• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti: Pas Vitit të Ri, institucionet shëndetësore në vendet e lira do të punësojnë me përgjegjësi dhe pëlqim të Ministrisë së Shëndetësisë

Mexhiti: Pas Vitit të Ri, institucionet shëndetësore në vendet e lira do të punësojnë me përgjegjësi dhe pëlqim të Ministrisë së Shëndetësisë

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Objektet shëndetësore pas Vitit të Ri në pozitat e personave që shkojnë në pension dhe vendet e zbrazëta, do të mund të punësohet kuadro të reja, me përgjegjësi dhe pëlqim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Për punësimet në shëndetësi, më nuk do të marrim aprovime nga Ministria e Financave, ka konfirmuar sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Duke iu përgjigjur pyetjeve për punëtorët shëndetësorë me kontratë, pas vizitës në Klinikën për fëmijë “Kozle”, Mexhiti tha se Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave janë ende duke i harmonizuar numrat dhe më tutje, siç theksoi,  që të merren vesh për procedurat për këto punësime.

"Kjo është masa e vetme për të parandaluar migrimin e mjekëve drejt spitaleve private dhe jashtë vendit. E dini, një punonjësi në shëndetësi i duhen së paku 40 vite nga jeta e tij për t'u bërë specialist apo subspecialist dhe një staf i tillë profesional kushton shumë dhe ne jemi këtu, do të durojmë deri në fund", tha Mexhiti.

Si politikanë seriozë, ai theksoi se duhet të gjejmë një zgjidhje për këta punëtorë shëndetësorë, të cilët, siç e dini, kanë 4-5 vjet që punojnë me kontratë në vepët dhe ta zgjidhim këtë tani. si/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR