Mexhiti paralajmëron më shumë masa për uljen e ndotjes së ajrit
- Gazifikimi, subvencionimi i qytetarëve për t'u kthyer në ngrohje qendrore, blerja e autobusëve elektrikë, projekti për uljen e numrit të automjeteve në rrugë "kar shering", me masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit që Qeveria planifikon të zbatojë për të trajtuar problemin e ndotjes së ajrit. Këto masa sot i paralajmëroi nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Likovë, ku mori pjesë në aksionin e mbjelljes së fidanëve, si pjesë e projektit të pyllëzimit të tokës së degraduar.
- Post By Qefsere Abduli
- 17:55, 5 dhjetor, 2024
Kumanovë, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Gazifikimi, subvencionimi i qytetarëve për t'u kthyer në ngrohje qendrore, blerja e autobusëve elektrikë, projekti për uljen e numrit të automjeteve në rrugë "kar shering", me masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit që Qeveria planifikon të zbatojë për të trajtuar problemin e ndotjes së ajrit. Këto masa sot i paralajmëroi nënkryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në Likovë, ku mori pjesë në aksionin e mbjelljes së fidanëve, si pjesë e projektit të pyllëzimit të tokës së degraduar.
Problemi nuk është nga tani, por sipas Mexhitit, çdo ditë po merren masa për zvogëlimin e ndotjes së ajrit. Njëri nga ata, siç theksoi është ngjarja e sotme për mbjelljen e fidanëve në Likovë, në Sveti Nikollë, në Straçincë dhe në qytete tjera. Për ministrin e Mjedisit është gjithashtu e rëndësishme të merret me shkaqet e ndotjes së ajrit, shfrytëzimin e të gjitha llojeve të mjeteve për ngrohje nga ana e amvisërive, ndërsa si një nga shkaqet është edhe transporti publik.
"Unë po përpiqem për fillimin sa më të shpejtë të procesit të gazifikimit të Republikës së Maqedonisë, që do të kontribuonte qartë për këtë. Do të subvencionojmë si Qeveri qytetarët në zonat urbane ku është më i ndotur të kthehen në ngrohje qendrore e cila është më e pastra, ku lidhur me transportin publik kemi dhuruar gjashtë autobusë përmes BE-së, por planifikojmë edhe si qeveri të blejmë 120 autobusë elektrikë. Këto ditë do të promovojmë edhe një projekt të ri "kar shering" i cili është një iniciativë private, por që kontribuon në uljen e numrit të makinave dhe vazhdimisht do të thotë se do të jemi në kontakt me ju dhe sektorin joqeveritar për të gjetur zgjidhjet më të mira që janë të mundshme në vendin tonë", deklaroi Mexhiti.
Sa i përket nevojave për ujësjellës të komunës së Likovës, nënkryetari i parë i Qeverisë tha se në bashkëpunim me komunën do të tejkalohen problemet me ujësjellësin.
"Në këtë pozitë janë edhe paratë që i ndanë Qeveria dhe janë miliarda euro që do të ndahen pikërisht për zgjidhjen e problemeve reale dhe konkrete në komunat tona pasi ne e vlerësojmë se Maqedonia është shumë e centralizuar, prandaj për këtë komunat do të kenë më shumë mundësi për zgjidhjen e problemeve të tilla siç është kjo në Likovë, por edhe probleme tjera në kuadër të Komunës", deklaroi Mexhiti. qa/
Foto: arkivi i MIA-s