Mexhiti për rastin me Lotarinë Shtetërore: Porosia është se askush nuk është mbi ligjin, çdonjëri që ka gabuar duhet të mbajë përgjegjësi
- – Porosia është se askush nuk është mbi ligjin. Secili që ka gabuar duhet të mbajë përgjegjësi, thotë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, i pyetur për koment për rastin me korrupsionin në Lotarinë Shtetërore.
- Post By Fitore Curri
- 16:34, 17 dhjetor, 2024
Shkup, 17 dhjetor 2024 (MIA) – Porosia është se askush nuk është mbi ligjin. Secili që ka gabuar duhet të mbajë përgjegjësi, thotë zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, i pyetur për koment për rastin me korrupsionin në Lotarinë Shtetërore.
Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas ngjarjes për mbjelljen e drunjve te Mega Parku i ri në komunën Karposh, në të cilën mori pjesë bashkë me euroambasadorin Mihail Rokas dhe kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, tha se “pajtohet me euroambasadorin” se duhet ta lëmë MPB-në, gjyqësorin dhe prokurorinë që të merren me këtë rast.
“E dëgjova edhe unë. Por, pajtohem me euroambasadorin se duhet tua lëmë organeve të përndjekjes, gjegjësisht MPB-së dhe gjyqësorit dhe prokurorisë që të merren me rastin. Është me rëndësi që porosia është se askush nuk është mbi ligjin. Çdonjëri që ka gabuar duhet të përgjigjet, sot ose nesër do të ndodhë kjo”, deklaroi Mexhiti.
Euroambasadori në vend Mihail Rokas, pa koment për rastin me korrupsionin në Lotarinë Shtetërore, duke theksuar se duhet t’ia lëmë drejtësisë të flasë vetë për veten.
“Në këtë fazë nuk kemi kurrfarë komenti. T’ia lëmë vetë gjyqësorit dhe prokurorisë publike në vend që të vazhdojnë me hetimin. Mendoj se duhet t’ia lëmë drejtësisë të flasë vetë për vete”, deklaroi Rokas, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas ngjarjes për mbjelljen e drunjve në Mega Parkun e ri në komunën Karposh. fc/
Fotografia: MIA