• e enjte, 26 dhjetor 2024

MF: Nuk po punohet për uljen e pagave në FSSH-në, por për përpjekje për rritjen e tyre

MF: Nuk po punohet për uljen e pagave në FSSH-në, por për përpjekje për rritjen e tyre

Shkup, 30 janar 2024 (MIA) - Nuk po punohet për uljen e pagave për të punësuarit në Fondin për Sigurim Shëndetësor (FSSH), por po bëhet përpjekje për rritjen e sërishme të tyre, e cila realisht do të ketë implikime fiskale në buxhetin e Fondit, theksojnë nga Ministria e Financave (MF) në kumtesën pasi që dje Organizata sindikale e FSSH-së njoftoi se punëtorët e FSSH-së do të dalin në grevë nëse Këshilli drejtues merrr vendim për uljen e pagave të punonjësve për 21 për qind.

Për informim të saktë të opinionit, theksojnë nga MF, "pagat në FSSH gjatë vitit 2023 janë rritur më shumë herë dhe ajo 2.100 denarë ose rreth shtatë për qind në muajin mars të vitit 2023 në përputhje me pagën minimale, gjithashtu kishte rritje të pagës vetëm në FSSH për 2,5 për qind në muajin janar të vitit 2023 dhe 3,5 për qind në muajin gusht të vitit 2023.

"Konform Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, parashikohet rritje prej 10 përqindëve, si dhe për të gjithë të punësuarit në sektorin publik. Gjegjësisht, rritja kumulative e pagave gjatë vitit 2023 në FSSH është rreth 25 për qind. Përveç kësaj, gjatë vitit 2023, punonjësit në FSSH-së kanë realizuar të drejtën e K-15 në vlerën neto prej 10.000 denarëve. Për shkak të impilimeve fiskale në Buxhetin e Fondit, Qeveria e RMV-së i ka rekomanduar Këshillit drejtues të FSSHM-së që vendimi i miratuar për rritjen e vlerës së pikës të ketë efekt të vonuar në vitin 2025, për faktin se nuk sigurohen mjete për rritjen e pagave në zërat e tjerë të shpenzimeve dhe kjo do të nënkuptonte se për rritjen e pagave të punonjësve do të duhet të shkurtoheshin mjete për barnat dhe shërbimet shëndetësore për qytetarët", thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Nga atje theksojnë se punonjësit në FSSHM për momentin kanë rritje të pagave nga kategoria përkatëse e të punsuarve nër ministri. Me rritjen e poprozuar prej 11 përqindëve, siç shtojnë ata, punonjësit në FSSHM me arsim të mesëm do të merrnin pagë të barabartë me pagën e punonjësve në ministritë me arsim të lartë.

"Për momentin, me rritjen prej 10 për qind, konform Marrëveshjes së përgjithshme për sektorin publik, paga e një drejtuesi të departamentit në FSSHM - qendra është më e lartë për 17 për qind në raport me pagën e një drejtuesi të një departamenti në në ministri. Një drejtues departamenti në FSSHM - qendra do të kishte një pagë më të lartë se paga e pozitës më të lartë administrative në ministri - këshilltar shtetëror, pra paga e një shefi departamenti në selinë e FSSHM-së do të ishte më e lartë për 35 për qind krahasuar me pagën e një shefi dikasteri në ministri", thuhet në komunikatë. rq/mb/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR