• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

MIA analizon: Rregulla, protokolle, kushte dhe masa për udhëtim dhe qëndrim në Greqi

MIA analizon: Rregulla, protokolle, kushte dhe masa për udhëtim dhe qëndrim në Greqi
Athinë, 15 maj 2021 (MIA) - Sezoni turistik në Greqi prej dje filloi zyrtarisht,  ndërsa pas një pauze 14-mujore, lejohet hyrja edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, por rampa është ngritur vetëm në vendkalimin kufitar Evzoni (Bogorodicë), ndërsa udhëtimi është krejtësisht ndryshe nga ajo që ishim mësuar para pandemisë. Korrespondentja e MIA-s nga Athina analizon se cilat janë protokollet për të udhëtuar në Greqi, çka nevojitet për të hyrë në vend, cilat janë dokumentet e detyrueshme që i kërkojnë autoritetet greke, por edhe cilat masa janë aktualisht në fuqi në Greqi dhe që vlejnë si për grekët ashtu edhe për turistët. Për hyrje në Greqi, janë të detyrueshme dy dokumente, njëri është formulari special (PLF) me të dhëna personale, adresë dhe kohëzgjatje të qëndrimit në vend, që plotësohet në sajtin special deri në një ditë para udhëtimit, dhe i dyti është dokumenti i lidhur me Kovid- 19 që dëshmon ose vaksinim ose test negativ PCR ose sëmundje që veç më ka kaluar. Vendkalimi kufitar Evzoni (Bogorodicë) është i hapur nga ora 07:00 deri në ora 23:00 sipas kohës greke, gjegjësisht nga ora 06:00 deri në 22:00 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut. Greqia i njeh të gjitha vaksinat, e jo vetëm ato të miratuara nga Agjencia evropiane për ilaçe, dhe kështu përveç me Fajzer, Astra Zeneka, Moderna ose Xhonson dhe Xhonson, për vizitë te fqinji jugor, pranohet vërtetimi  edhe për dy vaksinat kineze dhe atë ruse. Për udhëtim me certifikatë për vaksinim lejohet hyrje nëse kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, ndërsa vërtetimi duhet të jetë në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht, i dhënë nga institucioni publik dhe që përmban të dhënat si: emri dhe mbiemri, siç janë të shënuara në pasaportë, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave, së bashku me datat kur janë pranuar. Të dhënat rreth vaksinimit duhet të vendosen edhe në PLF formular special. Në rast se udhëtohet me PCR test negative, duhet të jetë deri në 72 orë para arritjes në Greqi, të jetë i bërë në laborator privat ose shtetëror të aprovuar dhe të jetë në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht. Sipas vendimit ministror të publikuar dje, siç njoftoi MIA, në Greqi mund të hyjë edhe me vërtetim që e ka kaluar Kovid-19 ose të tregojë diagnozë pozitive me PCR ose test antigjeni, i cili është i vlefshëm prej dy deri në nëntë muaj nga data e sëmundjes e theksuar në dokument Këto rregulla nuk vlejnë për fëmijët deri në pesë vjet. Të gjithë vizitorët në Greqi mund të testohen rastësisht me teste së shpejta gjatë hyrjes, nëse testohen, do të duhet të presin rezultatet, dhe në rast të testit pozitiv, ata do të jenë në karantinë 14-ditore. Çka duhet të plotësojë secili që planifikon të udhëtojë në Greqi? Nga 1 korriku të vitit 2020, me fillimin e sezonit turistik të vitit të kaluar, qeveria greke vendosi formular special (PLF), të detyrueshme për të gjithë ata që arrijnë në Greqi, pa dallim nëse është ajo me aeroplan, anije ose permes kufijve tokësorë, dhe do të marrin QR kod të vetëm të lidhur me algoritmin e përzgjedhjes së personave që do të testohen me teste të shpejta për Kovid-19 në mënyrë të rastësishme. Dhe kështu, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të duhet të regjistrohen në uebfaqen speciale https://travel.gov.gr/#/ deri në një ditë para udhëtimit dhe të plotësojnë "Passenger Locator Form (PLF)“,  gjegjësisht formularin me të dhënat personale, kohëzgjatjen dhe adresën e qëndrimit në Greqi, ndërsa në pikat kufitare mund të tregohet ose nga celulari ose në version të shtypur. Korrespondentja e MIA-s nga Athina, në mënyrë të detajuar i transmeton hapat për plotësimin e " Passenger Locator Form (PLF)" për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët  planifikojnë të udhëtojnë në Greqi. Hapi i parë është regjistrimi me postë elektronike, pas çka arrin mejl për konfirmim dhe menjlherë pas kësaj vijon pyetësori. Pyetja e parë ka të bëjë me atë nëse arrini ose largoheni nga Greqia (opsioni i dytë vlen vetëm për shtetasit grekë dhe personat që jetojnë në vend), dhe tjetra është të