• e enjte, 26 dhjetor 2024

Mexhiti për takimin me Kurtin: ASH-ja asnjëherë nuk i ka fshehur takimet e saja, qëllimi i vetëm i partisë dhe i Taravarit është Maqedonia evropiane

Mexhiti për takimin me Kurtin: ASH-ja asnjëherë nuk i ka fshehur takimet e saja, qëllimi i vetëm i partisë dhe i Taravarit është Maqedonia evropiane

Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Aleanca për Shqiptarët asnjëherë nuk i ka fshehur takimet me subjektet e tjera politike, ndërsa qëllimi i vetëm i partisë dhe i liderit të saj Arben Taravari është Maqedonia evropiane, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për vizitën e djeshme të Taravarit në Prishtinë dhe takimit të tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Liderët e bllokut opozitar shqiptar - Lidhja Evropiane për Ndryshime, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, si dhe kryetari i ASH-së Taravari mbrëmë në Prishtinë patën takim me kryeministrin e Kosovës, Kurti. 

Liderët e Lidhjes Evropiane për Ndryshim (LEN), Izet Mexhiti., Bilal Kasami dhe Afrim Gashi dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sonte në Prishtinë kanë realizuar takim me

"Partia asnjëherë nuk i ka fshehur takimet e saja. Domethënë edhe kur takohet me Ali Ahmetin, me liderin e BDI-së dhe me opozitën, me të gjithë. Ato janë publike, nuk ka çka fshehim. Qëllimi i vetëm i Aleancës dhe i kryetarit Taravari është Maqedonia evropiane", nënvizoi Mexhiti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën për media në ngjarjen e sotme në Klinikën e Urologjisë. 

Ai tha se është në komunikim të përditshëm me Taravarin, por se veten nuk dëshiron ta quaj politikan, por mjek.

Генералниот секретар на Алијанса за Албанците Арбер Таравари вечерва за ТВ 24 Вести изјави дека заедно со Алтернатива идниот понеделник ќе одржат протестен марш со пораката „Доста е“, со цел

"Preferoj ta quaj veten politikan, por jam pjesë e kabinetit qeveritar. Unë jam mjek, kështu do të mbetem. Për tre javë e zëvendësova drejtorin e 'Bardovcës', kuadër i Aleancës, e ndërrova pas tre muajsh, drejtorin në Tetovë..., kështu që me mua si ministër, kush nuk punon, nuk ka të ardhme. Kështu do të jetë për sa kohë të jem ministër. Kur nuk do të jem, do të jem neurolog, mjek. Jam këtu për të bërë të gjitha përpjekjet e mia në shëndetësi", deklaroi Mexhiti.

Mexhiti mes tjerash porositi edhe se politika duhet t'i heqë duart e saja nga shëndetësia, por edhe nga arsimi. 

"Është koha e fundit që politika t'i heqë duart nga shëndetësia, por edhe nga arsimi. Unë si ministër i Shëndetësisë nuk do ta lejoj këtë", deklaroi Mexhiti. 

Lideri i Besës, Kasami, mbrëmë në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se takimi me Kurtin ka kaluar në ambient miqësor, si dhe se ishte biseduar për shumë tema në mesin e të cilave edhe avancimi i pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. 

"Në një ambient tepër miqësor biseduam për zhvillimet politike në vendet tona, për bashkëpunim, i cili do të kontribuojë në avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zhvillimin ekonomik të dy vendeve dhe faktorizimin e shqiptarëve në rajon", publikoi Kasami pas takimit në profilin e tij në Fejsbuk.

Претседателот на Движењето Беса Биљал Касами на денешната прес-конференција истакна дека по се што се случило по локалните избори, неопходни се предвремени парламентрани избори што побрзо.

Ishte publikuar edhe një fotografi nga takimi në të cilin gjenden liderët e LEN dhe Taravari me Kurtin, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.

"Po vjen. Po vjen. Ndryshimi i madh po vjen", shkruan në fotografinë e publikuar.

Besa sot përmes një kumtese e sqaroi takimin e djeshëm. "Mbrëmë, tre liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Afrim Gashi, Bilall Kasami, Izet Mexhiti, këshilltari i kryeministrit të Kosovës për Maqedoninë e Veriut Bekim Qoku si dhe kryetari i ASH-së, Arben Taravari patën një takim tepër vëllazëror me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca. Pas përfundimit të takimit në Prishtinë, opinioni u njoftua zyrtarisht nga kabineti i kryeministrit Kurti për bisedën miqësore, ku u diskutua për zhvillimet politike në vendet tona, për mundësitë e reja të bashkëpunimit që kanë për synim avancimin e pozitës së shqiptarëve në RMV dhe perspektivën e përbashkët europiane.

Të gjithë liderët e pranishëm, e hodhën edhe idenë e presidentit shqiptar, figurë e cila në radhë të parë duhet të jetë figurë e ngritur intelektuale, figurë që të unifikojë faktorin shqiptar në RMV si dhe do të përfaqësojë me dinjitet të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Në këtë takim u hapën edhe shumë tema të tjera të cilat i preokuptojnë qytetatët shqiptarë si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Takimet e këtij lloji janë tepër të frytshme për të dy shtetet.

Lideri i BDI-së Ahmeti, në një intervistë për televizionin e Kosovës "RTK", duke e komentuar takimin e Kurtit me liderët e partive opozitare shqiptare tha se kryeministri i Kosovës duhet haptas të thotë se kryeministri i Kosovës haptas të thotë nëse partia e tij Vetëvendosje do të marrë pjesë në zgjedhjet në Maqedoni, por vlerëson se shqiptarëve në vend nuk u duhen shumë parti.

Претседателот на Демократската унија за интеграција Али Ахмети во интервју за косовската телевизија „РТК“ ја коментира средбата на косовскиот премиер Албин Курти со лидерите на опозициските а

"Nuk ka asgjë të keqe në takimet, por ajo që e tha Mexhiti nuk përputhet me deklaratën e Kurtit që e dha në Shkup, në të cilën tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk merr pjesë në këto zgjedhje. Nëse ka strategji të kamuflohen gjërat, nuk është mirë, t'i themi gjërat hapur dhe nuk na pengon asgjë", tha Ahmeti.

I pyetur nëse përfshirja e Vetëvendosjes në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut do të ndikojë në rezultatet zgjedhore, Ahmeti konsideron se nuk do të ketë ndikim sepse, siç tha, "elektorati shqiptar është mjaft i definuar në Maqedoni".

Lideri i BDI-së pohon se nuk është në armiqësi me asnjë parti politike as në Kosovë, as në Shqipëri, e as në Maqedoni, por konsideron se shqiptarëve në Maqedoni të Veriut nuk u duhen shumë parti. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR