• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti: Të gjithë ata që ndihmuan arratisjen e Gruevskit dhe tani kthimin e tij, do të mbajnë përgjegjësi para institucioneve kompetente

Mexhiti: Të gjithë ata që ndihmuan arratisjen e Gruevskit dhe tani kthimin e tij, do të mbajnë përgjegjësi para institucioneve kompetente

Shkup, 8 shtator 2023 

Lidhur me ndryshimin e fundit të Kodit Penal, i cili u realizua në kohën më të shpejtë të mundshme, që paraqet rekord në historinë e RMV-së, në mënyrë të fshehtë, i cili gjithashtu u nënshkrua ekspres dhe fshehurazi nga Presidenti i Shtetit, paraqet një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës, përfaqëson një goditje e rëndë për vlerat bazë të sistemit kushtetues të RMV-së, siç është ndarja e pushteteve, ku kufiri mes politikës dhe pushtetit gjyqësor është “thyer”. Kështu deklaroi lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, pas mbajtjes së Këshillit themelues të LD në Tetovë.

Mexhiti tha se ky është thjesht një mesazh shumë i keq për drejtësinë në vendin tonë, sepse një qytetar që në mënyrë të paligjshme kapet duke prerë disa drunj bën 3 vite burg dhe kalon më keq se një politikan që ka kryer keqpërdorime milionëshe e madje miliardëshe të buxhetit të shtetit.

“Deputetët e Lëvizjes Demokratike, unë, Merita Koxhaxhiku dhe Kastriot Rexhepi nuk kemi qenë fare pjesë e procedurës për ndryshimet në Kodin Penal”, sqaroi Mexhiti. Sipas tij arsyetimi i disa strukturave se nuk kanë firmosur ndryshimet e ligjit, por janë firmosur nga zv.ministri, nuk qëndrojnë, ky është manipulim i opinionit dhe nuk do t'i shpëtojnë dot përgjegjësisë. “Ata kanë qenë pjesë e këtij procesi i cili është i dëmshëm dhe përmes sektorit juridik në Lëvizjen tonë kemi elaboruar se çfarë implikimesh kanë ndryshimet për rastet në të cilat Nikolla Gruevski paraqitet si i pandehur dhe rrjedhimisht me këto ndryshime atij i mbeten vetëm dy lëndë, të cilat dalëngadalë i japin mundësinë për t'u kthyer në RMV si hero politik, por të gjithë ata që ndihmuan në arratisjen dhe tani kthimin e tij, do të del në opinion e vërteta  dhe do të mbajnë përgjegjësi para institucioneve dhe autoriteteve kompetente”, tha Mexhiti.

Ai shtoi se i ashtuquajturi front evropian i ngjan shumë më tepër frontit sicilian, i cili është thellësisht i përfshirë në biznesin e kazinove dhe kredive të shpejta që përfaqësojnë legalizimin e fajdeve.

Lëvizja Demokratike

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR