• e premte, 27 dhjetor 2024

Mexhiti: Së shpejti do të përfundojë procesi i centralizimit të Klinikës për radiologji

Mexhiti: Së shpejti do të përfundojë procesi i centralizimit të Klinikës për radiologji

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot deklaroi se së shpejti do të përfundojë procesi i centralizimit të Klinikës për radiologji dhe se nuk do të ketë nevojë nga radiologë në tërë shtetin, por vetëm teknikë, të cilët do të kryejnë inçizime dhe radilogë, të cilët onlajn do të mund t'i lexojnë rezultatet.

Mexhiti sot gjatë vizitës në Klinikën universitare për hematologji në Shkup, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, tha se pajtohet me raportin e Entit shtetëror për revizion, por potencoi se presioni ndaj Klinikës për radiologji është i madh dhe se kontrollorët nga "Termini Im" dhe nga Kabineti i Ministrisë në gjashtë muajt e fundit i shqyrtojnë këto punë.

"Pajtohem me raportin e Entit shtetëror për revizion, por në Radiologji presioni është shumë i madh. Gjashtë muajt e fundit ka kontrollorë nga Termini Im dhe Nga Kabineti që shkojnë dhe i shqyrtojnë të gjitha këto punë. Por, besoni, problemet në shëndetësi janë shumë të mëdha", tha Mexhiti.

Lidhur me marrëveshjet në vepër që duhet të transformohen në kohë të pacaktuar, Mexhiti tha se 1117-të punonjësit në shëndetësi, të punësuar me marrëveshje në vepër, do të marrin vendime për punësim të përhershëm. Siç tha, kanë përfunduar të gjitha aplikacionet nga institucionet shëndetësore publike dhe janë dorëzuar në Ministrinë e Shëndetësisë.

"Mbetet pëlqim të marrim nga Ministria e Financave, nga MSHIA dhe nga FSSHM", tha Mexhiti. bsh/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR