• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti: Rasti me Memet Kamberin nuk është denoncuar në Ministrinë e Shëndetësisë

Mexhiti: Rasti me Memet Kamberin nuk është denoncuar në Ministrinë e Shëndetësisë

 Shkup, 1 qershor 2023 (MIA) - Në Ministrinë e Shëndetësisë nuk ka kurrfarë denoncimi për rastin me fëmijën Memet Kamber, informoi ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Ai në në konferencën e sotme për shtyp në Klinikën TOARKIQE, i pyetur për rastin me fëmijën Memet Kamber, tha se në shërbimet e Ministrisë nuk kanë marrë asnjë denoncim për rastin konkret. 

 "Shërbimet kanë kontrolluar, nuk ka një gjë të tillë të denoncuar në Ministrinë e Shëndetësisë. Tani nuk e di nëse duhet në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale të kontrollohet. Në Ministrinë tonë nuk është denoncuar asgjë për një rast të tillë dhe shërbimet më kanë njoftuar  me këtë se sapo kemi dëgjuar nga mediat", deklaroi ministri.

Memet Kamber, shitës i revistës “Lice v Lice”, ka vdekur në moshën 19 vjeçare në KARIL, ai nuk ka pasur mundësi të bëjë kontrolle shëndetësore, pasi nuk ka pasur dokumente personale identifikimi. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR