• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti: Punojmë në furnizimin e ilaçit "trikafta", me këtë problematikë merrem që nga dita e parë

Mexhiti: Punojmë në furnizimin e ilaçit

Shkup, 25 maj 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti deklaroi se po punohet në furnizimin e medikamentit "trikafta", problem me të cilin, siç theksoi merret që nga dita e parë e emërimit të tij.

"Punojmë në këtë, që nga dita e parë merrem me këtë problematikë. Do të thotë kemi sjellë për 12 pacientë, për atë që janë angazhuar edhe kryeministri edhe Qeveria. Nuk ka pasur komision aty, nuk ka pasur vend të saktë se ku kurohen ata pacientë, të shpërndarë gjithandej. Ne punojmë në atë që të ketë një qendër, që këta pacientë të mjekohen në mënyrë cilësore, afatgjate dhe efektive. Tani ajo që na mbetet është protokolli që duhet të finalizohet", u përgjigj ai në pyetjen e gazetarëve për atë nëse ka informaicone të reja rreth furnizimit të këtij ilaçi, të nevojshëm për personat me fibrozë cistike.

Ai tha se duhet të kalojnë disa procedura, kështu që e përmendi këtu edhe rastin me ashensorët në Tetovë.

"Trokas në të gjitha dyert në të gjitha institucionet e vendit, nuk mund të sigurojë një ashensor në shpejtësi, të vendos një të vetëm, të mos dërgohen pacientët me batanije, por këto janë ligjet tona, ky është sistemi ynë juridik dhe unë nuk mundem këtu, i kam duart e lidhura", tha Mexhiti.

Ministri pas pezantimit të aplikacionit "Shëndeti im" theksoi për mediat se investon përpjekje që të mos ketë vetëm një, por më shumë ashensorë në Tetovë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR