• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Serbia jep informacione të pasakta për Blerim Ramadanin

Mexhiti: Serbia jep informacione të pasakta për Blerim Ramadanin

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se Serbia po jep informacione të pasakta për rastin e Blerim Ramadanit i cili u arratis nga arresti shtëpiak, ndërsa procedura e ekstradimit është në vijim.

I pyetur nëse Qeveria ka informacione për arratisjen e Ramadanit, një pjesë e të cilës mediat sot e kanë raportuar se ka qenë në Kosovë dhe se ku kanë dështuar institucionet, Mexhiti iu referua përgjigjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Për këtë do të kontaktoni MPB-në. E di që këshilli gjykues ka marrë vendim që argumentet e paraqitura nga Serbia nuk qëndrojnë dhe nuk ka bazë që Blerim Ramadani të çohet në Serbi. Ky tashmë është vendim i tretë. E njëjta gjë ishte edhe për Dugolin në të kaluarën, ka pasur edhe për Morinën dhe tashmë po bëhet praktikë gjyqësore dhe mendoj se me shumë mundësi ajo praktikë gjyqësore duhet të na bëjë neve si shtet që të veprojmë si të gjitha shtetet e tjera evropiane. Pra, për këtë rast Serbia po jep informacione të pasakta dhe nuk mendoj se duhet të merren seriozisht në të ardhmen”, theksoi Mexhiti.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka kërkuar dje shpjegim nga autoritetet maqedonase për arratisjen e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Blerim Ramadani nga arresti shtëpiak, duke theksuar se arratisja e tij ishte skandaloze.

Српскиот министер за надворешни работи Ивица Дачиќ изјави денеска дека црногорскиот претседател Мило Ѓукановиќ продолжува да ги плаши црногорските граѓани со лаги во врска со Србија и наводна

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspora e Kosovës dje ka njoftuar se është njoftuar nga Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut se autoritetet maqedonase ia kanë ndryshuar masën e sigurisë ish-pjesëtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani, nga “arrest shtëpiak” në “paraburgim”, para se ai të arratisej nga arresti shtëpiak, që e ka vuajtur në shtëpinë e të afërmve të tij në Shkup, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Nga MPJ e Kosovës për portalin “Gazeta Ekspres” kanë deklaruar se informacionin për ndryshimin e masës së sigurisë për Ramadanin i cili u arrestua me fletarrest ndërkombëtar e ka dhënë avokati i tij.

“Lidhur me pyetjet tuaja, ju njoftojmë se Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut është njoftuar nga avokati i z. Ramadani se i është ndryshuar masa e sigurisë nga arrest shtëpiak në paraburgim, derisa ishte në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së së Kosovës.

Këshilli Gjyqësor, ndërkaq, sot në seancë urgjente ka marrë vendim për formimin e Komisionit i cili do të konstatojë gjendjen faktike në lidhje me vendimet e nxjerra nga Gjykata Themelore Penale Shkup, lidhur me rastin e Blerim Ramadanit, i cili u arratis nga arresti shtëpiak ndërsa ishte në proces ekstradimi.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në fillim të seancës së sotme urgjente të 495-të,  tha se nuk është njoftuar zyrtarisht për asnjë nga këto raste, por se Këshilli Gjyqësor e ka për detyrë të reagojë lidhur me fjalët që janë shpërndarë.

Изјава за медиуми на претседателката на Судскиот совет Весна Дамева.

“E konsideroj të nevojshme si njeriu i parë i Këshillit Gjyqësor që të formohet një komision dhe të konstatohet sa më parë gjendja faktike lidhur me këtë dhe të dalim me të dhëna konkrete para opinionit. Reagimi i Këshillit Gjyqësor në këtë moment, sipas kompetencës së tij, është të hetojë situatën”, tha Dameva.

Qeveria dhe opozita akuzuan njëra-tjetrën për arratisjen e Ramadanit.

LSDM-ja opozitare përmes një komunikate theksoi se Ramadani ndodhet në Kosovë dhe përgjegjës për këtë e konsideron ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

“Përderisa Toshkovski dhe MPB-ja po tentojnë në mënyrë të ngathët të spinojnë se gjykata është fajtore për arratisjen e Blerim Ramadanit, ai tashmë është në Kosovë. A ka ndonjë provë më të madhe se ai është liruar qëllimisht nga MPB-ja dhe Toshkovski, se vetëm një ditë pas arratisjes që qëndron rehat në shtëpi dhe nga Kosova ende po vijnë mesazhe të qarta se ai është atje? Kë po përpiqen të mashtrojnë institucionet se ky nuk është një skenar i plotë lirimi i realizuar nga Ministria e Brendshme? Kush do të përgjigjet për arratisjen e personit të kërkuar me fletarrest ndërkombëtar?, thekson LSDM-ja.

VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, përmes një komunikate ka theksuar se është lënë në arrest shtëpiak, nga ku ka shpëtuar nga të njëjtët gjyqtarë “të cilët me vite i shërbejnë dhe mbrojnë krimin e LSDMS-së dhe BDI-së”.

“Pse nuk reagon Këshilli Gjyqësor ndaj një vendimi të tillë të gjyqtarëve? Për këtë arsye LSDM-ja dhe BDI-ja janë kundër shpërbërjes së Këshillit Gjyqësor dhe reformave në drejtësi? Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë që persona të tillë lirohen. Në vitin 2019 u lirua edhe kosovari Tomor Morina, i cili u mirëprit me muzikë në Kosovë, nga të njëjtët gjyqtarë dhe ekipi që kontrollon LSDM-ja dhe BDI-ja”, theksoi partia në pushtet.

BDI-ja thotë se ka dështuar plani i Vuçiqit dhe pushtetit monoetnik për ekstradimin e ish ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani nga Kosova i cili është i përndjekur me urdhër të qeverisë serbe dhe është arrestuar në Shkup.

“Mexhiti dhe Taravari, humbësit e zgjedhjeve dhe vasalët e preferuar të VMRO-së, mburreshin se e liruan Blerim Ramadanin, duke mashtruar opinionin shqiptar”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

MPB-ja dje ka konfirmuar për MIA-n, se Ramadani është arratisur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve në vendin tonë.

“Autoriteti gjyqësor kompetent ka dorëzuar dokumentacion në Ministrinë e Punëve të Brendshme për dhënien e fletarrestit qendror për personin B.R. pasi aktualisht është i padisponueshëm për forcat e rendit. MPB po ndërmerr masa për gjetjen e personit”, njoftoi MPB-ja për MIA-n.

Ramadani, në bazë të fletarrestit ndërkombëtar të Interpolit nga Serbia, më 17 korrik të vitit 2024 u arrestua në pikën kufitare të Jazhincës dhe u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues. Përmbajtja e fletarrestit bazohet në dyshimet e Serbisë se Ramadani, si ish-ushtar i UÇK-së, ka kryer krime lufte në rajonin e Nerodimës.

Gjykata kompetente maqedonase më 1 gusht ia ka ndryshuar dënimin Ramadanit nga “paraburgim” në “arrest shtëpiak” dhe sipas vendimit ai është dërguar në një adresë në Shkup. Me këtë vendim ishte parashikuar që ai të qëndronte në “arrest shtëpie” deri më 16 gusht. Më 9 gusht, Këshilli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup vendosi të mos e ekstradojë Ramadanin, duke e urdhëruar të qëndrojë në arrest shtëpiak në Shkup deri në aktgjykimin përfundimtar të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ramadani, sipas mediave kosovare, është shtetasi i tretë i Kosovës si ish-ushtar i UÇK-së, i arrestuar në Maqedoninë e Veriut me urdhër të Serbisë. Gafur Dugoli dhe Tomor Morina janë arrestuar edhe në të kaluarën, por me vendim gjykate janë liruar.

QËNDRONI TË LIDHUR