.

Platforma e Maqedonisë për varfëri këtë çmim e ndan për herë të gjashtë, ndërsa MIA edhe vitin e kaluar 2022, po ashtu fitoi tre çmime, kur janë shpërblyer gazetaret Simona Sërbinovska, Fatime Fazliji dhe Svetllana Darudova. bsh/

Foto MIA

QËNDRONI TË LIDHUR