Mexhiti për incidentet në Ditën e flamurit shqiptar: Do të përgjigjen të gjithë të cilët e shkelën ligjin
- Për inccidentet që ndodhën në Ditën e flamurit shqiptar me djegien dhe përdhosjen e flamurit shtetëror dhe atij shqiptar do të poërgjigjen të gjithë dhe nuk do të ketë kompromis ndaj askujt që e ka shkelur ligjin, theksoi sot në deklaratë për mediumet zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:48, 30 nëntor, 2024
Shkup, 30 nëntor 2024 (MIA) - Për inccidentet që ndodhën në Ditën e flamurit shqiptar me djegien dhe përdhosjen e flamurit shtetëror dhe atij shqiptar do të poërgjigjen të gjithë dhe nuk do të ketë kompromis ndaj askujt që e ka shkelur ligjin, theksoi sot në deklaratë për mediumet zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti.
Mexhiti theksoi se në rajon ka forca destruktive të cilat dëshirojnë të destabilizojnë.
"28 Nëntori po duke filluar nga 22 Nëntori - Dita e alfabetit shqip u festua si asnjëherë më parë, me mbledhje solemne të Qeverisë dhe ngjarje të tjera dhe festime gjithnjëd eri në përfundim me koncertin në sheshin Skënderbeu. Është e qartë se në rajon ka forca destruktive të cilat dëshirojnë të destabilizojnë siç është rasti në Mitrovicë. Gjatë festimit gjithçka shkoi në rregull, por kjo nuk i shkonte për shtati dikujt dhe për fat të keq përdorën të rinj në mënyrë që të mos jetë gjithçka siç duhet. Më se me përgjegjësi, si zëvendëskryeministër i parë, pohoj se të gjithë ata të cilët kanë gabuar sipas nenit 393 do të përgjigjen. Edhe ata të cilët e dogjën dhe përdhosën flamurin shtetëror, edhe ata me flamurin shqiptar në Prilep, do të kenë padi penale. Do të inicohet procedurë disiplinore për policin nga Kumanova, i cili në vend se të mbajë rendin dhe qetësinë, merret me flamuj që nuk është përgjegjësi e tij. Ajo është përgjegjësi e komunës apo e ndërmarrjes publike e cila i vendosë dhe i heqë flamujt, ndërsa në këtë rast nuk ishte ashtu", tha ai duje cekur se Qeveria bën thirrje që të qetësohet situata, me gjakftohtësi të veprohet ndaj të gjithëve që e shkelën ligjin.
Lidhur me nismën e paralajmëruar të BDI-së për interpelancë për ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski dhe zëvendësin e tij, Astrit Iseni, zëvendëskryeministri tha se duhet t'u lihet institucioneve ta ndriçojnë rastin dhe situatën dhe në fund, siç tha, do të jenë evidente prëgjigjet se përse mu ata njerëz diski ndërlidhen mu me këta që inicojnë interpelancë.
"Duhet t'ua lëmë organeve ta ndriçojnë rastin dhe situatën dhe në fund të jenë evidente përgjigjet se prëse mu ata njerëz disi ndërlidhen mu me këta që inicojnëp interpelancë, janë të punësuar në ndërmarrjet e tyre dhe një sërë gjërash të tjera. Është më mirë së pari opinioni të përballet m argumentet, faktet se kush dhe si ka vepruar gjatë festimit. Askush nuk është dënuar sepse ka festuar apo ka mbajtur ndonjë flamur, por përkundrazi, të gjithë do të dënohen të cilët e shkelën ligjin. Do t'ua lëmë organeve t'i japin informatat, por rastësisht apo jo del se janë njerëz të afërt me BDI-në, punojnë në ndërmarrjet e tyre ku janë drejtorët e tyre apo janë fotografuar me ta", tha Mexhiti. ab/
Foto: МIА