• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Të mos drejtohet gishti ndaj të gjithë punonjësve të shëndetësisë, me emër dhe mbiemër të dihet kush është fajtori

Mexhiti: Të mos drejtohet gishti ndaj të gjithë punonjësve të shëndetësisë, me emër dhe mbiemër të dihet kush është fajtori

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti në pyetjen e gazetarëve për rastin e djeshëm rreth skandalit  të "onkologjisë" sot bëri thirrje që të mos drejtohet gishti ndaj të gjithë punonjësve të shëndetësisë. Ai tha se i lë në dorë organeve të hetuesisë të hulumtojnë deri në fund dhe me emër e mbiemër të dihet fajtori. 

"Lidhur me me ngjarjen e djeshme, ju e dini qëndrimin tim. Jemi në dispozicion me informacion shtesë, nëse mendojnë se i ka Ministria e Shëndetësisë. Një herë e përgjithmonë, autoritetet duhet të bëjnë gjënë e duhur në kohë dhe të mos lënë të pazgjidhur asnjë rast. E përsërisë, me përgjegjësi, moralisht dhe profesionalisht, si mjek dhe si ministër, them se nuk do t'i lëmë më gjërat në shëndetësi të enden me vite të tëra problemesh të pazgjidhura. Ua lë organeve të hetimit të hulumtojnë deri në fund dhe siç thamë, të dinë se kush është fajtori me emër dhe mbiemër. Të mos drejtohet gishti te të gjithë punëtorët shëndetësorë, nuk do ta lejoj këtë", theksoi ministri Shëndetësisë.

Ai është pyetur pasi dyshohen mjekë nga onkologjia se si kjo do të ndikojë në funksionimin e Klinikës.

"Asgjë nuk do të ndikojë në funksionimin e Klinikës. Me menaxherët kemi marrë të gjitha masat atje. Klinika funksionon në mënyrë perfekte, me ekzaminime, me terapi, me gjithçka", theksoi Mexhiti.

Sa i përket rishfaqjes së kollës së mirë i pyetur nëse mund të bëhet fushatë së bashku me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për rëndësinë e vaksinimit, apo ndryshime të caktuara ligjore lidhur me vaksinimin, Mexhiti tha se nuk ka vend për panik. qa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR