• e martë, 24 dhjetor 2024

Mexhiti: Qeveria me 34,5 milionë euro do ta ndërtojë kampusin e Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup

Mexhiti: Qeveria me 34,5 milionë euro do ta ndërtojë kampusin e Universitetit

Shkup, 3 shtator 2024 (MIA) - Vendimi për investimin në vlerë prej 34,5 milionë euro për ndërtimin e kampusit të Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup është marr sot në mbledhjen e Qeverisë.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti në konferencën për shtyp pasdite informoi se kampusi do të ketë amfiteatër, zyra për qëllime akademike, sallë sportive, pishinë dhe mensë. Do të jetë një kompleks modern me të gjitha elementet e nevojshme për standard më të mirë të studentëve", njoftoi Mexhiti.

Ky projekt tha ai, nuk është vetëm një ndërtim i thjeshtë, por është simbol i vizionit tonë për një të ardhme të ndritshme për të rinjtë dhe vendin tonë.

"Për dekada me radhë gjeneratat kanë ëndërruar për një qendër të tillë arsimore që do të pasurojë jo vetëm dijen, por edhe shpirtin e mbarë kombit. Sot kjo ëndërr po bëhet realitet. Në Universitetin "Nënë Tereza" janë të regjistruar rreth pesë mijë studentë nga i gjithë vendi. Projekti është gati. Është dorëzuar në Ministrinë e Transportit. Kemi biseduar me ministrin Aleksandar Nikolloski dhe zëvendësministren Kaltrina Zekolli Shaqiri, janë duke punuar intensivisht për marrjen e lejes së ndërtimit, e cila do të jetë një nga kushtet, së bashku me bazën financiare, për hapjen e tenderit. Procedurat janë duke u përgatitur. Do të merret edhe një leje ndërtimi, e cila është parakusht për hapjen, pra për gurthemelin e kampusit", tha zëvendëskryeministri i parë.

Sipas Mexhitit, fillimi i procedurave për ndërtimin e këtij kampusi universitar nga ana e Qeverisë së re është më se e nevojshme dhe nga vlera e veçantë për krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe për mbajtjen e tyre në shtet. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR