• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Rrahja në Tetovë është për shkak të problemeve të pazgjidhura personale, nuk ka kurrfarë lidhje me spitalin

Mexhiti: Rrahja në Tetovë është për shkak të problemeve të pazgjidhura personale, nuk ka kurrfarë lidhje me spitalin

Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot në deklaratë për media sqaroi se rrahja e djeshme para spitalit në Tetovë ka qenë për shkak të problemeve të pazgjidhura personale mes personave të involvuar dhe se nuk ka kurrfarë lidhje me spitalin.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve, Mexhiti informoi se dy të lënduartit gjenden në KARILL dhe se njëri është në gjendje më kritike, ndërsa tjetri është lënduar më lehtë.

"Sipas informatave nga drejtori i spitalit në Tetovë, njëri është në gjendje më të rëndë, ndërsa tjetri në gjendje më të lehtë. Ata janë në Karill, në repartin për anestezion dhe rianimacion. Pjesën tjetër do të zbardhin MPB-ja dhe Prokuroria. Ky rast nuk ka kurrfarë lidhje me shëndetësinë ose me Spitalin", deklaroi Mexhiti, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Klinikën për sëmundje kirurgjike "Shën Naumi i Ohrit" në Shkup.

Dje rreth orës 18 e 5 minuta në SPB Tetovë u denoncua se para hyrjes në Qendrën urgjente në Spitalin klinik të Tetovës, ka pasur të shtëna drejt dy personave nga fshati Gajre të Tetovës. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR