• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti: Sindikatat janë partneri ynë

Mexhiti: Sindikatat janë partneri ynë

Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot pasdite e mbajti takimin e parë me përfaqësues të organizatave sindikaliste nga fusha e shëndetësisë.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, në takim është folur për çështjet aktuale për rregullimin e statusit të punonjësve shëndetësorë, pas çka dialogu do të vazhdonte me të gjitha institucionet kompetente, siç janë Fondi për Sigurim Shëndetësor, Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në koordinim me Qeverinë.

"Sindikatat janë partneri ynë dhe me këtë rast dëshiroj të shpreh falënderim për bashkëpunimin konstruktiv. Qëllimi dhe interesat janë të përbashkëta. Për kërkesat e tyre do të shqyrtohen të gjitha mundësitë ligjore dhe financiare për zgjidhjen e tyre sa më të shpejtë", ka potencuar ministri në takimin me sindikatat.

FOTO: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR