• e premte, 27 dhjetor 2024

Mexhiti: U gëzova kur pashë fytyrat dhe sytë e pacientëve me fibrozë cistike, mirënjohës për Trikaftën

Mexhiti: U gëzova kur pashë fytyrat dhe sytë e pacientëve me fibrozë cistike, mirënjohës për Trikaftën

Shkup, 22 dhjetor 2023  

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në studion e "Sloboden peçat", ku u diskutua për temat më aktuale në shëndetin publik. 

 Mexhiti ka theksuar se që nga dita e parë si ministër është përballur me problemin e ilaçin Trikafta, i cili është zgjidhur shpejt.

 “Fillimisht ishte planifikuar për tetë pacientë, ne sollëm Trikafta për 12 pacientë. Dhe sinqerisht, të gjithë duhet ta pranojmë se askush nuk e besonte se tani do t'u sillnim 55 pacientëve ilaçin Trikafta në një kohë kaq të shkurtër. Unë personalisht kam luftuar në kabinetin qeveritar, duhet të falënderoj Kryeministrin, Ministrinë e Financave dhe të gjithë kolegët e qeverisë që e kanë dëgjuar realisht këtë problem. Deri në fund të vitit 2023 siguruam 100 milionë denarë, këtyre 12 pacientëve ua sollëm ilaçin dhe gradualisht do të përfshihen pacientë shtesë”, tha Mexhiti.

 Në emision, ai deklaroi se ishte i kënaqur kur pa fytyrat dhe sytë mirënjohës të përfaqësuesve të Asociacionit së Fibrozës Cistike.

“Dje me të vërtetë u gëzova shumë kur pashë fytyrat dhe sytë e atyre pacientëve që ishin nga Asociacioni dhe që përfaqësojnë pacientët me Fibrozë Cistik, ata ishin vërtet mirënjohës. Për mendimin tim, si ministër, si person dhe si neurolog, është e drejtë e shenjtë për çdo pacient të marrë atë ilaç që do të thotë jetë dhe ne ashtu do të veprojmë. Tashmë të gjithë e kuptojnë se shëndetësia duhet të jetë një temë serioze, duhet menaxhuar siç duhet, duhet pasur kujdes dhe duhet hartuar një strategji. Në të kaluarën, më duhet ta pranoj, realisht nuk ka pasur një strategji, prandaj jemi duke u përballur me një defiçit të madh të kuadrove profesionale në të gjithë vendin. Për këtë jemi këtu, për të zgjidhur të gjitha problemet e sistemit, të mos lejojmë më - ndoshta do të ketë ndonjë problem dhe do të shfaqet, por shëndetësia është një çështje e gjallë, ne jemi këtu për të punuar shumë energjikisht dhe dinamikisht”, theksoi Mexhiti. 

  "Sloboden peçat"

 __________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR