• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Të ndalet partizimi edhe në shëndetësi edhe në arsim

Mexhiti: Të ndalet partizimi edhe në shëndetësi edhe në arsim

Shkup, 12 maj 2023 (MIA) - Nëse aspirojmë të ecim drejt Bashkimit Evropian, është koha që menjëherë të ndërpriten punësimet partiake, nuk po flas vetëm për shëndetësi, por edhe për arsim. Nëse është menaxher i mirë, duhet të qëndrojë 30 vjet menaxher, nëse është infermiere e mirë, duhet të qëndrojë 30 vjet kryeinfermiere, tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i ftuar n; emisionin “Top Tema” në Televizionin Telma në lidhje me çështjen që ka të bëjë me rekrutimet partiake dhe se stafi mjekësor nuk po përfiton realisht sipas meritës së tij por po përfiton në aspektin politik.

Lidhur me daljet e mëdha të personelit shëndetësor, ministri Mexhiti tha se po shqyrton mundësinë që studentët e tri fakulteteve të mjekësisë në vendin tonë, kur të arrijnë vitin e fundit akademik të fakultetit, të dinë se ku do të jetë vendi i tyre i punës në të ardhmen.

"Prandaj do të ketë riorganizim dhe sistemim. E dimë që në Klinikën Universitare “Nënë Tereza” kemi mbiprodhim të stafit. Ne nuk kemi nevojë për aq kuadro dhe ata janë të punësuar me migrim, nga fshati në qytet, pra në Shkup. Kjo duhet të ndalet. Punësimet partiake duhet të ndalen menjëherë, kudo, jo vetëm në shëndetësi, theksoi Mexhiti.

Për shkak të problemit të njëjtë lidhur me migrimin e stafit në Shkup, ai kërkoi përgjegjësi nga drejtuesit e institucioneve shëndetësore dhe informoi se janë marrë masa në lidhje me atë çështje me shpërndarjen e stafit nga qendra klinike në mbarë vendin, por nënvizoi. se kjo do të ndodhë përmes stimujve, duke përfshirë edhe stimulimin financiar.

"Këtu jam transparent, shumë i hapur. Po flas edhe në emër të Qeverisë dhe për këtë apeloj në çdo seancë të Qeverisë që të ketë më shumë financa në shëndetësi dhe të ndërpriten njëherë e përgjithmonë këto punësime partiake, emërime partiake", theksoi Mexhiti.

Ministri përmendi se dëshironte të bashkonte qendrën klinike "Nënë Tereza" me një drejtor të përgjithshëm me disa menaxherë dhe informoi se ishte planifikuar të bëhej një qendër interniste urgjente me triazh, sepse pacientët detyroheshin të kalonin korridoret nga një klinikë në tjetrën. .

Duke bërë vërejtje pozitive lidhur me aplikacionin “TerminiIm”, ai po ashtu informoi se me ekipin e tij janë duke punuar në përditësimin e të njëjtit dhe se janë në përfundim të shpërndarjes së përshkrimit të terapive tek mjekët amë, pasi sipas të dhënave dhe statistikave  të disponueshme, me caktimet aktuale nga qytete të tjera që udhëtojnë te specialistët e tyre për t'u përshkruar medikamente të caktuara, përbëjnë 30 për qind të turmës që ndodh me pacientët.

"Duhet organizim i mirë, duhet të ketë rregull dhe disiplinë, dhe këtë do ta vendosim në gjithë Maqedoninë me inspektime dhe kontrollorë nga “TerminiIm”, do të ketë turne të dyta edhe për diagnostifikim edhe për aparatura, do të ketë edhe ekzaminime për “TerminiIm” që ato lista pritje të mos jenë kaq të gjata, sqaroi Mexhiti, duke shtuar se do të ketë një listë transparente të operacioneve dhe askush nuk do të duhet të presë në radhë ose do të ketë një pjesë të veçantë ku do të ketë hapësirë ​​për trajtimin e pacientëve urgjentë. ls/

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR