• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mexhiti: Sigurohen sensorë për 650 pacientë dedikuar për fëmijë dhe të rinj deri 18 vjeç me diabet të llojit 1

Mexhiti:  Sigurohen  sensorë për 650 pacientë dedikuar për fëmijë dhe të rinj deri 18 vjeç me diabet të llojit 1

Shkup 13 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, vizitoi sot Klinikën  për sëmundjet e fëmijëve me rastin e ndarjes së sensorëve falas për matjen e glukozës në gjak tek pacientët më të vegjël. Janë blerë sensorë për 650 pacientë, të destinuar për fëmijë dhe të rinj deri në 18 vjeç me diabet tip 1, shtatzëna me diabet tip 1, personave të verbër, ndërsa pjesa tjetër e sensorëve do t'i ndahet Klinikës Universitare të Endokrinologjisë.

"Më vjen mirë që më në fund është bërë furnizimi me sensorë për matjen pa dhimbje të glukozës në gjak. Në vend të shpimeve të zakonshme, një procedurë e dhimbshme dhe që shkakton trauma tek fëmijët, tashmë glikemia e tyre do të matet me sensorë, duke ndjekur teknologjinë më të fundit. Me këtë ne rrisim ndjeshëm cilësinë e jetës së fëmijëve. Ashtu si në vendet e tjera të botës, është përgjegjësia jonë si Ministri e Shëndetësisë që të ofrojmë kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët e vegjël të cilët duhet të rriten në indivië të shëndetshëm", theksoi ministri Mexhiti gjatë vizitës.

"Si Ministër i Shëndetësisë edhe për periudhën e ardhshme do të zotohem që metodat më bashkëkohore për trajtim të diabetit, të jenë në dispozicion të pacientëve tanë, sepse kur bëhet fjalë për një pacient me diabet, duhet të kemi parasysh që është një mënyrë jetese", theksoi Ministri.

Përndryshe, përdorimi i sensorëve ka përfitime të shumëfishta. Para së gjithash, ai lejon arritjen dhe ruajtjen e glicemisë në çdo kohë, parandalimin e komplikimeve nga diabeti, optimizimin e aftësisë së të mësuarit të të rinjve me diabet, dhe gjithashtu u lejon prindërve të masin gliceminë e fëmijëve gjatë natës pa pasur nevojë t'i zgjojnë ata. Njëkohësishtë, sistemet alarmojnë dhe parandalojnë gjendjet akute të diabetit si hipoglikemia dhe hiperglicemia. Sensorët janë të thjeshtë për t'u përdorur, vendosen në pjesën e sipërme të krahut dhe matet glikemia me pajisje elektronike ose celular.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, ministri Mexhiti kërkoi falje dhe e mori prësipër fajin për vonesën e tenderëve për furnizim të matësve të glicemisë dhe të shiritave dhe theksoi se gjërat do t'i zgjidhë në mënyrë trandparente, shpejtë dhe me efikasitet së bashku, tha, me mediumet dhe opinionin.

Kryetari i Komisionit nacionaë për diabet, dr. Irfan Ahmeti në pyetjen e gazetarëve deklaroi se nevoja për sensorë për matjen e glokemisë në gjak kanë rreth 650 pacientë.

Ai shtoi se së bashku me ministrin, kanë ngritur iniciativë me FOndin, si në rajon të udhëhiqen çmimet referente për matësit e glikemisë, të shkurtohet procedura dhe të mos ketë probleme të këtilla në të ardhmen.

Lidhur me matësit e glikemisë, ministri i Shëndetësisë deklaroi se ata janë të prnaishëm para dy javëve dhe se ka pasur vërejtje nga pacientët, dhe nga Shoqata e të sëmurëve me diabet se nuk ishin kompletuar siç duhet në kutinë me udhëzim. Por tnai janë, thotë, paketuar në kuti moderne dhe me udhëzimin e domosdoshëm. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR