• e shtunë, 28 dhjetor 2024

MF: Emetimi i dytë i fletobligacioneve të qytetarëve në dispozicion të qytetarëve, kërkesa mund të parashtrohet thjeshtë dhe lehtë përmes sporteleve bankare

MF: Emetimi i dytë i fletobligacioneve të qytetarëve në dispozicion të qytetarëve, kërkesa mund të parashtrohet thjeshtë dhe lehtë përmes sporteleve bankare

Shkup, 26 tetor 2023 (MIA) - Procesi i emetimit të dytë të fletobligacioneve të qytetarëve vazhdon. Qytetarët mund të investojnë në fletobligacionet e qytetarëve në mënyrë të thjeshtë dhe lehtësisht të aksesuesshme përmes sporteleve të bankave afariste në të gjithë vendin duke parashtruar kërkesë për pjesëmarrje në ankand dhe duke paguar mjetet në vlerën që duan të blejnë fletobligacionet, informojnë nga Ministria e Financave (MF).

Mundësia që qytetarët të parashtrojnë kërkesë te bankat afariste, siç bëjnë të ditur, sipas Prospektit të publikuar është deri më datë 6 nëntor, ndërsa ankandi do të mbahet më datë 7 nëntor, pas së cilës do të vijojë procedura e regjistrimit të fletobligacioneve në emër të poseduesve në Depozitarin Qendrore të Letrave me Vlerë.

"Për qytetarët ky është investim në instrument të sigurt dhe pa risk, që e emiton shteti dhe ofron më shumë përfitime për qytetarët. Mes të tjerash, përveç asaj se është investim i sigurt dhe pa risk për qytetarët, ai ofron edhe rendiment atraktiv që është 10 % të vlerës së investuar për dy vitet për të cilën është emetuar fletobligacioni i qytetarëve. Përkatësisht, për një investim prej 100.000 denarëve, fletobligacioni i qytetarëve sjell rendiment prej 10.000 denarëve për poseduesin", thonë bga MF.

Qytetarët mund të investojnë vlerë minimale prej 10.000 denarëve. Për vitin e parë, rendimenti i interesit prej 5% do të paguhet më datë 14 nëntor të vitit 2024, ndërsa për vitin e dytë, rendimenti i interesit do të paguhet kur do të paguhet edhe vlera e investuar, përkatësisht më datë 14 nëntor të vitit 2025.

Ministria e Financave ka emetuar në treg fletobligacionin e qytetarëve si produkt të ri dhe inovativ, për të cilin qytetarët në ankandin e parë kanë treguar interes të madh. Gjithashtu, janë regjistruar 2.5 herë më shumë mjete sesa vlera për të cilën ishte publikuar prospekti, përkatësisht 1.448.030.000 denarë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR