Mexhiti paralajmëroi donacion prej gjashtë autobusëve elektrik për NQP-në dhe blerje të 120 të tjerëve për transportin publik nëpër komuna
- Transporti urban është një prej faktorëve kryesor për ndotjen e ajrit, prandaj nesër gjashtë autobusë elektrik do t'i dhurohen Qytetit të Shkupit, përkatësisht NQP-së, përderisa jemi para vendimit që Qeveria të blejë 100 deri 120 autobusë elektrik të cilët më pas do t'u dhurohen transportit publik nëpër komuna, paralajmëroi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:15, 25 nëntor, 2024
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Transporti urban është një prej faktorëve kryesor për ndotjen e ajrit, prandaj nesër gjashtë autobusë elektrik do t'i dhurohen Qytetit të Shkupit, përkatësisht NQP-së, përderisa jemi para vendimit që Qeveria të blejë 100 deri 120 autobusë elektrik të cilët më pas do t'u dhurohen transportit publik nëpër komuna, paralajmëroi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
Lidhur me ndotjen e ajrit, Mexhiti tha se ky nuk është problem prej sot dhe se duhet të kahëzohemi drejt shkaqeve, dhe jo drejt pasojave.
"Së pari, natyra bëri këto ditë që Shkupi dhe qytetet e tjera të jenë në krye të ndotjes. Së dyti, kjo nuk është prej sot, do të thotë është më gjatë. Është mirë që në periudha kur kemi ajër të ndotur po ngushtohet. Së treti, unë jam i mendimit që më tepër të merremi me shkaqet, se sa me pasojat", deklaroi Mexhiti, duke iu përjgigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës në lokacionin ku ishte paraparë ndërtimi i bazës së asfaltit në zonën industriale Vizbeg.
Si shkaktarë kryesor për ndotjen e ajrit, Mexhiti i ceki ngrohjen dhe transportin urban.
"Faktor kryesor është ai që amvisëritë individuale dhe kolektive po ngrohen me gjithçka, që nuk është faji i tyre. Mendojmë në këtë pjesë ta kthejmë projektin për gazifikim dhe ta shtyjmë deri në fund. Kjo do të jetë e para që do të kontribuojë për ulje të ndotjes, së dyti të subvencionohet dhe njerëzit t'i kthene ngrohjes qendrore, sepse ajo është akoma më e pastër se gazifikimi", deklaroi Mexhiti.
Mexhiti, gjithashtu, paralajmëroi promovim edhe të një projekti për ndarje të automjeteve, që funksionin në qytetet evropiane.
MMJPH, theksoi Mexhiti, punon dhe ndërmerr masa në pajtim me vendimin dhe planin e aksionit të Qeverisë. ab/
Foto: МIА arkivi