• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti takoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj

Mexhiti takoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti gjatë vizitës zyrtare në Tiranë u prit nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

Siç informojnë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Mexhiti dhe Veliaj gjatë takimit kanë biseduar rreth implementimit të projekteve në interes të qytetarëve të kryeqyteteve.

 

'Në kryeqytetin shqiptar, në shtëpinë time të dytë, takimi me kryetarin e Tiranës, z. Erion Veliaj, ishte më shumë se një bashkëbisedim zyrtar; ishte një moment vëllazëror. Takimi kaloi përtej çështjeve administrative dhe u shndërrua në një ndarje të ndjenjave dhe ideve për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve tona", tha Mexhiti gjatë takimit me kryebashkiakun e Tiranës.

Mexhiti tha se mikpritja e ngrohtë dhe përshtypjet që më ofroi  Veliaj janë një dëshmi e lidhjeve të thella dhe vëllazërore që na bashkojnë, ndërsa ky takim forcon angazhimin për një bashkëpunim dhe zhvillim të përbashkët.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Veliaj tha se tani duhet punuar për gjeneratën e re të shqiptarëve, për një gjeneratë digjitale e cila edhe pse vjen nga shtete të vogla si tonat, është e gatshme me dituritë e saja të depërton thellë nëpër botë.  

"Gjithmonë jeni të mirëpritur në Tiranë, dhe dera jonë është gjithmonë e hapur për vëllezërit dhe motrat shqiptare nga Maqedonia e Veriut", tha Erjon Veliaj. ls/

Foto: MMJPH

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR