• e enjte, 26 dhjetor 2024

MIA dhe Arkivi digjitalizuan mbi 12 mijë fotografi të krijuara në periudhën e viteve 1999-2000

MIA dhe Arkivi digjitalizuan mbi 12 mijë fotografi të krijuara në periudhën e viteve 1999-2000

Shkup, 28 mars 2024 (MIA) - Agjencia Informative Mediatike (MIA) në bashkëpunim me Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë digjitalizoi mbi 12 mijë fotografi të krijuara në periudhën e viteve 1999-2000. 

Drejtori i MIA-s, Dragan Antonovski e theksoi rëndësinë e digjitalizimit të fotografive për të cilat tha se filmat përfundimisht janë ruajtur dhe se pikërisht Arkivi Shtetëror është vendi ku ata do të jenë më të sigurtë. 

null

"Jam veçanërisht krenar që arritëm të përfundojmë, nëse mund të them kështu, këtë pjesë të parë të bashkëpunimit tonë, sepse vazhdimësia e gjithçkaje që duhet të jetë një arkiv i Agjencisë Informative Mediatike dhe shtetit në përgjithësi, filmat janë ruajtur më në fund. Vlera institucionale edhe e Arkivit edhe e shtetit edhe e MIA-s, pesha e asaj që duhet të mbetet për gjeneratat e ardhshme është e një rëndësie të veçantë për t'u ruajtur dhe mendoj se Arkivi Shtetëror është vendi i duhur ku do të jenë të mbrojtura, të sigurta dhe ku do të mund ta shfrytëzojnë gjeneratat e ardhshme", theksoi Antonovski.

Drejtori i Arkivit, Hrista Najdenov sqaroi se një pjesë e kopjes nga fotografitë e digjitalizuara do të ruhen në Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut me mundësi për hulumtim të mëtutjeshëm dhe shfrytëzim të të njëjtave. 

null

"Shpresoj edhe në bashkëpunim të mëtutjeshëm të përbashkët të të dyja institucioneve të cilat janë me rëndësi historike për shtetin ", porositi Najdenov. 

Memorandumi për bashkëpunim, i cili ka të bëjë në sferën e shkencës, arsimit dhe kulturës, ndërsa parasheh digjitalizim të fotografive dhe materialeve të tjera nga arkivi i MIA-s u realizua në periudhë prej 10 muajve në të cilën ishin digjitalizuar 12.665 imazhe nga negativë në formatin JPG. fc/

Fotografia: MIA

Link për fotografitë

QËNDRONI TË LIDHUR