• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Si mjek, por edhe si ministër, mendoj se nuk janë të mjaftueshme të ardhurat e punonjësve shëndetësor

Mexhiti: Si mjek, por edhe si ministër, mendoj se nuk janë të mjaftueshme të ardhurat e punonjësve shëndetësor

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti sot deklaroi se si mjek, por edhe si ministër, beson se nuk janë të mjaftueshme të ardhurat e punonjësve shëndetësor.

"Me sindikatat zyrtare që i njeh Republika e Maqedonisë së Veriut gjithmonë jemi në kontakt, kemi takime me to. Para se gjithash si mjek, por edhe si ministër, gjtihmonë mendoj se nuk janë të mjaftueshme këto të ardhura, së bashku do të punojmë dhe me të vërtetë punojmë çdo ditë. Si ministër, për pesë muaj, arritëm dy herë t'i rrisim pagat e punonjësve shëndetësor", u përgjigj Mexhiti në pyetjen e gazetarëve për protestat e paralajmëruara të punonjësve shëndetësor.

Ai ishte pyetur edhe rreth rastit të djeshëm në Entin për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim në Shkup. Nga MSH dje kumtuan se nuk do t'i vazhdohet mandati drejtoreshës organizative Miranda Shabani dhe ajo do të sistemohen në vend tjetër të punës.

Në kumtesë citohet se Shabani ka dorëzuar te Ministria raportim me pretendime të caktuara për keqpërdorime në Entin për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim.

"Mandati i drejtoreshës organizative kishte skaduar para disa ditësh, vendosëm ta emërojmë në një vend tjetër, Jam i informuar për rastin. Për keqpërdorimet e mundshme tashmë po hulumtojmë", kumtoi ministri i Shëndetësisë.

Rreth rastit me foshnjen e vdekur nga sepsa në Prilep, ai tha se ISHSSH kishte raport se nuk ka lëshime në trajtimin e foshnjes.

"Për fat të keq, raste të tilla ndodhin edhe në botë. Nuk ka lëshime për momentin, ne formuam edhe komisionin e profesionistëve nga Klinika e Fëmijëve, ekspertët tashmë e e hetojnë rastin, nëse ka ndonjë lëshim", informoi Mexhiti.

Neonatologia Renata Dimitriovska, shefe e departamentit për kujdes intensiv dhe terapi në KGJO, tha se vdekja neonatale është ende një problem vërtet serioz, për shkak të vdekshmërisë së fëmijëve deri në moshën pesë vjeçare, 50 për qind është për shkak të vdekjes neonatale. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR