• e shtunë, 28 dhjetor 2024

MF: Interesim i madh për instrumentin e ri financiar – fletobligacionin e gjelbër, në ankand oferta shënon 1.635 miliardë denarë, ndërsa janë emetuar 600 milionë denarë

MF: Interesim i madh për instrumentin e ri financiar – fletobligacionin e gjelbër, në ankand oferta shënon 1.635 miliardë denarë, ndërsa janë emetuar 600 milionë denarë

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Interesim i madh është shfaqur në ankandin e sotëm për instrumentin më të ri financiar në treg – fletobligacionin e gjelbër. Gjatë ankandit, për emetimin e parë ka pasur kërkesë pothuajse tre herë më shumë, respektivisht është dorëzuar ofertë në vlerë prej 1.635 miliardë denarë. Në ankand u emetuan fletobligacione të gjelbra në vlerë prej 10 milionë eurove.

"Interesi për këtë instrument të ri financiar të vendosur në treg ishte në të vërtetë i madh. Në ankand u ofrua vlerë prej 1.635 miliardë denarëve, por siç kemi paralajmëruar, Ministria e Financave, regjistroi fletobligacione të gjelbra në vlerë prej 600.020 milionë denarëve. Bankat, institucionet financiare, por edhe personat fizikë treguan interes në këtë drejtim. Kjo tregon se tregu i kapitalit ka nevojë për instrumente të reja, kreative dhe inovative, që do ta përmbushin ofertën dhe do t’u mundësojnë investitorëve që ta zgjerojnë portofolin e tyre financiar", theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Mjetet e siguruara nga emetimi i parë i këtij fletobligacioni të gjelbër do të destinohen në Fondin e Efikasitetit Energjetik në kuadër të Bankës Zhvillimore, nga ku kompanitë do të mund të sigurojnë mjete me kushte të favorshme për investimet e tyre të gjelbra.

Fletobligacionet e gjelbra të emetuara me afat maturimi 2 vjeçar, me normë interesi 4.75% në nivel vjetor, përkatësisht maturohen më 5 tetor 2025, ndërsa interesi do të paguhet më 5 tetor 2024 për vitin e parë dhe më 5 tetor 2025 për vitin e dytë, së bashku me kryegjënë (principalin).

Përndryshe, fletobligacionet e gjelbra janë letra me vlerë që do të shfrytëzohen për projekte investuese për zhvillim të gjelbër. Ato destinohen për nxitjen dhe përkrahjen e projekteve për përmirësimin dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe financimin e projekteve ekologjike. Qëllimi është nxitja dhe përshpejtimi i aktivitetit investues në vend dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike.

Fletobligacioni i gjelbër në tregun e letrave me vlerë pason pas vendosjes me sukses të fletobligacioneve të qytetarëve, për të cilat u publikua emetimi i parë gjatë muajit korrik të vitit 2023, ku interesi ishte dy herë e gjysmë më i lartë se vlera e publikuar e prospektit të fletobligacionit.

Mjetet nga të dyja instrumentet janë përkrahje e komponentit zhvillimor të buxhetit për vitin 2023.

Ky instrument, si dhe ai që u emetua paraprakisht si fletobligacion i qytetarëve është produkt i ri në tregun vendor dhe është parashikuar me Strategjinë e zhvillimit të tregut të letrave me vlerë, Strategjinë e menaxhimit të borxhit publik dhe Planin e përshpejtimit të rritjes ekonomike.

Sipas Strategjisë së zhvillimit të tregut të kapitalit dhe Planit të përshpejtimit të rritjes ekonomike, krahas këtyre dy instrumenteve, në periudhën e ardhshme në treg do të ofrohen edhe fletobligacione zhvillimore dhe projektuese, që do të destinohen mbi projektet zhvillimore dhe projektuese në lidhur me infrastrukturën. Po ashtu, pas fletobligacioneve të gjelbra, gjatë këtij muaji do të emetohet edhe fletobligacioni i dytë i qytetarëve. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR