• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti: Po mbjellim 800 mijë fidane të reja në pesë lokacione

Mexhiti: Po mbjellim 800 mijë fidane të reja në pesë lokacione

Likovë, 5 dhjetor 2024 (MIA)- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot nga Komuna e Likovës me mbjelljen e fidanit të parë, filloi aksionin e mbjelljes së fidanëve, në kuadër të projektit për pyllëzimin e tokave të degraduara në terren jashtëzakonisht të pafavorshëm, me sipërfaqe totale prej rreth 400 hektarësh në të gjithë shtetin.
 
Mexhiti tha për mediat se qëllimi i aksionit është rikthimi i fondit pyjor, mbrojtja e tokës nga erozioni pranë një objekti të rëndësishëm strategjik kapital, siç është liqeni i Likovës, përmes të cilit sigurohet furnizimi me ujë i kësaj komune.
 
“Aktiviteti zbatohet në kuadër të projektit që mbështetet financiarisht nga Fondi Global i Mjedisit GEF 6, me një vlerë totale prej 500 mijë dollarë, ndërsa zbatohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin – UNEP”, tha Mexhiti.
 
Mexhiti bëri të ditur se në 2 vitet e ardhshme do të mbillen 800 mijë fidanë së bashku me Ndërmarrjen Publike “Pyjet Kombëtare” në pesë lokacione në vend, në afërsi të liqenit të Likovës, fshatit Straçincë, komunat e Sveti Nikollës, Demir Kapisë dhe Gjevgjelisë.
 
Aksioni i mbjelljes realizohet me rastin e 5 dhjetorit, Ditës Botërore të Tokës me qëllim pyllëzimin e tokave të degraduara në terrene jashtëzakonisht të pafavorshme.
 
Ai paralajmëroi se po përgatitet Ligj për mbrojtjen e tokës në Maqedoninë e Veriut, që  është në proces e sipër dhe hapi tjetër është fillimi me përgatitjen e Strategjisë për mbrojtjen e tokës, e cila do të përfshijë udhëzime për krijimin e një programi për monitorimin e cilësisë së tokës.
 
Aktiviteti i sotëm realizohet në kuadër të projektit që mbështetet financiarisht nga Fondi Global i Mjedisit GEF 6, me një vlerë totale prej 500 mijë dollarë, dhe realizohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetjen e Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (UNEP).

QËNDRONI TË LIDHUR