zgjidhet edhe mënyra e arritjes, gjegjësisht nëse do të jetë permes tokës, me aeroplan, me kruzer ose traget. Pasi udhëtari të ketë zgjedhur permes tokës, do të duhet të saktësojë nëse hyn tek fqinji jugor me autobus, automobil ose tren. Nëse udhëton meautomobil, do të duhet ta shënojë edhe numrin e targave, ndërsa në formular, siç transmeton MIA, duhet të saktësohet data e hyrjes në Greqi, si dhe vendkalimi kufitar (në rastin konkret Evzoni - Bogorodicë, sepse tani për tani vetëm ai është i hapur). Pastaj, duhet të përgjigjet me çfarë dokumenti për Kovid-19 hyjnë në Greqi. Deri më tani ka vetëm dyopsione: vaksinimi i përfunduar dhe test negativ PCR i bër jo më shumë se 72 orë para udhëtimit. Sipas vendimit ministror të publikuar dje, siç kumtoi MIA, ekziston edhe një mundësi e tretë për ata që e kanë kaluar Kovid-19, por ndoshta kjo mundësi nuk është përfshirë ende në sistem. Gjatë udhëtimit me certifikatë për vaksinim, plotësohen edhe të dhënat për atë në cilin vend është vaksinuar personi, me cilën vaksinë dhe kur e ka marrë dozën e dytë. Hapi tjetër ka të bëjë me të dhënave personale: emri dhe mbiemri, gjinia, mosha, lloji i dokumentit me të cilin udhëtohet, numri i pasaportës, numri i telefonit dhe e-mejli, pas çka vijojnë edhe të dhënat për vendbanimin e përhershëm (vendi, qyteti, rruga, etj.) Kolona tjetër është qëndrimi i përkohshëm, gjegjësisht ku do të akomodohet turisti në 14 ditët e ardhshme. Në mënyrë shtesë nevojitet të theksohet një person për kontakt për raste emergjente në 30 ditët e ardhshme, ndërsa hapi i fundit ka të bëjë për personat të cilët udhëtojnë së bashku. Për familjet mjafton një formular. Pasi të jenë përgjigjur të gjitha pyetjet, në e-mejlin me të cilin është regjistruar udhëtari, do të marrë një barkod të vetëm (QR code), sipas të cilit do të bëhet edhe selektimi I udhëtarëve dhe  cilët do të testohen për Kovid-19. Formulari në versionin elektronik ose të shtypur, vizitorët  do të duhet ta tregojnë gjatë arritjes në vendkalimin kufitar, së bashku me pasaportën dhe dokumentin në lidhje me Kovid-19. Në të gjitha pikat e hyrjes në Greqi, do të zbatohen testime të qëllimshme me teste të shpejta, gjegjësisht përzgjedhje të rastësishme të personave për testik do të jetë në pajtim me algoritmin konkret dhe të dhënat e plotësuara në formular. Kufizimet dhe masat në Greqi vlejnë dhe për turistët Greqia dje doli nga karantina gjashtë-mujore dhe u shfuqizua dërgimi i detyrueshëm i SMS porosive, megjithatë ende janë në fuqi disa masa cilat vlejnë edhe për grekët ashtu edhe për turistët dhe parashikohen gjoba për mosrespektimin e tyre. Maska është e detyrueshme si në ambiente të jashtme ashtu edhe në ambiente të mbyllura, është e nevojshme të ruhet distanca, ndërsa ora policore në vend është nga ora 00.30 deri në orën 05:00 të mëngjesit. Kafenetë, restorantet, tavernat, etj. mbyllen 15 minuta pas mesnatës, janë të hapura vetëm në tarracat verore, ndërsa deri në fund të muajit ndalohet muzika. Pothuajse identike janë masat edhe për plazhet dhe baret e plazhit të cilat u hapën të shtunën e kaluar. Shezllonët dhe çadrat vendosen në distancë, për personelin, maska dhe self-testet janë të detyrueshme, gjegjësisht testet për përdorim në shtëpi, dhe përdorimi i antiseptikut dhe dezinfektimi i shezlloneve është i detyrueshëm. Klubet e natës, diskotekat, baret në ambient të mbyllur tani për tani nuk punojnë. Së bashku me turizmin, dje janë hapur muzetë, për një javë do të fillojnë me punë e dhe kinematë verore, ndërsa nga 28 maji lejohet organizimi I shfaqjeve dhe koncerteve në ambient të hapur. Që nga fillimi i pandemisë në Greqi, masat, kufizimet, rregullat kanë ndryshuar në varësi të pamjes epidemiologjike në vend, dhe vendimet që merren zakonisht janë për një periudhë prej shtatë deri në dhjetë ditë, pasuar nga rishikimi i tyre dhe zgjatje eventuale, shfuqizim, relaksim ose shtrëngim shtesë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Kjo vlenë si për masat në brendësi të vendit, ashtu edhe për hyrjen e shtetasve të huaj. Në gazetën zyrtare të Greqisë, dje është publikuar vendimi për vendkalimet kufitare, ndërsa Maqedonia e Veriut tani më është ndër vendet për të cilat edhe zyrtarisht ekziston përjashtim nga ndalesa për hyrje në Greqi të shtetasve të vendeve të treta, që është në fuqi deri më 24 maj të vitit 2024.  Sanja Ristovska  

QËNDRONI TË LIDHUR